Kontributi i ambasadorit Rus në Beograd Nikollas Hartvig për krijimin e Aleancës Ballkanike (1912)
DOI:
https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.596Abstrakti
Në politiken e saj të jashtme drejt Ballkanit, diplomacia ruse e konsideronte imediate nevojën e afrimit të shteteve sllave të Ballkanit dhe krijimin e aleancave të qëndrueshme. Vetëm në këtë mënyrë, Rusia do të arrinte ta forconte pozicionin e saj në Gadishull dhe, nga ana tjetër, të pengonte depërtimin në brendi të tij të rivalëve nga blloku austro-gjerman. Aktiviteti i diplomacisë ruse për afrimin e shteteve ballkanike, me qëllim të krijimit të Aleancës Ballkanike, u dendësua sidomos gjatë viteve 1909-1912. Iniciativën për këtë e mori Serbia, ndërkaq rol të veçantë në përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes serbo-bullgare, që në fakt ishte “Nyja e Gordit” në këto përpjekje, pati Nikolas Genrikovich Hartvig, ambasadori i Rusisë në Beograd ndërmjet viteve 1909-1914. Gjatë viteve të para të punës si diplomat në Beograd, Hartvigu tregoi interesim të veçantë për arritjen e aleancës serbo-bullgare. Në këto përpjekje të tij, ai gjeti mbështetjen e kolegut, ambasadorit rus në Sofje (1911-1917), Anatole Vasilevich Nekluidov, por më të cilin shpeshherë pati pikëpamje të ndryshme lidhur me zhvillimet në Ballkan.