Mbi ligjërimin fetar në gjuhën shqipe
Abstract
Ligjërimi fetar në gjuhën shqipe përbën një fushë specifike në leksikun e shqipes, e cila në vazhdimësi po shtrihet më gjerë në përdorim në ligjërimin e specializuar (fushave të ndryshme) dhe në ligjërimin e shtresave të ndryshme shoqërore. Duke pasur parasysh se ligjërimi fetar, është ndër ligjërimet më të hershme dhe në mënyrë kronologjike mbetet burim i pashtershëm i shqipes së shkruar, që rrit edhe në shumë përgjegjësinë për t’iu përkushtuar më shumë kësaj fushe kaq të rëndësishme.
Ligjërimi i specializuar (qoftë i fushës së fesë, apo fushave të ndryshme) vazhdon të trashëgojë probleme të pazgjidhura gjuhësore.
Në këtë kumtesë do të trajtohen edhe probleme mbi një fenomen që prek edhe fushën e botimeve të teksteve fetare në gjuhën shqipe. Nën ndikimin e gjuhëve të huaja dhe si pasojë edhe e mungesës së redaktimit gjuhësor të mjaft teksteve të shkollave të mesme (medreseve) por edhe të fakulteteve të studimeve islame vihen re përkthime jo të sakta dhe përdoren në shqipe disa fjalë, të ashtuquajtura huazime, apo huazime subjektive, ose huazime të panevojshme (huazime luksi).
Keywords:
ligjërimi fetar, gjuha shqipe, përkthimet, terminologjia, traduktologjiaDownloads
References
-
Feti Mediu, Ndikimi i literaturës fetare shqiptare në zhvillimet e terminologjisë fetare në gjuhën shqipe, “Terminologjia fetare dhe gjuha shqipe”, Tiranë, 2005.
-
Halit Xhafa, Drejtimi financiar ndërkombëtar, Tiranë, 2001.
-
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.
-
Isa Bajçinca, Probleme të terminologjisë fetare dhe të kulturës së gjuhës, “Terminologjia fetare dhe gjuha shqipe”, Tiranë, 2005.
-
Ismet Osmani, Shqipja dhe terminologjia e biznesit, Gazeta Koha, Shkup, 14 qershor 2010.
-
Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, SHBLU, Tiranë, 2002.
-
Shaban Sinani, Ligjërimi fetar dhe gjuha shqipe, PERLA – Revistë shkencore – kulturore trimujore, Viti XI 2006 Nr. 3 (42).
-
Thoma Dhima, Shqipja e përkthimeve fetare. – në: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (Materialet e punimeve të Seminarit XXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 18–19 gusht 2008). Universiteti i Prishtinës. Fakulteti i Filologjisë – Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë-Filologjisë. Prishtinë, 2008, I, f. 213-218 .
-
Xhevat Lloshi, Stilistika e gjuhës shqipe, SHBLU, Tiranë, 2001.
-
Xhevat Lloshi, Disa emërtime të përbashkëta në terminologjinë fetare shqipe, “Terminologjia fetare dhe gjuha shqipe”, Tiranë, 2005.