Edukimi i rinisë me normën e edukatës morale islame

Autorët

  • Xhemal Balla

Abstract

Puna arsimore dhe fetare në kuadër të programit të saj duhet gjithmonë të përmbajë idenë e vetme të vërtetë se njeriu është krijuar në të vërtetë për të njohur Krijuesin e tij, Zotin e Madhërishëm.
Zoti krijoi botën me të gjithë bukurinë dhe avantazhet e saj për njeriun, por, për fat të keq, në kontekstin e civilizimit dhe zhvillimit shoqëror, rinia po abuzon me "lirinë" e saj duke u marrë me lojëra, lakmi, zili dhe me vese, si: duhani, alkooli, drogërat, prostitucioni dhe lojërat e fatit, të cilat po e dëmtojnë shoqërinë.
Për të parandaluar këtë duhet bërë një ndërhyrje intelektuale dhe fetare, që t'u ofrojmë të rinjve një jetë të lehtë dhe të kontrolluar. Besimi do të jetë referenca e të gjitha aspekteve kulturore të arsimit islam. Ai e formon personalitetin e njeriut dhe e udhëheq drejt shpëtimit jo vetëm si individ, po edhe për formimin e marrëdhënieve në shoqëri. Përndryshe, të rinjtë po bëhen viktimë e tregtisë dhe prostitucionit. Familja po lëviz çdo ditë drejt shpërbërjes së saj për shkak të divorceve.
Për fat të keq, viktimat e këtyre problemeve shoqërore janë fëmijët. Këtu është vendi ku institucioni fetar duhet të ndërhyjë, me kornizën e tij të specializuar për të shpjeguar pasojat e këtij fenomeni dhe për ta parandaluar atë. I vetmi shërim është besimi në Zotin, që është barrikada mbrojtëse ndaj gjithë dukurive negative në shoqëri. Edukata morale islame do të forcojë logjikën e shëndoshë, e cila bën seleksionimin e gjërave të kota dhe pa vlerë në jetë.

Keywords:

rinia, feja, edukimi, prindërimi, shkollimi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Kuran, kaptina “Errum”, ajeti 54

  2. Profeti Muhamed a.s, (Dr.Jusuf Kardavi – Edukata Islame)

  3. Kuran, kaptina “El-Alek”, ajeti 1-5Kuran, kaptina “Fussilet”, ajeti 33

  4. Kuran, kaptina “El-Hixhr”, ajeti 56

  5. Kuran, kaptina “Al ‘Imran”, ajeti 103

  6. Kuran, kaptina “El-Mumtehine”, ajeti 4-5

Published

2024-01-29

How to Cite

Balla, Xhemal. 2024. “Edukimi I Rinisë Me normën E edukatës Morale Islame”. Univers 14 (14):119-26. https://albanica.al/univers/article/view/3778.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore