Konsulta gjuhësore e Prishtinës- Akt madhor i përbashkësisë gjuhësore të shqiptarëve

Autorët

  • Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

Abstract

Më datën 23 prill 2008, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Shoqata e Gjuhës Shqipe të Kosovës organizuan Sesionin Shkencor përkujtimor me temë “Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968)”.
Këshilli organizues i Sesionit përbëhej nga akad. Idriz Ajeti, akad. Rexhep Qosja, prof. Shefkije Islamaj (kryetare), prof. Isa Bajçinca, prof. Qemal Murati, prof. Ragip Mulaku. Merrnin pjesë gjuhëtarë dhe studiues të shumtë nga Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare, kryesisht punonjës shkencorë të ISA-së, pedagogë të Universitetit të Prishtinës dhe të universiteteve shqiptare të Tetovës; studiues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës, të Elbasanit etj.
Sesioni i zhvilloi punimet në dy seanca plenare, në të cilat u mbajtën 33 referime dhe kumtesa, si dhe u bënë diskutime të lira rreth tyre.
Në kumtesat e këtij Sesioni, u thanë fjalë miradie, së pari, për të nderuar, vlerësuar dhe mbështetur edhe pas dyzet vjetësh atë që u ideua mbarë, u vendos në Konsultën e Prishtinës, që i parapriu denjësisht Kongresit të Drejtshkrimit dhe, qysh atëherë, u zbatua pa mëdyshje në të gjithë praktikën shkrimore e botuese të mbarë hapësirave shqiptare kompakte ballkanike dhe, madje, edhe në diasporat e moçme arbëreshe; së dyti, sepse hullia dorëmbarë e Konsultës së Prishtinës nuk meriton vetëm turmirim e lëvdata, po edhe lëvizje e frymë të re atdhetare për ta shpënë më tej punën për të mirën e shqipes, për të mos u shmangur për asnjë çast nga ecja e mëtejshme drejt përbashkësisë shpirtërore e kulturore të kombit tonë.

Keywords:

konsultë gjuhësore, sesioni akademik, standartizimi gjuhësor, diskurs shkencor, trashëgimia kulturore

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Idriz Ajeti, Probleme aktuale të kulturës së gjuhës, në “Gjuha jonë”, 2, 1991

  2. Idriz Ajeti, Studime dialektore dhe etimologjike, Akademia e Shkencave

  3. Rexhep Ismajli, ”Në gjuhë” dhe ”për gjuhë” (Rrjedhat e planifikimit gjuhësor të shqipes në Kosovë 1945-1948), botim i Shtëpisë Botuese ”Dukagjin”, Pejë, 1998

  4. R. Ismajli, Konsulta Gjuhësore 1968, në librin “Drejtshkrimet e shqipes”, ASHAK, Prishtinë, 2005.

  5. Shqipërisë, Tiranë, 2005.

  6. Isa Bajçinca, Çështje aktuale të zbatimit të normës letrare, në “Gjuha jonë”, 2, 1991.

  7. Mehmet Çeliku, Çështje të shqipes standarde, SHBLU, Tiranë, 2001.

  8. Shefkije Islamaj, Gjuha, ligjërimi dhe fjala, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004.

  9. Jup Kastrati, Konvergjenca gjuhësore nga Komisia Letrare te Kongresi i drejtshkrimit, në “Gjuha jonë”, 1-4, 1998.

  10. Xh.Lloshi, Mbështetje për gjuhën letrare, Tiranë, 1997.

  11. GJ. Shkurtaj, Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 1998.

  12. Gj. Shkurtaj, Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe, Kristalina, Tiranë, 2003.

  13. Gj.Shkurtaj, Etnografi e të folurit të shqipes, Tiranë, 2004.

  14. Gj.Shkurtaj, Kultura e gjuhës, SHBLU, Tiranë, 2006.

Published

2024-05-21

How to Cite

Shkurtaj, Prof. Dr. Gjovalin. 2024. “Konsulta gjuhësore E Prishtinës- Akt Madhor I përbashkësisë gjuhësore Të shqiptarëve”. Univers 11 (11):180-89. https://albanica.al/univers/article/view/4340.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë