Jeta muzikore e qytetit shqiptar në shek. XVI-XVII

Autorët

  • Mag. Phil. Holta Shupo

Abstract

Pjesa e parë e studimit "Jeta muzikore e qytetit shqiptar nga fundi i antikitetit deri në shekullin e 17-të" me titull "Shkëputje apo vazhdimësi" trajton problemin e vazhdimësisë së kulturës muzikore në territorin shqiptar, duke u mbështetur në burime ikonografike dhe gjuhësore, çdo dokument të rrallë historik, supozime dhe argumente analoge e krahasuese.

Duke u nisur nga gjendja aktuale, arrihet në përfundimin se në ato qytete ku ende ruhet këndimi rural i zonave përreth, gjendja në të kaluarën nuk duhet të ketë qenë shumë ndryshe, si në Gjirokastër etj.
Por në disa nga qytetet ku muzika rurale e zonave përreth ruhet akoma mirë edhe sot, vërehet gjithashtu një shtresë tjetër e muzikës urbane që është shumë larg sferës së intonacionit ose treguesve strukturalë të së parës.

Rasti më tipik i këtij lloji gjendet në qytetin e Shkodrës me këngët "Hengu", të kodifikuara dhe të strukturuara sipas Sistemit të Macames. Kjo shtresë duket të jetë mjaft e lashtë ("kromatiku oriental" dallon në muzikën e grekëve të lashtë që nga shekulli i 2-të) si pasojë e ndikimit të muzikës orientale për shkak të lëvizjes së popullatave orientale në rajon (Bizanti, Arabët, popullata të ndryshme Turo-Ogur, etj).

Në pjesën e dytë, "Rruga drejt shekullit të 17-të", shqyrtohen burimet ikonografike (pikturat e instrumenteve lindore në afresket kishtare) që dëshmojnë se ndikimi i kulturave lindore në rajon u bë më i dukshëm, veçanërisht që nga shekulli i 13-të.
Pothuaj në të njëjtën periudhë, dolën huazimet e para nga gjuhët persiane, arabe dhe turke në rajon. Në fillim ato ishin të pakta dhe të kufizuara, por më vonë u rritën intensivisht.

Një dokument i botuar nga F. Duka (Defteri i Hollësishëm i Livës së Vlorës, viti 1583), ku përmenden gjithashtu Romët (Kiptyan-ët), tregon se në Shqipëri nisi të krijohej "administrata kulturore" osmane, edhe pse, për momentin, ajo ishte e lidhur me ushtrinë osmane dhe ende "e pa ndërthurur" me popullatën autoktone (Kiptyan-ët jetonin në "komunitetet" myslimane dhe jo në mëhallet kristiane të qytetit – deri në atë moment nuk ishin krijuar ende mëhallet e vecanta të myslimanëve).

Në pjesën e tretë, studimi i "Shekullit të 17-të", shqyrton dy burime kryesore: shënimet në librin e Evliya Çelebit, "Sejjahatname" dhe një Dekret drejtuar kadive të Rumelisë, së hartuar në vitin 1681, një dokument që gjendet në Arkivën e Shtetit.

Sipas shënimeve të Çelebit, provohet ekzistenca e një shtrese folklorike (urbane dhe rurale) të muzikës, si dhe e një "administrate kulturore" në mënyrën e saj më të plotë tashmë. Ndërkohë, dokumenti i përmendur më lart sqaron se, përveç administratës kulturore zyrtare (Satirlar Mehterleri), në Shqipëri ekzistonte një shtresë tjetër muzikantësh ambulantë (Calici Mehterleri), të cilët duket se ishin vendosur atje shumë kohë para, duke marrë parasysh faktin se ata ishin përfshirë plotësisht në sistemin e taksimit.

Keywords:

Jeta muzikore, kultura, folklori, qytetet shqiptare, burimet ikonografike

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. ANTONI, Lorenc 1974 - Veçoritë bazë të muzikës shqiptare të Kosovës dhe Metohisë, Rad XIV SUFJ, Prizren 1967, Beograd BANFI, Emanuele

  2. 1985 - Linguistica Balcanica, Bologna.

