Historia e institucioneve arsimore islame të zonës së Shkodrës: Mejtepet

Autorët

  • Smajl Bala

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1195

Abstrakti

Depërtimi në shkallë të gjerë i fesë islame në radhët e popullsisë  shqiptare gjeti shprehje pikë së pari në qytete. Me vendosjen e osmanëve  në qytetet shqiptare ato filluan të funksionojnë si qendra administrative, ekonomike dhe kulturore të sistemit të ri politik. Në përshtatje me rolin e tyre ekonomik e shoqëror, në qytet u përqendrua jo vetëm shumica e personelit administrativ dhe ushtarak, por edhe misionarët, ulematë,  dijetarët e predikuesit islamë, në fillim të ardhur nga jashtë dhe më vonë vendas, së bashku me institucionet e kultit, që u ndërtuan dhe u shumuan. Në konvertimin në Islam nuk ka pasur dhunë, por çdo gjë me dëshirë.

Edhe nëse ka ekzistuar ndonjë rast nga persona të veçantë për të ushtruar ndikimin e tyre, ata janë penguar nga ligjet e sheriatit. P.sh., dy prej sulltanëve osmanë, Selimi I (1512-1520) dhe Murati IV (1623–1640), që projektuan islamizimin me forcë të gjithë popullsisë së krishterë të perandorisë, u detyruan të hiqnin dorë që në fillim prej këtij projekti, për shkak të kundërshtimit të vendosur të drejtuesve të lartë myslimanë- ulemave, dijetarëve dhe të shehut islam të kohës, që nuk i dhanë lejen përkatëse, fetvan, për një veprim të tillë, sepse ishte në kundërshtim me parimet e fesë islame. 

Përhapja e fesë islame dhe shtimi i popullsisë myslimane diktoi ngritjen e institucioneve fetare dhe atyre arsimore. Me rritjen e lagjeve dhe të popullsisë myslimane, pothuajse çdo lagje ka pasur xhaminë e vet. U bë zakon dhe traditë, që në çdo qendër lagjeje të qytetit dhe të fshatit, të ndërtoheshin xhami, teqe, mejtepe, të cilat u shoqëruan edhe me ndërtimin e komplekseve arsimore e kulturore, në shërbim të tyre.

Fjalët kyçe:

histori, institucione islame, zona e Shkodrës, mejtepe

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. S. Frashëri, Përhapja e heronjve në përhapjen e Islamit.

  2. Botuar në gazetën “Posta e Shqipërisë”, e datës 10 nëntor 1917.

  3. Muzeu Historik Shkodër, pako 7, dosja 2, viti 1917-‘18, Vjenë 28-61, nr. 119, dt. 17.1.1918, f. 44, 45, 46. Të dhënat u nxorën nga raporti i arsimit në Shkodër.

  4. Njazi Kazazi, të dhëna të nxjerra nga Sehatnamja e vitit 1313 (1897, S. Bala).

  5. Historiku i shkollave dhe mësuesit e Shkodrës (1662 – 1945), v. 1.

  6. Tahir N. Dizdari, Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe, botim i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam dhe i Organizatës Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, 202 Tiranë, 2005.

  7. Hamdi Bushati, vep. e cit., vëllimi II, f. 27. Historiku i shkollave dhe mësuesit e Shkodrës (1662 –1945) V. 1.

  8. mH. Bushati, vep. e cit., vëll. II, f. 32. “Historiku i shkollave dhe mësuesit e Shkodrës” (1662 – 1945 v. 1. Për jetëshkrimin e Hafëz Ibrahimit autori ka shfrytëzuar këto burime e dokumente: S. Bala, vep. e cit., viti 2005, f. 304, 305, 306; H. Bushati, vep. e cit., vëll. II, f. 32; AQSHSH, Fondi 488 i KMSH-së, viti 1917, dosja 8; viti 1941, dosja 6, fl. 40, 41; Viti 1950, dosja 4; Dekreti 114, dt. 1.04.1950, 1952, dosja 10; dekreti nr.7, dt. 12.01.1953, dosja 3, fl. 131; Dekreti 125, dt. 25.04.1951; Viti 1962, dosja 11.

  9. AQSHSH, F. 488 i KMSH-së, viti 1926, dosja 20, në nr. e regjistrit 24.

  10. Historiku i shkollave dhe mësuesit e Shkodrës (1662 – 1945) v. 1.

  11. Gazeta “Shqipnia e re”, viti I, nr.24, dt. 25.09.1913, Smajl Bala.

  12. Bushati, vep. e cit., vëll. II, f. 32; S. Bala, vep. e cit., f. 58, 59, Smajl Bala.

  13. S. Bala, vep. e cit., 2005, f. 278; AQSHSH, F. 488 i KMSH-së, dosja 23, pa vit.

Botuar

2020-04-15

Si të citoni

Bala , Smajl. 2020. “Historia E Institucioneve Arsimore Islame Të zonës Së Shkodrës: Mejtepet”. Univers 21 (21):199-213. https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1195.

Numri

Seksioni

Opinione