Një rishikim i studimit të Sociologjisë në medresetë e Bosnjë-Hercegovinës
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2869Abstrakti
Një tipar shekullor i shoqërisë boshnjake është përmbajtja e saj shumëpalëshe e njohur për natyrën e saj multikulturore, multifetare dhe shumëkombëshe. Në periudhën para luftës, kundër shtetit dhe shoqërisë së Bosnjë-Hercegovinës, studimi i sociologjisë ishte njëpërmasor, i mbushur vetëm me ideologjinë marksiste, gjë që shpie në zvogëlimin e sociologjisë në një lëndë shfajësuese. Ndryshimet shoqërore dhe politike në Bosnjë-Hercegovinë, në vitet 1990, ndikuan kryesisht në studimin e sociologjisë në shkollat e mesme të Bosnjë-Hercegovinës.
Dukuritë shoqërore, si feja, morali, tradita apo kultura u shtjelluan në rrethanat e reja të Bosnjë-Hercegovinës, e çliruar nga ideologjia e marksizmit, dhe morën kuptim të ri. Krahas këndvështrimit teologjik të dukurisë fetare, janë paraqitur edhe qëndrimet e Marksit, Frojdit dhe Weberit për fenë. Pa shpjegime të qarta, ato mund të jenë çoroditëse për nxënësit. Librat shkollorë dështojnë në paraqitjen e qëndrimeve pasmoderniste për fenë, sipas të cilave teoritë sociologjike të fesë, të propozuara gjatë kalimit nga shoqëria paraindustriale, në atë pas-industriale, nuk mund të shërbejnë si shembuj për shtjellimin e dukurive fetare bashkëkohore.
Në klasat e sociologjisë – si shkenca më e përgjithshme e shoqërisë – nxënësit kanë mundësinë të zotërojnë termat, kategoritë dhe idetë themelore të nevojshme për të kuptuar shoqërinë si një dukuri tërësore në lëvizje, përparim dhe ndryshim të vazhdueshëm, si dhe për të përfituar një kuptim të qartë dhe njohuri rreth parimeve të zhvillimit shoqëror në mënyrat dhe kornizat e lirisë me baza dhe vlera shpirtërore, morale ose etike. Një rol shumë të rëndësishëm në studimin e sociologjisë luan këshilli pedagogjik. Në të gjitha medresetë në Bosnjë-Hercegovinë, sociologjia mësohet nga mësues dhe mjeshtër të sociologjisë që kanë mbaruar një nga medresetë në BEH, një kërkesë shumë e rëndësishme për shtjellimin e temave sociologjike.
Libri shkollor nuk përmban asnjë njësi për shoqërinë e Bosnjë-Hercegovinës, veçanërisht asnjë njësi për çështjen shumëkulturore, hapjes ndaj tjetrit dhe të ndryshmes, si veçori shumëshekullore e shoqërisë boshnjake. Në përgjithësi, gjatë përpunimit të njësive mësimore, libri shkollor duhet të ofrojë më shumë shembuj nga shoqëria boshnjake, në mënyrë që të nxjerrë në pah tiparet e veçanta të kësaj shoqërie. Prandaj, edhe pse e zhveshur nga ideologjia, edhe pse e mësuar nga mësues që kanë mbaruar një medrese, para se të mbarojnë universitetin, studimi i sociologjisë në medrese duhet të ngrihet në një nivel më të lartë, në mënyrë që përmbajtja e tij të lartësojë veçoritë e Bosnjë-Hercegovinës, si dhe njëjtësinë kulturore të boshnjakëve.
Është e nevojshme të shkruhen libra shkollorë të sociologjisë, që të paraqesin tema sociologjike, por edhe të përmbajnë tema mbi veçoritë e posaçme të shoqërisë boshnjake dhe të shprehin përbërësit shoqërorë dhe politikë të kohës sonë. Mësuesit e sociologjisë në medresetë e Bosnjë-Heregovinës përballen me domosdoshmërinë e të pasurit një qasje të përbashkët për të shkruar një libër shkollor sociologjie për medresetë.
Fjalët kyçe:
Sociologji, medrese, Bosnja dhe Hercegovina, ideologjiShkarkimet
References
-
Muhamed Filipović, ''Status sociologije kao nauke u danaćnjoj Bosni i Hercegovini i neki primjeri koji se odnose na to pitanje'', in: Pregled, 1-2, Sarajevo, 2004.
-
Rade Kalanj, ''Današnje značenje klasičnih socioloških teorija'', in: Revija za sociologiju, Vol XXXIII, Nr. 1-2: 1-16, 2002.
-
Ivan Cvitković, ''Zašto nam je potrebna sociologija'', in: Mjesto i uloga sociologije u bosanskohercegovačkom drućtvu, ed. Cvitković, Akademija nauka i umjetnosti Bosne i Hercegovine, Fakultet političkih nauka, Sarajevo, 2010.
-
Srđan Vukadinović, ''Institucionalni razvoj sociologije u bosanskohercegovačkom društvu'', in: Mjesto i uloga sociologije u bosanskohercegovačkom drućtvu, ed. Cvitković, Akademija nauka i umjetnosti Bosne i Hercegovine, Fakultet političkih nauka, Sarajevo, 2010.
-
Rade Kalanj, ''Današnje značenje klasičnih socioloških teorija'', in: Revija za sociologiju, Vol XXXIII, No. 1-2: 1-16, 2002.
-
Kurrikula e medresesë, Bashkësia Islame në Bosnjë-Hercegovinë, Sarajevë, 2014.
-
Vetëdija shoqërore, sipas planprogramit të medresesë së miratuar nga Riyasat, në 2021.
-
Slavo Kukić, Sociologija, Sarajevo Publishing, 2003.