Shpjegime mbi kuptimin e drejtë të riteve islame në jetën e përditshme

Autorët

  • Alban Kodra

Abstract

Për veprimet apo sjelljet e çdo njeriu, Allahu i Madhërishëm ka caktuar rregulla të veçanta duke synuar që njeriu të përmbushë qëllimin e krijimit të tij duke i respektuar ato. Edhe për rastet e gëzimit dhe pikëllimit që njeriu përjeton gjatë jetes së tij, Islami ka caktuar rregulla të tilla.
 Këtu do te gjeni disa nga normat e përditshmërisë islame që shoqërojnë njeriun nga lindja gjer në vdekje.

1. Lindja e fëmijës dhe ritualet e saj Islame

Kjo ngjarje është shoqëruar me një sërë rregullash, normash dhe ritesh ceremoniale: këndimi i ezanëve; tahniku; akika dhe rruajtja e kokës; vënia e emrit dhe synetllëku.

2. Ceremonitë Islame të martesës

Martesa Islame është një kontratë që ka për objekt të saj formimin e një familjeje myslimane. Në mënyrë që akti i martesës të jetë ligjërisht i saktë, duhet të plotësojë këto kushte: lejen e kujdestarit i cili mund të jetë babai i nuses apo ndonjë tjetër që e ka marrë nën kujdestari; prania e dy dëshmitarëve të drejtë; forma ligjore e aktit dhe paja (mehr), e cila është dhurata që dhëndri i jep gruas së tij në martesë. Të tjera elemente te martesës Islame janë predikimi i martesës dhe gostia.

3. Ceremonitë dhe rregullat Islame të Vdekjes

Ceremonia e vdekjes në Islam ka shumë rite dhe rregulla, ndër më të rëndësishmet janë: talkini i te vdekurit, që do të thotë t'i diktosh personit që vdes të thotë shprehjen e pranimit te monoteizmit Islam "la ilaha il-lAllah" - "Nuk ka zot që meriton të adhurohet, përveç Allahut; drejtimi i personit që është në prag të vdekjes nga Qebeja, mbështetur në krahun e tij të djathtë; leximi i sures Jasin; mbyllja e syve dhe mbulimi i të vdekurit; njoftimi për vdekjen; ndalimi i vajtimit me zë të lartë dhe lejimi i të qarit; shlyerja e borxheve të të vdekurit; përgatitja e trupit të personit të vdekur për varrim duke e larë dhe mbuluar atë, duhet të ofrohet një lutje funerale për të etj. Shpesh këto ceremoni mortore shoqërohen me bidate të shpikura nga injoranca e popullit e që janë të ndaluara në Islam. Midis tyre mund të përmendim: grumbullimin e njerëzve në shtëpinë e të ndjerit për të ofruar ngushëllimet e tyre dhe për të ngrënë ushqim atje; varret e ngritura më shumë se gjatësia e një dore mbi tokë, ngritjen e ndërtesave mbi varr; vendosjen e varreve në oborret e xhamive, etj.

4. Ceremonite festive Islame: Bajramet

Dy Bajramet: Fiter-Bajrami dhe Kurban-Bajrami janë festat e përvitshme të muslimanëve. Ato fillojnë me ceremonitë e faljeve kolektive një gjysmë ore pas lindjes së diellit dhe vijojnë më pas me veprimtari të tjera.

5. Ceremoni dhe bestytni që gabimisht konsiderohen si pjesë e Islamit: të tilla si mevludi, netët e mira, therja e kurbaneve për të hyrë në shtëpi të re, hajmalitë dhe nuskat, tersllëku etj. Të gjitha këto ceremoni dhe bestytni nuk janë pjesë e Islamit; ato kanë ardhur më vonë si rezultat i ndikimit të kulturave të tjera.

Keywords:

Ritet islame, martesa në islam, ceremonitë e vdekjes, festat fetare, bestytni

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Imam Ahmedi, El-Musned.

  2. Dr. Muhamed Hamidullah, "Hyrje në Islam", Komuniteti Musliman i Shqipërisë, Tiranë, 1993.

  3. Sipas El-Buhâriut dhe El-Muslimit.

  4. Sipas Ebu Daud, Es-Sunen.

  5. Sipas Muhamed Nasirudin Albanit.

  6. Sipas Et-Tirmidhit, Es-Sunen.

  7. Sipas El Bejhakit, Es-Sunen.

  8. Muhamad Al Ubajdli, Rregullat e gostisë sipas Sunetit të Profetit s.a.v.s., AIITC, Tiranë 2003.

  9. Sipas autorëve të Es-Sunen.

  10. Sipas Dârekutnit.

  11. Sipas Ibn Mâxhas.

  12. Sipas Ebû Dâûdit.

  13. Sipas El-Nesâ'it.

  14. Sipas Ebi Shejbat.

  15. Sipas El-Hâkimit.

  16. Sipas El-Shafiit.

  17. Sipas Ibn El-Mundhirit.

  18. Sipas Imam Ahmedit.

  19. Sipas Nesaiut.

  20. Ibn Saatij , "Bedaiul menan".

  21. Sipas Abdurrazak-ut.

Published

2025-03-22

How to Cite

Kodra, Alban. 2025. “Shpjegime Mbi Kuptimin E Drejtë Të Riteve Islame Në jetën E përditshme”. Univers 9 (9):233-51. https://albanica.al/univers/article/view/5947.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë