Trajtimi i Islamit në median shqiptare
Abstract
Ky material nxjerr në pah prirjet dhe karakteristikat kryesore të medias shqiptare për nga mënyra e qasjes ndaj islamit, pra sesi janë parë e trajtuar çështjet që lidhen me besimin musliman përgjatë një shekulli të lindjes dhe konsolidimit të shtypit e medias në Shqipëri. Përmes një vështrimi panoramik bëhet periodizimi i medias shqiptare duke u bazuar në specifikat e trajtimit të temave islame, por edhe në sfondin historiko-shoqëror, i cili ka qenë përcaktues për orientimin e shtypit dhe medias shqiptare në përgjithësi. Ky periodizim është i domosdoshëm për të kuptuar rrethanat në të cilat është gjendur besimi islam në Shqipëri për shkak të politikave të mbrapshta qeverisëse. Ekzistojnë tri periudha kryesore që e kanë përcjellë nga qasje e mendësi të ndryshme çështjen e islamit: periudha e parë (1910-1945) është koha kur u konsolidua fuqishëm shtypi islam dhe në këto periodikë shkruanin penat më të ndritura të shoqërisë shqiptare, të cilat përcillnin mendime dhe materiale të vyera, që nuk kufizoheshin vetëm në çështje të besimit islam, por shtriheshin edhe në disiplina të tjera të veprimtarisë njerëzore, si: filozofi, mjekësi, psikologji, letërsi etj.; periudha e dytë (1945-1991) është epoka e errët e islamit, në të cilën u ndalua çdo veprimtari fetare dhe faltoret e objektet e kultit, qofshin këto edhe me vlera muzeale, u rrafshuan përtokë, ose u kthyen në magazina mallrash konsumi. Në këtë lloj situate as që mund të pretendohej për pasqyrime mediatike të çështjes islame. Besimi fetar konsiderohej si shpikje për manipulimin e mendjeve njerëzore dhe aksioma dominuese e propagandës antifetare ishte “Feja është opium për popullin”; ndërsa periudha e tretë (1991-2013) është faza ku shtypi islam dhe propaganda mediatike është përhapur fuqishëm. Sidomos pas vitit 1998, liberalizimi i tregut mediatik shqiptar, bëri të mundur hapjen e shumë radiove e televizioneve private, duke shembur mitin e radio-televizionit shqiptar, si e vetmja media elektronike në vend. Shumësia e kanaleve mediatike ka sjellë edhe shumësi qasjesh, zërash e interpretimesh për çështjet e islamit. Gjithashtu, edhe numri i periodikëve islamë është shtuar ndjeshëm vitet e fundit. Sigurisht që kjo shumësi zërash mediatikë dhe kohështrirje mbi njëshekullore kërkon studime të detajuara e të thelluara, por në këtë material bëhet një përpjekje për të nxjerrë në pah tiparet kryesore të këtij rrafshi tematik. Vlen të theksohet se studimet mbi historinë e shtypit islam dhe rolit të medias në këtë besim fetar thuajse janë tërësisht mungesore në Shqipëri, andaj vështirësitë ishin të mëdha për koncentrimin e materialit dhe pasqyrimin e të dhënave konkrete. Shpresojmë që në të ardhmen të ndërmerren studime të detajuara mbi këtë lëmi dhe të ketë më tepër angazhim për moskeqpërdorimin e medias, por gjithçka të përcillet me objektivitet dhe paanësi. Theksojmë gjithashtu se ky punim është fokusuar vetëm në realitetin mediatik të Republikës së Shqipërisë dhe nuk janë përfshirë Kosova, apo trojet shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni e Çamëri dhe as diaspora, sepse në secilin mjedis ka specifika të mëvetësishme dhe për pasojë, objekti studimor do të ishte më i gjerë.Keywords:
media, ndikim, islam, shqiptarët, propagandëDownloads
References
-
Bardhyl Fico, Bedri Bylyku ( 1994), in the book: “The role of islam in postcommunist Albanian society”, (internacional semirar) Toena, Tiranë, 1994 (9-12 dhjetor 1994).
-
Basha, Ali (2000) “Islami në Shqipëri gjatë shekujve”, Tiranë.
-
Basha, Ali, Revista “Univers”, nr. 3, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC), Tiranë, 2002.
-
Boriçi, Hamit: “The history of the Albanian Islamic”,(Press; manuscript).
-
Kutub, Sejjid (1979) “In the Shade of the Qur’an”, (“Nën hijen e Kur’anit”), London.
-
Osmani, Shefik, (1994), in the book: “The role of islam in postcommunist Albanian society”, (internacional semirar) Toena, Tiranë, 1994 (9-12 dhjetor 1994).
-
Roberto Morrozo Della Rocca (1997) Albania: “Le radici della crisi” (Italian Edition), Guerini, Italy.
-
Zekaj, Ramiz (1996) “Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX” Tiranë, AIITC.