Angazhimi diplomatik i Hasan Prishtinës për ndërkombëtarizimin e çështjes Kombëtare Shqiptare

Autorët

  • Kastriot I. Veselaj

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.594

Abstrakti

Për të realizuar qëllimet kryesore politike të Lëvizjes sonë Kombëtare, u vunë në aktivitet të gjitha forcat patriotike të popullit shqiptar. Edhe pse situata në arenën ndërkombëtare ishte në disfavor për çështjen shqiptare, megjithatë këta patriotë arritën ta ndërkombëtarizonin çështjen kombëtare në rrjedhat e diplomacisë së kohës. Njëri nga këta personalitete që me të drejtë nga studiuesit e historisë së diplomacisë, konsiderohet si “truri i lëvizjes kombëtare shqiptare dhe figura qendrore e ndërkombëtarizimit të kësaj çështje”, padyshim që ishte Hasan Prishtina. Aktivitetin e tij diplomatik e kishte filluar që nga koha kur ishte deputet në Parlamentin Osman, për të vazhduar atë ndaj pushtuesve të ndryshëm ballkanik dhe evropian, ku në fokus qendror të diskursit të tij politik ishte luftimi kundër padrejtësive dhe shtypjes që bëheshin ndaj popullit të tij, për ta fokusuar me organizime të ndryshme si dhe dërgime të letrave, peticioneve dhe memorandumeve të ndryshme në analet më të larta të Fuqive të Mëdha të kohës

Fjalët kyçe:

Hasan Prishtina, çështja kombëtare shqiptare, ndërkombëtarizimi, diplomacia, Fuqitë e Mëdha.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-02-07

Si të citoni

Veselaj, Kastriot. 2023. “Angazhimi Diplomatik I Hasan Prishtinës për ndërkombëtarizimin E çështjes Kombëtare Shqiptare”. Diskutime 7 (23):413-22. https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.594.