Memorizimi i Kuranit në Maqedoninë e Veriut mes edukimit formal dhe joformal
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.617Abstract
Ndonëse kombet e rajonit të Ballkanit u njohën me islamin para ardhjes së osmanëve në këto treva, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane ky besim i ri u shndërrua në veçori dalluese të një pjese të shoqërive të këtij rajoni. Një nga objektivat kryesore të osmanëve, të cilët luajtën rol vital në zhvillimet shoqërore të rajonit të Ballkanit, ishte edhe sigurimi i zhvillimit shpirtëror dhe intelektual të myslimanëve të këtij rajoni, përfshirë këtu edhe avancimin e praktikës së mësimit përmendësh të Kuranit (Hifz). Kjo praktikë kultivohej dhe ruhej përmes shkollave të emërtuara si “Shkolla për Hifz” dhe “Dar'ul Qurra”. Gjatë historisë, në shkollat e lartpërmendura u diplomuan mijëra myslimanë të rinj nga ky rajon, të cilët luajtën rol të rëndësishëm pozitiv në rrethin e tyre.
Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, Maqedonia e Veriut si një nga vendet kryesore që dallohej për mësimin përmendësh të Kuranit në Ballkan, u bë pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë, e cila pas Luftës së Dytë Botërore u shndërrua në Jugosllavi Socialiste. Përkundër faktit se myslimanët e Maqedonisë së Veriut nga fillimi i shekullit XX e deri më tani, u përballën dhe ende përballen me vështirësi dhe sfida të ndryshme sociale, ekonomike, politike, ata dhanë maksimumin e tyre për ruajtjen e vlerave të tyre fetare, përfshirë këtu edhe praktikën e nxënies përmendësh të Kuranit, gjegjësisisht “hifzit” .
Kohët e fundit, memorizimi i Kuranit në këtë vend mirëmbahet përmes metodave të ndryshme. Ky synim arrihet ose me anë të funksionimit të shkollave speciale zyrtare (arsimi formal), ose nëpërmes individëve profesionistë (arsimi joformal) dhe fill pas përfundimit të suksesshëm të hifzit, memorizuesit e Kuranit detyrohen t`i nënshtrohen provimit zyrtar të përgatitur nga zyra përkatëse e Bashkësisë Fetare Islame.
Ky punim do të japë një vështrim të përgjithshëm mbi historinë e hifzit në botën islame, do të elaborojë fazat e zhvillimit të institucionit të hifzit gjatë historisë islame, do të shqyrtojë historinë e hifzit në Maqedoninë e Veriut, si dhe do të analizojë praktikën e nxënies së Kuranit përmendësh mes edukimit formal dhe atij joformal.
Keywords:
Islami, Perandoria Osmane, Maqedonia e Veriut, Kurani, edukim formal dhe joformalDownloads
References
-
Bozkurt, N. (1989). “Hafız” Türkiye Diyanet Vakfı İslam Ansiklopedisi. Ankara: TDV Yayınları.
-
El Kettani, A. (1993). Et-Teratibul-idarijje: Hz. Peygamber’in Yönetiminde Sosyal Hayat ve Kurumlar (përkth: Ahmet Özel) I-III. Stamboll.
-
El Xhezeri, E. (1982). Gajetun-Nihaje fî ṭabaḳatil-ḳurra.Bejrut: G. Bergstraesser.
-
Ez Zehebi, M. (1995). Marifetul-kurrail-kibar aleṭ-ṭabaḳat vel-ashar I-IV. Stamboll: Tayyar Altıkulaç.
-
Fazlić, S. (1981). Hafizi u Sarajevu. Sarajevo.
-
Hasandedić, H. (1977). Hafizi Mostara i okoline. Sarajevo: Takvim.
-
Huzai, A. (1981), Kitabu Taḫrixhid-delalatis- semijje ala ma kane fi ahdi Resulillah minel ḥiref vesh-shanai vel-ʿamalatish-sherijje. Kairo: Ahmed M. Ebu Selame.
-
Ibn Haldun, (1983). Mukaddime II (përkth: Süleyman Uludağ). Stamboll.
-
Ibn Hallikan, M. (1978). Vefeyatul-ajan ve enbau ebnaiz-zaman I-VIII. Bejrut: İhsan Abbas.
-
Ibnul-Arabi, E. (1974). Aḥkamul-Ḳurʾan I-IV. Kairo: Ali M. el-Bixhavi.
-
Kur’ani Famëlartë
-
Mehdiu, F. (2010). Hafizët tanë gjatë historisë. Prishtinë: Shoqata e orientalistëve të Kosovës.
-
Musnedi i Imam Ahmed bin Hanbelit.
-
Sahihu i Buhariut.
-
Sahihu i Muslimit.
-
Suneni i Ebu Davudit.
-
Suneni i Tirmidhiut.
-
Suneni i Ibn Maxhes.
-
Suneni i Darimiut.