Gjakmarrja - Një nga plagët e shoqërisë sonë

Autorët

  • Klotilda GËRMAU

Abstract

Ndryshimet ekonomike e sociale që ndodhën në vendin tonë pas vitit 1990 patën ndikime pozitive, por u shoqëruan edhe me dukuri negative në jetën e shoqërisë, ku bashkëjetojnë si vlerat, ashtu edhe të këqijat e saj.
Gjatë periudhës së tranzicionit, ndër të tjera, u ringjall në mënyrë të theksuar dhe në përmasa shkatërruese një ndjenjë e egër primitive. Bëhet fjalë për hakmarrjen dhe shfaqjen e saj më të rëndë: gjakmarrjen.
Gjakmarrja është një fenomen shoqëror që ka fillim dhe fund dhe nuk është fatalisht i pashmangshëm.
Në këto vite u shfaq një dukuri e re sociale, sepse vrasje për gjakmarrje u kryen jo vetëm në Shqipërinë veriore dhe verilindore, por edhe në Fier, Berat, Vlorë etj. Kushtet favorizuese ishin mos zbulimi dhe moskapja në kohë e të gjithë fajtorëve nga policia; dhënia e dënimeve të buta ose e pafajësisë, lirimi para kohe me kusht jashtë kritereve ligjore nga gjykata. Aty ku nuk funksionon ligji dhe shteti, vepron vetëgjyqësia dhe kanuni. Po ashtu, nuk duhet nënvlerësuar dhe aspekti psikologjik, veprimi i emocioneve, inatit, fyerjeve etj. Shqiptari nuk e toleron fjalën e rëndë dhe të ashpër. Njerëz të ndryshëm i perceptojnë fyerjet në mënyra të ndryshme; prandaj është shumë e rëndësishme njohja e etnopsikikës së njerëzve.
Sipas grupmoshave, rezulton se mosha mesatare e autorëve të vrasjeve për gjakmarrje është 26–40 vjeç. Në praktikë vërehen shmangie të mëdha nga kanuni, se vriten të mitur, vriten pleq ose krejt familja. Shmangie të theksuara nga kanuni vërehen sidomos në rastet e ngujimit të fëmijëve dhe detyrimit të tyre për të braktisur shkollën.
E tashmja, e cila kërkon integrim dhe zhvillim, shtron pyetjen: A jemi kaq shumë në numër sa meritojmë të vetëvritemi? Nga shekujt kemi trashëguar institucionin e gjakmarrjes, por duhet të ndërtojmë dhe t’u lëmë trashëgim brezave që vijnë institucionin e pajtimit.

Keywords:

Gjakmarrja, Hakmarrja, Tranzicioni shoqëror, Vetëgjyqësia, Pajtimi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Ismet Elezi: "E drejta zakonore".

  2. Shtjefën K. Gjeçovi: "Kanuni i Lek Dukagjinit".

  3. Musa Kraja: "Pedagogjia", Tiranë 2002.

  4. Revista "Pajtimi", nr. 2, 2001.

  5. Broshura të shoqatës "Komuniteti Emanuel".

  6. Materiale nga Konferenca Kombëtare "Shteti dhe shoqëria civile në mbrojtje të së drejtës së jetës", Dhjetor, 2001.

  7. Ismet Elezi, Kumtesë e mbajtur te Konferenca Kombëtare "Shteti dhe shoqëria civile në mbrojtje të të drejtës së jetës", dhjetor 2001.

  8. Ismet Elezi, Kumtesë, mbajtur te Konferenca Kombëtare "Shteti dhe shoqëria civile në mbrojtje të të drejtë së jetës", Dhjetor 2001.

  9. "Musa Kraja: "Pedagogjia", Tiranë 2002.

  10. Rexhep Qosja, Kumtesë, mbajtur në një takim me intelektualë.

  11. Burim i informacionit: OJF-të.

  12. "Broshurë "Droga", Komuniteti Emanuel në Shqipëri.

  13. Gazeta "Intervista" nr. 479.

Published

2026-03-05

How to Cite

Klotilda GËRMAU. 2026. “Gjakmarrja - Një Nga plagët E shoqërisë Sonë”. Univers 8 (8):209-19. https://albanica.al/univers/article/view/7447.

Numër

Section

Opinione