Trokitje në dyert e dijes
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.687Abstrakti
Në këtë artikull do të trajtojmë rolin e madh që ka mësuesit në edukimi e nxënësve në shkolla, si dhe nxitja e ideve, dëshirave, pasioneve dhe ëndrrave të nxënësve për jetën, për zhvillimet, shkencat, kulturën, artin etj.
Nxënësit, dëshirojnë, kërkojnë vetveten, përpiqen të gjejnë forma, të debatojnë e të paraqesin idetë, ambiciet, mendimet ashtu siç i ndjejnë dhe siç e kuptojnë jetën. Ata dëshirojnë jo vetëm të hedhin në letër dhe të botojnë pjesë në prozë apo vargjet e tyre poetike, por duan edhe të provojnë, të konkurrojnë, të tregojnë se edhe ata mund të bëhen gazetarë, të zbulojnë lajmin, të japin informacionin, të debatojnë dhe të hedhin në tavolinë ide dhe alternativa, të provojnë veten “sa vlejnë” si poetë, shkrimtarë, piktorë e skulptorë, si historianë e gjeografë, të thellojnë dijet e tyre në kimi, biologji, fizikë…, të dinë sa më shumë për kozmosin, të nxiten nga dëshira për aventura për të zbuluar enigmat dhe misteret e gjithësisë, pra, u pëlqen të shprehen me kurajë, duke u dhënë krahë ëndrrave, fantazisë, imagjinatës, dëshirës për të formuar personalitetin, për t`u bërë edhe ata dikush në jetë, të tregojnë prirjet e tyre progresive në rrugët e gjera të dijes.
Në artikull do të sjellim si shembull një almanak me krijime i nxënësve të një shkolle të mesme të bashkuar në fshatin Shalës të Elbasanit dhe tregohet se si mësuesi i tyre, ka ditur të nxisë dhe të organizojë dëshirën dhe mendimet poetike dhe krijimet në prozë të nxënësve. Mësuesi i kishte mbledhur së bashku me ta, siç mblidhen nga kopshti lulet e bukura dhe të freskëta në një buqetë dhe ishte kujdesur që ato të botoheshin në një libër të veçantë, duke vlerësuar arritjet e nxënësve, por edhe duke u kujdesur që talenti i tyre të zhvillohej përherë e më shumë. Çelësat e dyerve të dijeve, ua japin fëmijëve dhe nxënësve adoleshentë mësuesit e tyre, më të mirët, më të dashurit për ta, që i duan dhe i ndihmojnë. Këta mësues dinë se si t`ua bëjnë më të lehta gjërat më të vështira, se si ata të motivojnë sa më mirë vetveten, sesi t`u ngjallen shpresat dhe besimin se jeta është e bukur, por për ta jetuar atë, duhet punuar e luftuar vazhdimisht, duhet guxuar.
Fjalët kyçe:
torkitje, dyer të dijes, nxënës, mësues, shkollëShkarkimet
References
-
Spiro Basha, “Almanak”, Krijime poetike, Shtëpia botuese “Emal”, Tiranë, 1999.
-
Derrik Xhonson, “Çuditë e Amerikës”, Shtëpia botuese “ALB PAPER”, Tiranë, 2008.
-
Ernest H. Gombrih, “Histori e shkurtër e botës”, Shtëpia botuese “Elena Gjika”, Tiranë, 1999.
References
Spiro Basha, “Almanak”, Krijime poetike, Shtëpia botuese “Emal”, Tiranë, 1999.
Derrik Xhonson, “Çuditë e Amerikës”, Shtëpia botuese “ALB PAPER”, Tiranë, 2008.
Ernest H. Gombrih, “Histori e shkurtër e botës”, Shtëpia botuese “Elena Gjika”, Tiranë, 1999.