Defterët osmanë të regjistrimit të popullsisë
Abstrakti
Ky punim trajton vlerën e regjistrave të parë të popullsisë osmane si një burim i rëndësishëm informacioni për historinë mesjetare të popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe.
Siç dihet, në regjistrat osmanë zakonisht janë shënuar emrat e kryefamiljarëve ose beqarëve meshkuj e aty-këtu edhe femra, kur këto ishin gra të veja. Nga emrat e tyre mund të kuptohet pa vështirësi edhe përkatësia etnike e gjithë familjes që ata përfaqësonin.
Nëpërmjet këtyre të dhënave, që pasqyrojnë gjendjen demografike të shekujve XV – XVII, e cila është rezultat i zhvillimeve të përftuara gjatë shekujve të mëparshëm, mund të nxirren përfundime të sigurta për gjendjen demografike të viseve të banuara nga shqipfolësit edhe për mjaft shekuj më parë. Përfaqësuesit e familjeve të atyre krahinave mbajnë emra karakteristikë kryesisht si Lekë, Gjon, Gjo-kë < Gjon-kë, Gjin, Gjikë < Gjin-kë, Gjergj, Pal, Martin, Aleksandër, Jani, Jorgo a Jorgji, Pavllo etj.
Në këtë artikull do të përqëndrohemi në sqarimin e dy pyetjeve:
- Si paraqitet gjendja etnike e trojeve të sotme shqipfolëse në kohën e regjistrimeve më të vjetra osmane dhe si ishte përftuar ajo gjendje etnike?
- Si ka qenë gjendja etnike para pushtimit osman në ato zona dikur shqipfolëse, ku sot flitet greqisht?
Gjatë këtij studimi kemi dhënë shembuj vetëm nga ato treva, ku sot flitet greqisht, por ku dikur, sipas dëshmive të deferëve osmanë, gjuha amtare mbizotëruese ka qenë shqipja.
Për këtë arsye dhe në përputhje me synimet e këtij artikulli në paragrafët ndjekës do të japim shembuj nga defterët osmanë për vilajetin e Janinës, për luginën e Dropullit dhe Vurgun e Delvinës, d.m.th. për ato treva, ku gjuha shqipe është mënjanuar nga greqishtja. Natyrisht, në fshatrat Dropull dhe Vurgu, si kudo në Shqipërinë e Jugut, mund të gjesh emra të përveçëm të ndikuar nga grekët si Jani krahas Gjonit dhe Gjinit, Jorgo pranë Gjergjit, Aleksandër dhe Aleks pranë Lekës etj. Por kjo është veçanërisht për shkak të ndikimit të madh të Kishës Ortodokse Greke. Madje, ndër emrat e përveçëm të atyre fshatrave mund të hasen edhe emra të përveçëm me disa bashkëtingëllore që mungojnë në greqishten e re (si b, d, g, c, ç, x, xh).
Kështu, regjistrat e lashtë osmanë tregojnë qartë se futja e idiomës greke në ato fshatra ka ndodhur pas pushtimit turk, veçanërisht në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, siç tregojnë disa fakte historike.
Nga sa u trajtua përmbledhtas në këtë artikull, besoj që kuptohet vlera e madhe e defterëve osmanë, sidomos e atyre më të hershëm, për të hedhur më shumë dritë mbi disa probleme të vështira të historisë së popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij gjatë periudhës së pushtimit osman të viseve të ndryshme shqipfolëse. E vlera e atyre të dhënave merr përmasa edhe më të mëdha, po të kihet parasysh se gjendja demografike e viseve shqipfolëse, e pasqyruar në defterët më të vjetër osmanë, është një tregues i qartë për gjendjen demografike të këtyre viseve edhe shumë shekuj para kohës kur është bërë regjistrimi i popullsisë nga pushtuesit osmanë.
Fjalët kyçe:
regjistrat osmanë, gjendja etnike, gjendja demografike, populli shqiptar, gjuha shqipeShkarkimet
References
-
Manolis A. Triandafilidhis: Gramatikë e vogël e greqishtes së re. Pëtkthyer nga Dhori Q. Qiriazi. Selanik 1995.
-
E. Schwyzer: Griechische Grammatik . Auf der Grundlage von Karl Brugmanns Griechischer Grammatik. I, München 1959.
-
Shkurti, Spiro: Vurgu. Vështrim etnografik. Tiranë 1987.
-
Pouqueville, F.C.H.L. Voyage de la Grèce, vol. II.
-
Memushaj, Rami. Histori e Kurveleshit, I. Tiranë 2004.
-
Nicol, D., The „Despotate of Epirus“. Në: Epirus: 4000 years of Greek history and civilizatzion. Athens 1997.
-
Tiranë Dilemat e Arbrit, Tiranë 2006.
References
Manolis A. Triandafilidhis: Gramatikë e vogël e greqishtes së re. Pëtkthyer nga Dhori Q. Qiriazi. Selanik 1995.
E. Schwyzer: Griechische Grammatik . Auf der Grundlage von Karl Brugmanns Griechischer Grammatik. I, München 1959.
Shkurti, Spiro: Vurgu. Vështrim etnografik. Tiranë 1987.
Pouqueville, F.C.H.L. Voyage de la Grèce, vol. II.
Memushaj, Rami. Histori e Kurveleshit, I. Tiranë 2004.
Nicol, D., The „Despotate of Epirus“. Në: Epirus: 4000 years of Greek history and civilizatzion. Athens 1997.
Tiranë Dilemat e Arbrit, Tiranë 2006.