Thirrje për botim artikujsh të numrave të rinj në revistën etno-kulturore dhe historike “Albanon”
Të nderuar profesorë e kërkues shkencorë,
Pas një kohe shkëputjeje do të rifillojmë botimin e revistës “Albanon”. Ky organ e nisi fillimisht rrugën e tij në vitin 2018 si nismë e shoqatës ADE (Arkivi Digjital Elbasan), themeluar nga Z. Rudin Dakli. Drejtuesi i parë i revistës ishte Pëllumb Zekthi.
Përgjatë kohës së botimit të revistës, kanë ofruar punimet e tyre studiues si: Tomorr Plangarica, Ermal Nurja, Ardian Muhaj, Rudolf Deliana, Hyjni Ceka, Mario de Matteis, Kastriot Dervishi, Emine Sadiku Teichman, Ruzhdi Stringa, Riza Hasa etj.
Duke dashur të ruajmë standardet shkencore të saj, mirëpresim trajtesa të ndryshme përmes rubrikave të pranishme në të: histori, etnografi, arkeologji, arsim, antropologji, por edhe për çështje të ndryshme të aktualitetit e nevojës për zhvillim të vlerave të përftuara tashmë.
Hapësira botuese e “Albanon” është një grishje për studiuesit e vlerave tona si dhe për ata që mëtojnë t’i përsosin këto vlera.
Kjo revistë ka si synim mbrojtjen e vlerave të krijuara, përsosjen e tyre dhe pasurimin e tyre të mëtejshëm. Revista nuk përqafon dhe nuk frymëzon urrejtjen ndëretnike, fetare, krahinore apo atë klasore dhe i përmbahet Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe ligjin Nr.7756, datë 11.10.1993, "Për Shtypin" i ndryshuar, ligjin Nr.97/2013 "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar.
Punimi i plotë dërgohet në rrugë elektronike në adresën: redaksia@revistaalbanon.al
Punimi nuk duhet të jetë botuar më parë, në asnjë revistë tjetër dhe duhet të njoftohet revista nëse autori kërkon ta dërgojë për botim diku tjetër.
Afati i dorëzimit të materialeve është data 15 qershor 2024.
Për botimin e punimit tek “Albanon”, ndiqni rregullat redaksionale te siti ynë :
https://albanica.al/index.php/albanon/about/submissions#authorGuidelines
Grupi i punës së revistës:
Drejtor përgjegjës: Rudin Dakli
Kryeredaktore: Migena Kapllani
Redaksia: Arben Ndreca, Blerina Suta, Ermal Nurja, Eriada Çela, Marsela Neni, Fatos Dibra, Arba Baxhaku.