Dervish Sali Ashkiu dhe kopja e tij e Divanit shqip të Nezim Beratit
Abstract
Gjatë punës për përgatitjen e edicionit tekstual kritik të Divanit shqip të Nezim Beratit (Frakulla) më tërhoqi vëmendjen një fakt interesant.
Në një kopje të Divanit shqip, të kopjuar në vitin 1847 në qytetin e Tepelenës, disa fjalë turqisht të përdorur nga Nezimi janë zëvendësuar me fjalë shqipe.
Autori i kësaj kopjeje është Dervish Sali Ashkiu.
Në historikun e kësaj kopjeje edhe Sami Frashëri ka një vend të veçantë. Sami Frashëri nën titullin Mbledhje këngëve shqip të vjetëra dhe të ra, ka dhënë 25 poezi (825 vargje) nga ky poet.
Nga një analizë tekstuale e këtij dorëshkrimi vërtetohet se poezitë e Nezimit janë dhënë duke u mbështetur në materialin e ofruar nga kopja e dervish Sali Ashkiut.
Por kush ka qenë Dervish Sali Ashkiu?
Deri më tani nuk kemi asnjë të dhënë tjetër përveç atyre që mund të nxjerrim nga kopja e Divanit shqip të Nezimit, të cilin ai ka kopjuar.
Nga shënimi në margjinë, në faqen 34b, mësojmë se në vitin 1847 ka jetuar në qytetin e Tepelenës.
Nga vetë emri me të cilin ka nënshkruar kopjen, Dervish Sali Ashki, kuptojmë se ka qenë dervish, por përveç emrit të qytetit ku ndodhet, Tepelenë, nuk jep asnjë sqarim lidhur me teqenë në të cilën bënte pjesë.
Dervish Saliu e mbiquan veten Ashki. Nuk e dimë ekzaktësisht nëse Ashki është mbiemër i familjes së tij, një pseudonim letrar apo një cilësim që ai ia atribuon vetes. Në turqisht ashki (< tur. aşki) do të thotë “që i përket dashurisë” dhe ka një përdorim sinonimik me fjalën ashiki (< tur. aşıki).
Nëse do t’i hedhim një vështrim kohës kur dervish Saliu mori përsipër të kryejë kopjimin e Divanit shqip të Nezim Beratit, kuptojmë se nisma e tij nuk ka qenë e rastësishme. Pasi kohësisht përkon me ravijëzimin e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve dhe me programin kulturor që po profilonte kjo lëvizje: lëvrimin e kulturës kombëtare dhe pastrimin e pasurimin e gjuhës shqipe.
Vetëm dy vjet para se Dervish Saliu të fillonte punën për editimin e Divanit shqip të Nezim Beratit, më 1845 Naum Veqilharxhi shkruante “Le të hedhim farën e mire dhe me siguri vetë natyra e shenjtë e ngjarjeve do të ndihmojë për gjallërimin, mbirjen dhe rritjen e saj …”.
Fara e hedhur në këtë lëmë nga Dervish Saliu bulëzoi me Sami Frashërin për t’u pjekur në vitet 1930, kur për herë të parë vepra e Nezim Beratit, ndonëse pjesërisht filloi të shohë dritën e botimit.
Keywords:
Dervish Sali Ashkiu, Sami Frashëri, Divani, vepra, gjuha shqipeDownloads
References
-
Abazi-Egro, Genciana. “Sami Frashëri dhe letërsia e bejtexhinjve: një sprovë e parë për botimin e Divanit të Nezim Frakullës”, Studime Filologjike 1-2 (2005): 119-164.
-
Berati, Nezim. Mecmuai esar ve Divan (dorëshkrim), Biblioteka Kombëtare Tiranë, nr. Dr. 6/ 28 D.
-
Buda, Aleks. “Ideologët e pare të lëvizjes kombëtare”, Historia e popullit shqiptar, v. II, Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2002.
-
Burke, Peter. The Italian Renaissance-Culture and Society in Italy, Princeton University Press, 1986.
-
Ferhati, Abdullah. ‘Divani i Nezimit nga Berati’, revista Zani i Naltë, nr. 1-2, 3, 4, 8, 9, 10-11, 12 (1938); nr. 1, 2, 3 (1939).
-
Frashëri, Sami. Mbledhje këngëve shqip të vjetëra dhe të ra, Stamboll 1882. Arkivi Qendror i Shtetit, fondi i S. Frashërit, dosja nr. 1.
-
Hysa, Mahmud. “Tjetërsimi i konceptit themelor në poemën Erveheja dhe reduktimi i fabulës së poemës Jusufi dhe Zylejhaja”, Letërsia si e tillë, f. 145-156, Tiranë: Botimet Toena, 1996.
-
İnalcık, Halil. “How to read Ashik Pashazade’s history”, Essays in Ottoman History, f. 31-54, Istanbul: Eren Yayınları, 1998.
-
Kütükoğlu, Mübahat S. Osmanlı Belgelerinin Dili, İstanbul: Kubbealtı Akademisi Kültür ve Sanat Vakfı, 1994.
-
nLewis, Bernard. “Ashik”, Encyclopaedia of Islam, botimi i dytë, Brill 1999, vol. I: 697a.
-
Myderrizi, Osman. Transkriptim i Divanit shqip të Nezim Beratit (kopja e A. Ferhatit). Dorëshkrim, Arkivi i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë Tiranë.
-
Pala, Iskender. Ansiklopedik Divan Şiiri Sözlüğü, İstanbul: Kapı Yayınları, 2004.
-
Qosja, Rexhep. Romantizmi I, Tiranë: Botimet Toena 2000.
-
Üzgör, Tahir. Türkçe Divan Dibaceleri, Ankara: Kültür Bakanlığı, 1990.