Sayı 6 (2021): Oriental Studies

Fjala e redaksisë


Ky numër i ri i revistës po del në rrethana të rënda të COVID-19 që zotëruan botën dhe diktuan vështrësi në çdo segment të jetës, gjë që u reflektua natyrish edhe në punën tonë. Megjithatë e pamë të udhës që të nxjerrim këtë numër më kohë, në verë të çdo viti, duke shpresuar se numri i ardhshëm do të jetë më mirë me normalizimin e jetës në botë. Me këtë rast e shprehim pikëllimin tonë të thellë për miqtë e kolegët që i humbëm në çdo vend, si pasojë e kësaj gjendjeje që e kaploi botën.
Nga ana tjetër, ky numër po del ta shprehë një tranzicion në Institu- tin e Studimeve Orientale dhe në revistën Studime Orientale, prej një gjeneratë në një gjeneratë më të re. Pasi Prof. Fetiu Mehdiu kreu ma- ndatin e tij si kryeredaktor i parë, më ra mua mandati i dytë (2018- 2021), kurse tani revista po kalon në duart e gjeneratës së re me vizi- one të veta që do të sjellin risi natyrisht. Në këtë tranzicion, tani po del në këtë numër si kokryeredaktor, Abdulla Rexhepi, profesor i gjuhës dhe letërsisë perse në Degën e Orientalistikës në UP, i cili kishte kontribut të vlefshëm në numrat e kësaj reviste, pasiqë u bë nën ombre- llën e Institutit për Studime Orientale.
Duke përmenduar Degën e Orientalistikës vlen të përmendet se ajo u themellua me inciativën e të ndjerit Hasan Kaleshi (1922-1976), pra tani jemi në pragë të 100 vjetorit të themeluesit dhe në 50 vjetorit të themelimit, që do të përcjellen me aktivitete të ndryshme shkencore.
Kështu, në këtë numër kemi një studim të Hasan Kaleshit “Idetë përparimtare të disa ideologëve të lëvizjes së nacionalizmës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XIX në bashkëpunim me popujt e Ballkanit” si dhe një kaptinë nga libri i Prof. Ekmeluddin Ihsanoglu për të jeten e jatit Ihsan Efendi në Egjipt dhe miqësia e tij në atë vend me poetin turk me origjinë shqiptare Mehmet Akif Ersojin (1873-1936), te cilit tani po i festohet 100 vjetori i Marshit të Pavarësisë.
Në sektorin turqisht kemi punimin “Mendimi modern teologjik në Iran dhe përfaqësuesit kryesorë” ku prezentohen mendimet e ida figurave të shquara si Në sektorin anglisht kemi një dorëshkrim të pabotuar të një shqiptari të lindur në Kosovë që u shprëngulë me familje në Siri si pasojë e Luftrave ballkanike, ku prezentohen disa të dhëna të vlershme të dekadave të para të kolonisë shqiptare në atë vend.
Në sektorin arabisht kemi një punim origjinal i një historanie egjip- tiane për praninë e shqiptarëve në qytetin/portin e njohur Roseta në Egjipt dhe roli i tyre në jetën ekonomike dhe shoqërore në shek. XX, që sjellë të dhëna të panjohura deri më tani e që vlen të botohet sa më parë në gjuhën shqipe.
Kuptohet, si në çdo numër, kemi këtu disa vështrime të librave të reja të botuara në gjuhë të ndryshme, kurse në In Memoriam përkujtohet me pikëllim vdekja e profesorit dhe përkthyesit boshnjak Muhmud Kralić (1950-2021), i cili u nderua vjet me Çmimin e Sheik Hamad për përkthim dhe mirëkuptim ndërkombëtar në Doha.


Prof. Muhamed Mufaku

Oriental Studies
ISSN: 2663-3973
Sayı 6 (2021)
Yayınlanmış: 2025-05-22