Analizë sociologjike e fesë, edukimit dhe familjes: Shembulli i rolit të gruas në Islam

Autorët

  • Matilda Likaj Shaqiri

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1162

Abstrakti

Institucionet sociale janë baza kryesore e strukturës së shoqërisë. Ato nuk kontribuojnë vetëm në ndërtimin dhe funksionimin e shoqërisë, por edhe pasurojnë formën kulturore dhe elementët e saj, si dhe mundësojnë transmetimin e saj në shtrirje të gjera kohore. Për të arritur një analizë të suksesshme të shoqërisë (përmbajtja, funksionet, zhvillimi historiko-kulturor, problemet, lidhjet midis institucioneve, strukturën etj.) është i domosdoshëm analizimi i institucioneve sociale. Nga qasje të ndryshme sociologjike, institucioni social është pjesë e kulturës, e cila reflekton nëpërmjet mënyrës së jetesës dhe përmbledh sjelljet që kanë shumë prej aktorëve socialë, rrugët që të çojnë drejt përmbushjes së normave dhe sjelljeve të kulturës. “Për të realizuar një përcaktim disi më të përmbledhur të institucionit social, duhet të përmenden disa elemente që ai përmban në vetvete, siç janë:

Institucioni social ka si objektiv realizimin e qëllimit të tij;

Përgjatë historisë njerëzore, institucioni social i ka realizuar me sukses qëllimet e tij;

Për realizimin e qëllimit, ka bashkëpunuar me institucione të tjera sociale;

Pavarësisht bashkëpunimit, institucioni social ka strukturë të pavarur;

Institucioni social në vetvete përmban kodet normative të kulturës të shoqërisë ku funksionon, si rrjedhojë merr një rëndësi të veçantë.

Në strukturën e shoqërisë ndodhen shtatë institucione kryesore sociale  (megjithatë ky kategorizim ndryshon sipas kushteve të jetesës, kushteve gjeografike, rëndësisë që u jep shoqëria dhe funksioneve që mbartin) dhe shumë institucione të tjera emergjente, të cilat lindin dhe e zhvillojnë aktivitetin e tyre social, sipas kushteve sociale bashkëkohore. Shtatë institucionet kryesore sociale mund të radhiten kështu: familja, edukimi, ekonomia, politika (sistemi qeverisës), sistemi shëndetësor, sistemi ushtarak dhe feja. Pavarësisht se institucionet sociale mbartin funksione të ndryshme (siç janë të radhitura më poshtë), ato kanë ndërthurje të përbashkëta dhe funksionojnë në varësi të nevojave të shoqërisë. Për shembull, edukimi si institucion social, ndërthuret në funksionet e tij dhe me institucione të tjera sociale që kryejnë funksionin e edukimit, siç janë familja dhe feja.

Fjalët kyçe:

analizë sociologjike, fe, edukim, familje, roli i gruas, Islam

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. AY, Mehmet Emin, “Ailede Verilecek Din Egitiminde Genel Pren- sipler: Islamda Aile Ve Cocuk Terbiyesi”, Karmat Yayin Evi, Istan- bul, 2005.

  2. Aydin, Mehmet Zeki, “Ailede Ahlak Egitimi”, Cumhuriyet Üniver- sitesi İlahiyat Fakültesi Dergisi, vol: VII, pp.125-158, Sivas, 2003.

  3. Aydin, Mustafa, “Kurumlar Sosyolojisi”; 2nci Baski; Vadi yayinlari, Konya, 2000.

  4. Dewey, John, “Shkolla dhe shoqëria”, Përkth: A. Bubesi; “Plejada”, Tiranë, 2003.

  5. Freyer, Hans, “Sociologjia e Fesë”, Përkth: A. Pajaziti, “Logos-A”, Shkup, 2015.

  6. Giddens, Anthony, Sociology, 6th Edition; Polity Press: UK, 2009.

  7. Güngör, Erol, “Değerler Psikolojisi Üzerinde Araştırmalar, Ahlak Psikolojisi, Ahlaki Değerler ve Ahlaki Gelişme”; Ötüken yayınevi, İstanbul, 2000.

  8. Gürhan, Nazife, “Toplumsal Cinsiyet Ve Din”; e-Şarkiyat İlmi Araştırmalar Dergisi, vol IV, pp. 58-80, 2010.

  9. Kayadibi, Fahri, “Kadin Eğitiminin Önemi ve Kalkinmadaki Rolü”, http://dergipark.gov.tr/download/article-file/101022, pp 19-31.

  10. Likaj Shaqiri, M. dhe Aydemir, M. A., “Religion and Spirituality as Important Issues on Social Capital: Albanian Society Case”; BJH; vol. 2; pp 21-35, 2013.

  11. Likaj Shaqiri, Matilda, “Hermeneutics as the Interpretation of Re- ligion in Cultural Contex: Sociological Perspective of Albanian Cul- ture”; BJES, vol 14, number 1; pp 131-142, 2017.

  12. Likaj Shaqiri, Matilda, “Social Conflicts, Violent Extremism and Education: How to Combat ‘Hate Speech’ Through Counter And Al- ternative Narratives”, BJES, vol. 15-16, pp. 1-16, 2017.

  13. Özensel, Ertan, “Türk Gençliğinin Değeri (Liseli Gençlik Üzerine Bir Araştırma)”; Yayınlamamış Doktora Tezi, Sakarya, 2004.

  14. Pajaziti, Ali, “Një Interpretim Sociologjik i Religjionit dhe Islamit: Rasti W.M.Watt, “Logos-A”: Shkup, 2012.

  15. Poloma, Margaret, “Cagdas Sosyoloji Kuramlari”; cev: H. Erbas; 2nci Baski; Gundogan Yayinlari, Ankara, 1993.

  16. Spickard, James V., “For a Sociology of Experience”, University of Redlands, The Journal for Near-Death Studies, vol. 3, no. 2, pp. 137-155, 1992.

  17. Stolley, Kathy S., “The Basics Of Sociology”, Greenwood Press: London, 2005.

  18. Zenelaga, B. dhe Cenaj, E., “Manual për Kursin Sociologji Edukimi”; “Mirgeeralb”, Tiranë, 2012.

Botuar

2020-04-15

Si të citoni

Likaj Shaqiri , Matilda. 2020. “Analizë Sociologjike E fesë, Edukimit Dhe Familjes: Shembulli I Rolit Të Gruas Në Islam”. Univers 21 (21):163-74. https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1162.

Numri

Seksioni

Art, Traditë dhe Kulturë