Kalendarët e shqiptarëve

Autorët

  • Genc Kastrati

Abstract

Kalendari i lashtë siç po e quajmë këtu ka qenë një kalendar origjinal, të cilin populli shqiptar e ka praktikuar deri vonë, e mbahet mend dhe sot.
I vetmi deri më tani ka qenë studiuesi Rrok Zojzi që mori shënime nga populli për këtë kalendar. Duke qenë se studiuesi e ka publikuar njëherë ne nuk po ndalemi në të shumë gjatë.
Në këtë punim fillimisht do të merremi me një problem që ka të bëjë me vendosjen e datave, pastaj do të paraqesim kalendarin në skicë dhe në fund datat e sakta të festave të lashta. Një kalendar i tillë tradicional, mijëra vjeçar, ka vlerë të madhe, kur ripunohet sepse pastaj mund të botohet sikur çdo kalendar tjetër dhe të jetë në dispozicionin tonë të paktën si vepër e artit popullor shqiptar.
Ky kalendar është edhe dëshmi e një qytetërimi të veçantë shqiptar që dallon nga të tjerët. Siç shihet kalendari romak nuk ka ndikuar aspak mbi kalendarin e lashtë shqiptar. Madje kjo shihet edhe në përdorimin e tyre paralel, si kalendari i lashtë me emra burimorë shqip (p.sh. Kryet e motmotit) dhe kalendari romak zakonisht me emra krishterë (p.sh. Shëngjergji). Në të vërtetë kalendari i lashtë, siç e shtjelluam më lart, ka ndikuar në kalendarin romak në përdorim brenda Shqipërisë, duke i dhënë emra shqip disa muajve.
Rrjedhimisht, kalendari i lashtë në formën e pastër siç është ruajtur është një pasuri e madhe e folklorit dhe qytetërimit shqiptar. Ndërsa kalendarët e tjerë, iliro-epirot dhe maqedonas, si dhe kalendari romak me ndikime nga folklori shqiptar, paraqesin gjithashtu një pasuri kulturore të së kaluarës iliroshqiptare.

Keywords:

ancient calendar, Rrok Zojzi, Albanian civilization, Roman calendar

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Buletini i Institutit të Shkencavet, “Gjurmët e nji kalendari primitiv në popullin t’onë”, Rrok Zojzi, 1949.

  2. “Prozë popullore nga Drenica”, Anton Çeta.

  3. “Mitologjia ndër shqiptarë”, Mark Tirta, Tiranë, 2004.

  4. “Kanuni i Lekë Dukagjinit - varianti i Pukës”, Xhemal Meçi.

  5. “Fjalor i Astronomisë”, Ramazan Hysa, 1978.

  6. “The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present” Edwin E. Jacques.

  7. “Civil calendar and lunar calendar in ancient Egypt”, L. Depuydt, (faqe 13).

  8. “Greek and Roman Chronology: Calendars and Years in Classical Antiquity”, Volume 1, Part 7, Alan Edouard Samuel (faqe 84).

  9. “Pellazgët, ilirët, etruskët, shqiptarët”, Nermin Vlora Falaski, Prishtinë, 2004 (faqe 169, 170).

  10. “Gjuha e perëndive”, Aristidh Kolja.

  11. “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, Aristidh Kolja.

  12. “Studime gjuhësore”, V, Eqrem Çabej, Prishtinë, 1975.

Published

2024-01-16

How to Cite

Kastrati, Genc. 2024. “Kalendarët E shqiptarëve”. Univers 16 (16):147-61. https://albanica.al/univers/article/view/3548.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore