Prurje të reja për historinë e alfabetit të shqipes

(Shpend Avdiu, Gazeta “Dašamiri”- “Dašamiri i Ri” 1907-1908, këndvështrime socio-politike dhe kulturore, Instituti Albanologjik-Prishtinë, 2021, 169 f.)

Autorët

  • Prof. ass. dr. Sejdi Gashi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2893

Abstrakti

Studimi me titull: Gazeta “Dašamiri”- “Dašamiri i Ri” 1907-1908, këndvështrime socio-politike dhe kulturore i dr. Shpend Avdiut, është ndër të paktët e këtij lloji në historiografinë shqiptare, por edhe përgjithësisht në studimet albanologjike te ne. Që në hyrje të këtij recensioni duhet thënë që, dr. Shpend Avdiu, nëpërmjet kërkimeve e studimeve në fushë të historisë, ka sjellë kontribut të vyeshëm për albanologjinë.

Rëndom, studiuesit në punën e tyre kufizohen në një fushë të ngushtë hulumtimi e analize, por kjo nuk mund të thuhet për historianin dr. Shpend Avdiun, sepse trajtimet e tij shkencore (veçanërisht ky që e kemi në dorë tani) janë shumëplanëshe për nga qasja studimore dhe ndërlëndore për nga materia studimore që trajtojnë. Në të parën, pra nё fushën e historisë, ai ka ndërmarrë studime me shumë vlerë, kurse edhe në “zejet” e tjera albanologjike (gjuhësi, etnologji, e ndonjë tjetër) ka dëshmuar seriozitet dhe pjekuri shkencore.

Studimi me titull: Gazeta “Dašamiri”- “Dašamiri i Ri” 1907-1908, këndvështrime socio-politike dhe kulturore” i autorit dr. Shpend Avdiu, përveç parathënies dhe hyrjes, është konceptuar mbi bazën e tetë pjesëve, ku në secilën nga to trajtohen çështje dhe aspekte të veçanta. Libri është i ndarë në shtatë pjesë dhe mund të pohojmë me plot bindje se botimi i këtij studimi është i një rëndësie të veçantë, si për shumëdimensionalitetin e temave dhe problemeve që trajton, ashtu edhe për përkushtim dhe seriozitetin që autori ka treguar gjatë punës së tij. Prandaj, duke qenë kështu, botimi i këtij libri është lajm i mirë për gjithë albanologjinë.

Fjalët kyçe:

historia e alfabetit shqip, Gazeta “Dašamiri”- “Dašamiri i Ri” 1907-1908, recencë, albanologji

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Shpend Avdiu, Gazeta Dašamiri – ‘Dašamiri i Ri’ 1907-1908, Këndvështrime socio-politike dhe

  2. kulturore, Instituti Albanologjik - Prishtinë, 2021.

Downloads

Botuar

2023-08-25

Si të citoni

Gashi, Prof. ass. dr. Sejdi. 2023. “Prurje Të Reja për Historinë E Alfabetit Të Shqipes: (Shpend Avdiu, Gazeta “Dašamiri”- ‘Dašamiri I Ri’ 1907-1908, këndvështrime Socio-Politike Dhe Kulturore, Instituti Albanologjik-Prishtinë, 2021, 169 f.)”. Univers 24 (24):207-10. https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2893.

Numri

Seksioni

Opinione