E drejta islame
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1193Abstrakti
Ka mendime sipas të cilave qytetërimi tradicional islam përshfaqet si diçka që mund ta krahasonim me një dru frutor, i cili është mbjellë, ka mbirë dhe ka hedhur shtat në një hapësirë ekzotike. Por e vërteta është se, përtej të qenit një hierarki aksiologjike e ndryshme nga qytetërimet e tjera, përfshi atë të krishterë, islami duhet këqyrur si rrjedhoja e natyrshme e evolucionit mendor e shpirtëror e disa popujve, të cilët ndryshe nga ata që banojnë në Europë, kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një mënyrë jetese të vetën, në pajtim me mjedisin, ndonjëherë jo fort pjellor, dhe realitetet historike u kanë diktuar ngjizjen e një bote shpirtërore të mirëdallueshme.
Mendimi juridik, duke qenë vetëm një nga përbërësit e çdo qytetërimi, mund të zbërthehet në kontekstin e dukurisë që e jetëson. Aq më tepër kur bëhet fjalë për islamin, për të cilin Raymond Charles është shprehur: “Islami (nga: selam – “nënshtrim ndaj Allahut”) është para së gjithash fe, pastaj shtet e, më në fund, kulturë”. Duke mos qenë konservator e ca më pak fanatik, islami, edhe në sistemin juridik të së drejtës, ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet e sotme, duke mos mohuar apo shpërfillur aspak sistemin juridik europian.
Gadishulli Arabik, hapësira në të cilën u shfaq islami, përmes themelvënësit të tij, Profetit Muhamed, nuk kishte pasur ndonjë organizim fetar, politik dhe social të mirëfilltë. Vetëm disa fise ishin krishterizuar, ndërsa arabët e Gadishullit Arabik me të njëjtin emër praktikonin politeizmin primitiv.
Bashkë me përkrahësit e tij, Profeti Muhamed shkoi në Medinë, ku bëri për vete fiset e beduinëve e më pas krerët e Mekës. Hap pas hapi fe e re u përqafua nga krejt bota arabe. Ajo, siç dihet, shpalli një qëllim jetik: nënshtrimin (bindjen) ndaj Allahut dhe zbatimin e porosive të tij. Veprimtaria e kësaj feje zhvillohet përmes institucionesh, të cilat njëherazi janë edhe norma juridike dhe mbështeten në radhë të parë në pesë “shtyllat e besimit”:
Fjalët kyçe:
E drejtë islame, qytetërim tradicional, EuropaShkarkimet
References
-
Christian Schuster, B Islam, G ter Haar, JJ Busuttil – jsri.ro
-
Nathalie Clayer, Aux origines du nationalisme albanais. La nais- sance d’une nation majoritairment musulmane en Europe (Paris: Éditions Karthala. Collection H des Suds – ceeol.com
-
Studii și articole, E JURCAN – ceeol.com
-
“Studime dhe provokime fetare në Evropën bashkëkohore”. Emil JURCAN … 2 “Pluralizmi fetar autentik nënkupton një multi- kulturalizëm të vetvetishëm”; Terence Lovat, Religious pluralism can be seen to resemble multiculturalism, Reconciling Islam, Christianity and Judaism
-
STUDIME–ARTIKUJ–DISKUTIME–KOMENTE–ANAL- IZA, PALESA AL, I DE TERORISM – ceeol.com
-
Kult, magji, herezi: artikuj nga enciklopeditë e feve, IP Culianu – 2016 – books.google.com
-
Faith and practice are different matters in Islam, S Preda – Journal for the Study of Religions and Ideologies, 2015 – ceeol.com
-
KISHA TRADICIONALE, REFORMA DHE ISLAMI NË BA- NAT, A Magina – researchgate.net
-
[PDF] mtak.hu
-
ISLAMI DHE PAKICAT FETARE NË KUSHTETUTËN E RE SIRIANE TË VITIT 1950. Gerrie ter Haar, James J. Busuttil (eds.) Bridge or barrier: religion, violence and visions for peace C Schuster – Journal for the Study of Religions and Ideologies, 2010 – jsri.ro