Vizioni arsimor i Medresesë së Nâltë të Tiranës
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2611Abstrakti
Pas shpalljes së pavarësisë, Shqipëria po përballej me kriza institucionale kombëtare dhe organizimi institucional i arsimit ishte një prej tyre. Elita intelektuale myslimane shqiptare nuk shihte rrugë tjetër veç arsimit si të vetmen shpresë për Shqipërinë për të përballuar sfidat e saj dhe për të ecur përpara. Trajnimi i arsimtarëve të rinj në frymën fetare dhe kombëtare ishte i vetmi ilaç për njerëzit.
Kështu, në Kongresin e Parë Mysliman u mor vendimi për hapjen e “Medresesë së Lartë” në Tiranë, por me vendim të Kongresit të Tretë Mysliman, në vitin 1929, për shkak të mbylljes së medreseve të rretheve, emri ndryshoi në Medresenë e Përgjithshme. Në një kohë shumë të shkurtër kjo shkollë fitoi një emër shumë të rëndësishëm në arsimin e popullit. Edukimi fetar islam dhe vlerat universale të përcaktuara nga feja dhe shkencat pozitiviste siguruan trajnimin e duhur për profesionistët e ardhshëm që së shpejti do të punësoheshin në pozitat më të rëndësishme arsimore, akademike, politike. Besimet fetare që mësoheshin këtu u konsideruan si një pengesë për sistemin komunist, i cili filloi të ndërhynte në kurrikulat e medresesë dhe përfundimisht e mbylli atë.
Medreseja përbëhej nga tre cikle. I pari përbëhej nga 3 vjet, i dyti 5 vjet dhe cikli më i lartë 4 vjet. Kjo shkollë jo vetëm që dha një kontribut në edukimin dhe promovimin e vlerave fetare, por, duke zbuluar korpusin e pasur filozofik, shkencor e artistik të qytetërimit islam, si dhe duke analizuar e vlerësuar zhvillimet e kohëve moderne, arriti të zbusë krizën intelektuale tek muslimanët. Falë kësaj shkolle u sigurua një lëvizje e përbashkët fetare, ku bëhej e mundur dialogu brenda dhe jashtë rrethit mysliman.
Fjalët kyçe:
vizion arsimor, Kongresi i Parë Mysliman, edukim fetar, medreseReferences
Haki Sahitaj, Medreseja, domosdoshmëri apo një traditë e kamotshme. http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=2858&h=medreseja.
Pyetje që psikoanalisti Erik From do ta parashtronte në librin e tij Shoqëria e shëndoshë, “Fan Noli”, Tiranë, 2012.
Ali M. Basha, Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri (1912-1967), Tiranë, 2011.
Ali M. Basha, Rrugëtimi i fesë Islame në Shqipëri.
Dr. Ramiz Zekaj, Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX, http://www.iium.edu.my/deed/quran/albanian/kultura.html.
Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, vepër e cit. http://www.iium.edu.my/deed/quran/albanian/kultura.html
MA. Eranda Bilali, Arsimi jopublik parauniversitar (punim doktorature), FSHS, Tiranë, 2015, f. 75-76.
Prof. Xhemal Balla, https://orientalizmi.wordpress. com/2012/10/19/medreseja-e-tiranes-nje-shekull-per-arsimin-dhe-diturine/
Hiqmet Patozi, Medreseja e Naltë e Tiranës, ëndrra e besimtarëve myslimanë,
http://zaninalte.al/2015/07/medreseja-e-nalte-e-tiranes-endrra-e-besim- tareve-myslimane/