Riorganizimi dhe shkatërrimi i bashkësive islame në Shqipëri gjatë regjimit antifetar (1945 – 1967)

Autorët

  • Ali M. Basha

Abstract

Pas marrjes së pushtetit, komunistët ngritën në sistem ideologjinë e tyre antifetare, duke e shndërruar administratën shtetërore në një aparat represioni kundër fesë.
Pushteti komunist e gjeti Komunitetin Musliman me një organizim institucional që i imponoi regjimi fashist.
Sipas një procesverbali të Këshillit Drejtues të Shoqatës së Rinisë Muslimane të datës 21.I.1945, shoqata në fjalë kishte vendosur t’u propozojë organeve kompetente abrogimin e dekretit të Mëkëmbësit të datës 9.VI.1942 dhe rivënien në fuqi të Statutit të Kongresit III Musliman të vitit 1929. Këshilli i përkohshëm i Komunitetit Mysliman, i themeluar në bazë të urdhrit nr.110 datë 17.II.1945 të Ministrisë së Drejtësisë, në mbledhjen e saj, duke filluar nga data 10.III. 1945, mori në diskutim çështjen e legalizimit të strukturës së Komunitetit Mysliman dhe për këtë zbatoi mënyrën juridike.
Shteti Komunist, duke mos pritur që Komuniteti të riorganizohej dhe të riniste punën e përditshme, gjatë muajit dhjetor 1944, kishte kontrolluar Arkivat e Komunitetit Mysliman dhe kërkonte përgjigje për disa ngjarje të së kaluarës.
Kështu për shembull, Prokuroria e Shkodrës i kërkoi Kryemyftiut të vendit arsyen që e kishte shtyrë të përfshihej në diskutimet e viteve '30 kundër mbulimit të grave: "...Prokuroria nuk kishte nevojë të merrte mendimin tonë për zbatimin e ligjeve të Shtetit, pasi nuk i përket kësaj zyre fetare, siç i kemi thënë Z.Prokuror, pas përgjigjes që i është dhënë pas vizitës së tij në vendin tim të jetesës"- shkruante Kryeplaku i Shkodrës.
Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit si dhe prokuroritë e rretheve kërkojnë të dhëna dokumentare si u formua Komuniteti Mysliman.
Me veprime të tilla, kuadrot kryesore të Komunitetit e kuptuan se do të kishte probleme me shtetin komunist, por askush nuk e mendoi atë fund tragjik, i cili, të paktën, la gjurmë në historinë e vendit tonë.
Komuniteti, që në aktivitetet e tij të para, e ndjente shumë mungesën e kuadrove fetare (disa u burgosën, të tjerë u përzunë nga Tirana, pjesa më e madhe ishin të moshuar) kërkoi ndihmën e qeverisë për të riatdhesuar nga vendet islame studentët e Medresesë së Përgjithshme, të cilët gjatë 10 viteve të fundit u dërguan atje për studime. Dhe qeveria u përgjigj me thënien "fjalë të mira, por asgjë nuk është bërë".
Nga viti 1946 populli u detyrura që të shkurtoj festat fetare. Përdorimi i popullit ("në emër të popullit","për popullin","me popullin") ishte një praktikë e përdorur gjatë gjithë kohës së sundimit të komunistëve.
Përveç ligjit të reformës agrare, ligjit për arsimin etj, i cili preku bashkësitë fetare, pushteti shtetëror gradualisht dhe vazhdimisht preku bashkësitë e përmendura edhe me taksat mbi pronat e tyre të palëvizshme, në ndërhyrjen me kuadrot të cilët u zgjodhën të ishin propagandues të shtetit (anti-fetar) megjithëse paguheshin në bashkësinë fetare.
Liria e besimit garantohej me kushtetutë, por shteti kishte marrë në dorë propagandën antifetare dhe ndërhynte në çdo fshat e qytet, qendra pune e ndërmarrje, në institucione kulturore e sidomos në shkolla.
Në këtë drejtim, propaganda antifetare u bë shumë agresive, sidomos në fund të viteve "50 dhe në fillimet e viteve "60 të shekullit të kaluar.
Kjo lloj propagande ishte e barabartë për muslimanët, tarikatet, ortodoksët dhe katolikët.
Librat fetarë u mblodhën me përbuzje dhe u dërguan larg qarkullimit; gjithashtu objektet fetare u trajtuan me përbuzje, shumica e të cilave u shkatërruan dhe aty u mbajt vetëm ndonjë prej tyre si relikt historik.
Më në fund, historia antifetare e shtetit komunist përfundoi me ligjet që nxirrnin jashtë ligjit besimet dhe besimet fetare.

Keywords:

Shqipëria, Komuniteti Musliman, islami, komunizmi, dorëshkrime

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Arkivi Qendror i Shtetit (AQSh). (Fondi i Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Fondi i Kryeministrisë. Fondi i Minsitrisë së Arsimit).

  2. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse. Botimet Toena. Tiranë, 2006.

  3. Dr. Shyqyri Hysi, "Muslimanizmi në Shqipëri në periudhën 1945 – 1950", Tiranë, 2008.

  4. Enver Hoxha, "Me Stalinin".

  5. Gazeta “Bashkimi”, 28 mars 1967.

  6. “Zani i Naltë”, viti XII, mars 1937, nr. 3.

  7. Gazeta “Atdheu” (ShBA), nr. 72, qershor 1975

  8. “Drita Islame”, viti I, datë 6.II.1992, nr. 5.

  9. Gazeta “Metropol”, 2.II.2005.

  10. Gazeta “Metropol”, 5.II.2005.

  11. Gazeta “Metropol”, 6.II.2005.

  12. Gazeta “Metropol”, 8.II.2005.

  13. A.Shahu, "Marrëdhëniet e shtetit komunist me Komunitetin Musliman", në “Feja, kultura dhe kombi shqiptar”, Prishtinë, 1995.

Published

2024-05-07

How to Cite

Basha, Ali M. 2024. “Riorganizimi Dhe shkatërrimi I bashkësive Islame Në Shqipëri Gjatë Regjimit Antifetar (1945 – 1967)”. Univers 13 (13):45-63. https://albanica.al/univers/article/view/3797.

Numër

Section

Studime