Burimet dhe benefitet e vitaminës C

Autori

  • Krenaida Taraj Albanian University, Fakulteti i Shkencave Mjekësor e Departamenti i Farmacisë
  • Asela Hasa Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë
  • Alba Muca Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.v12i1-2.188

Abstract

 

Vitamina C ka një rëndësi shumë të madhe në dietën ushqimore të çdo individi, prandaj është i rëndësishëm ndërgjegjësimi i secilit prej nesh lidhur me burimet e Vitaminës C në produktet ushqimore të cilat ne konsumojmë, doza e rekomanduar ditore dhe rastet e marrjes së Vitaminës C nëpërmjet suplementeve. Bazuar në të dhënat e përpunuara të pyetësorit mund të themi se 69% e kampionimit shprehen se synojnë që Vitaminën C ta marrë nëpërmjet regjimit ushqimor. Gjithashtu, 43% e kampionimit shprehen se rrisin përdorimin e produkteve ushqimore të cilat përmbajnë Vitaminën C gjatë stinës së dimrit në mënyrë që të mbrohen nga virozat stinore. 74% e kampionimit është shprehur se prania e Vitaminës C në produkte të caktuara ushqimore ndikon në vendimin e tyre për të konsumuar disa produkte ushqimore. 51% e kampionimit është shprehur se do të rriste konsumin e produkteve të cilat përmbajnë Vitaminën C si pasojë e informacionit që do të kishte për produktin. 64% e kampionimit janë shprehur se kanë rritur konsumin e produkteve ushqimore të cilat përmbajnë Vitaminën C gjatë situatës së Covid-19, dhe 43% e kampionimit shprehen se disa herë synojnë të përfshijnë në dietën ushqimore të fëmijëve të tyre produkte të cilat përmbajnë Vitaminën C.

Parole chiave:

Vitamina C, burimet, benefitet, ushqim, suplement

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Downloads

Pubblicato

2021-10-26

Come citare

Taraj, K., Hasa, A., & Muca, A. (2021). Burimet dhe benefitet e vitaminës C. Optime, 12(1-2), 66–75. https://doi.org/10.55312/op.v12i1-2.188

Fascicolo

Sezione

Artikuj