Prof. Dr. Shefik Osmani – Mendimtari i shquar i pedagogjisë shqiptare

Autorët

  • Prof. Dr. Njazi Kazazi

Abstract

Në këtë artikull janë objekt dy veprimtari të profesorit të nderuar:

1. Botimi “Përjetë me Shefikun”, monografi me autore Urti Osmani ,“Mësuese e Popullit”;

2. Rreth shtatë botimeve të Prof. dr. Shefik Osmani.

Veprimtaria e parë: me rastin e 1-vjetorit të ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Shefik Osmani, bashkëshortja e të ndjerit, Urtie Osmani (“Mësuese e Popullit”), realizon librin objekt kryesisht për jetën familjare të profesorit. Jam njohur me profesorin në bankat e shkollës ku ai ishte drejtor dhe na zhvillonte edhe lëndën e pedagogjisë. Mësimëdhënia si edhe realizimet e shumta studimore e botuese të tij, dëshmojnë për një nivel të lartë pedagogjik dhe shkencor. Libri objekt, prej 286 faqesh, shënon vazhdimësinë e punës serioze dhe dinjitoze të prof. Osmanit, të cilën me patos të lartë e pasqyron autorja, bashkëshortja, njëherësh bashkëpuntorja e ngushtë e Profesorit, Urtie Osmani. -“Jemi të bindur, - thotë autorja, - se kush jeton pas vdekjes i përket historisë”. Libri analizohet prej shtatë kapitujsh të cilët dëshmojnë për gjerësinë dhe gjithëpërfshirjen kryesisht për dukuritë jetësore dhe ato pedagogjike. Në vazhdën e dyzetë librave të botuara, monografia objekt e përfytyron edhe më tej diapazonin emblematik të profesorit të nderuar. Këtu përfshihen posacërisht edhe udhëtimet e tij të shumta pas viteve ’90, duke komunikuar me personalitete dhe instituticione të rëndësishme botërore. Të tilla kanë qenë: Kosova, Italia, Rumania, Maqedonia, Turqia, Zvicra, Gjermania, Hollanda, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjika, Arabia Saudite, Egjipti, Suedia. Me vlerësime të mëdha janë edhe urtitë e shfaqura nga disa personalitete për figurën e shquar të Profesor Shefikut, por ashtu edhe për nivelin kulturor e gjuhësor të autores Urtie Osmani.

Veprimtaria e dytë: nga prodhimtaria botuese e dyzetë botimeve të Prof. Dr. Shefik Osmanit, citohen shtatë prej tyre, siç janë: “Vlerësime për Prof. Dr. Shefik Osmanin”, Tiranë, 2014, 384 faqe.

Keywords:

mendimtar, pedagogjia, Prof. Dr. Shefik Osmani, libër, monografi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Urti Osmani, Përjetë me Shefikun. Botim i parë, FILARA, 2013.

  2. Njazi Kazazi, Në gjurmët e një didakti (Nga veprimtaria dhe trashëgimia e didaktit Shefik Osmani), Instituti Tiranë, 2005.

  3. “Univers”, Tiranë, 2004, nr. 5.

  4. Vehbi Hoti, Ethem Osmani,“Mësues i Popullit”, Shkodër, 2012.

Published

2023-12-30

How to Cite

Kazazi, Prof. Dr. Njazi. 2023. “Prof. Dr. Shefik Osmani – Mendimtari I Shquar I Pedagogjisë Shqiptare”. Univers 17 (17):301-5. https://albanica.al/univers/article/view/3195.

Numër

Section

Botime në fokus

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.