Nivelet e barasvlerës në përkthimet e Kuranit në gjuhën shqipe

Autorët

  • Dr. Ziber Lata

Abstract

Studimet gjuhësore viteve të fundit janë shtrirë në sfera të ndryshme. Në mesin e këtyre studimeve fatmirësisht ka hyrë edhe studimi i Kuranit Fisnik. Versionet e shumta të përkthimeve të Kuranit në gjuhën shqipe, të cilat janë mbi dhjetë, kanë ngjallur kërshërinë studiuesve të gjuhës dhe letërsisë shqipe, veçanërisht të atyre që nga afër merren me filologji dhe teologji në të njëjtën kohë.
Në këtë punim kryesisht do të përqendrohemi në një sferë të veçantë të filologjisë, gjegjësisht të traduktologjisë (përkthimologjisë).
Në fushën e traduktologjisë në shekullin XIX janë zhvilluar shumë teori të përkthimit, ku njëra prej tyre është teoria e ekuivalencës. Kjo teori trajton nivelet e mundshme të ekuivalencës që përkthyesi duhet t’u bëjë kujdes gjatë përkthimit dhe t’i mbajë edhe në tekstin e përkthyer.
Nga shumë nivele të ekuivalencës kuranore, në këtë punim jemi përqendruar vetëm në ekuivalencën gjuhësore, stilistike, semantike dhe paradigmatike. Po ashtu, në vazhdim kemi trajtuar edhe pamundësinë e transmetimit të dimensionit shpirtërore që Kurani e ka në gjuhën arabe, pra, bëhet fjalë për një dimension që asnjëherë nuk mund të ketë ekuivalencë. Ky i fundit është një problem që i kalon kufijtë e gjuhës, por sidoqoftë edhe traduktologjia shpeshherë lidhet me probleme metagjuhësore, si kultura etj.

Keywords:

barasvlera gjuhësore, sfidë, gjuha arabe, përkthimet e Kuranit, gjuha shqipe

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Akil Akmush Abd, Ed-delaletu en-nefsijjetu fi sureti Merjem (Semantika emotive në suren Merjem), në: Revista e Universitetit të Kadisijes për Gjuhë dhe Shkencat Pedagogjike, numri 3-4, vëllimi 6, Irak: 2007.

  2. Edlir Ajazi, Aspekte teorike dhe praktike të përkthimit ligjor, Universiteti i Tiranës.

  3. Enes Kariq, Hermeneutika Kurana, Zagreb: 1990.

  4. Feti Mehdiu (Përkthyes), Kurani, El-Bekare, ajeti 7.

  5. Hasan Nahi, Kurani i Madhëruar, Prishtinë: 1988.

  6. Martin R. Zammit, A comparative lexical study of Qur’anic Arabic, Brill, Leiden – Boston – Köln: 2002.

  7. Mary Snell-Hornby, Translation Studies: An Integrated Approach, 1995.

  8. Susan Bassnett, Translation Studies, London and Neë York: Routledge, third editon, 2002.

Published

2023-12-30

How to Cite

Lata, Dr. Ziber. 2023. “Nivelet E barasvlerës Në përkthimet E Kuranit Në gjuhën Shqipe”. Univers 18 (18):233-42. https://albanica.al/univers/article/view/3129.

Numër

Section

Opinione