  3. COZANNET, F. 1973- Mythes et coutoumes religieuses des tsiganes, Payot, Paris.

  4. ÇABEJ, Eqrem 1975 - Për një shtresim kronologjik të huazimeve turke në gjuhën shqipe, Studime Filologjike.

  5. 1976 - Vepra, vol. III, Rilindja, Prishtinë

  6. ÇELEBI, Evlija, Muhammed ibn Derwish 1896 - Siahatnaameh, Vol. I., Aqdam Matbaasi, Kontantiniyye, 1314 2000 - Shqipëria para tre shekujsh, Besa, Tiranë.

  7. DEMIRAJ, Shaban 1994 - Gjuhësi ballkanike, Logos A, Shkup DEVIC, Dragoslav 1983 - Orientalska ili balkanska gama u narodnie pesmi Serbije i Makedonije, Makedonski Folklor, nr. 32.

  8. DISDARI, Tahir 2005 - Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe, IAIITC/ISESCO, Tiranë.

  9. DUKA, Ferit 2001 - Berati në kohën osmane (shek. Botimet Toena, Tiranë XVI-XVIII).

  10. ELSIE, Robert 1997 - Histori e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Tiranë - Pejë.

  11. FARMER, H. G. 1930 Historical facts for the Arabian musical influence, London.

  12. FLASCH, K. 1987 - Einführung in die Philosophie des Mittelalters.

  13. GURASHI, Kolë 1958 - Ahengu shkodran, dorëshkrim, Arkivi i Institutit të Kulturës Popullore (Botuar nën titullin: Shkodra e Baballarëve, Botime Françeskane, Shkodër, 2002).

  14. IBRAHIMI, Nexhat 2000a - Islami në Ballkan para shekullit XV.

  15. Zëri Islam, Prizren 2000b - Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Zëri Islam, Prishtinë.

  16. KONYALI, Ibrahim Hakki 1942 - Istanbul Saraylari, Atmeydani Sarayi-Pertev Pasa Sarayi, Cinili Kösk, Burhaneddin Matbaasi,

  17. Istanbul.

  18. KOSTALLARI, Androkli 1977 - Rreth depërtimit të turqizmave në gjuhën shqipe gjatë shekujve XVII-XVIII, Gjurmime Albanologjike, SSHF, VII, Prishtinë.

  19. MARSH, Adrian 2003 - Romani Studies Network.

  20. MIKLOSIC, Friedrich 1889 Über die Einwirkung des Türkischen auf die Grammatik der südeuropaischen Sprachen, Wien PANOFF, Peter 1938 - Militärmusik in Geschichte und Gegenwart, Karl Siegismund Verlag, Berlin.

  21. PEJOVIC, Riksanda 2005 - Muzicki instrumenti srednevekovne Srbije, Clio, 2005, Beograd.

  22. REINHARD, Kurt 1975 - Bemerkungen zu den Asik, den Volkssängern der Türkei, AsM.

  23. REINHARD, Kurt und Ursula 1984.

  24. Musik der Türkei/Kunstmusik, Heinrichshofen's Verlag, Wilhemshaven.

  25. SANDFELD, Kristian 1930 - Linguistique balkanique, problèmes et résultats, Paris.

  26. SANAL, Haydar 1959 - Mehter Musikisi, Ministerium für Nationale Erziehung, Istanbul, TR.

  27. SCHALLER, H. W. 1975 - Die Balkansprachen. Eine Einführung in die Balkanphilologie, Heidelberg.

  28. SHKODRA, Z. 1973 - Esnafet shqiptare (shek. XV - XX), Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Tiranë.

  29. SHUTERIQI, Dhimitër 1984 - Fjalë nga leksiku i gjuhës shqipe para Buzukut, Studime Filologjike, Nr. 4.

  30. SOLTA, G. R. 1980 - Einführung in die Balkanlinguistik mit besonderer Berücksichtigung des Substrats und des Balkanlatainischen, Darmstadt.

Published

2025-03-22

How to Cite

Shupo, Mag. Phil. Holta. 2025. “Jeta Muzikore E Qytetit Shqiptar Në Shek. XVI-XVII”. Univers 9 (9). https://albanica.al/univers/article/view/5958.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.