Sfidat e përpunimit të dokumentacionit në rrjetin arkivor kombëtar
Abstract
Sfida kryesore e rrjetit arkivor në cilindo vend është përmbushja e misionit bazë të tij, ruajtjes së memories kolektive kombëtare. Në këtë kuptim, sfida e përpunimit dhe dorëzimit të rregullt të dokumentacionit arkivor duhet të vlerësohet si çështja më e rëndësishme, pasi pa bazën e vetë, lëndën arkivore, arkivat nuk do të ekzistonin. Në këtë kumtesë do të pasqyroj gjendjen aktuale të dorëzimit të dokumentacionit në Arkivin Qendror Shtetëror, dorëzimin e dokumentacionit të papërpunuar, bazën ligjore dhe propozime për zgjidhjen e kësaj çështjeje.



