Eposi i kreshnikëve si përmendore madhështore e kulturës ligjërimore të shqipes

Autorët

  • Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj

Abstract

Artikulli është marr nga studimi “Etnografia e të folurit në eposin e Kreshnikëve”, mbajtur edhe si punim në Konferencën shkencore kushtuar eposit të Kreshnikëve, në Prishtinë, gusht 2010.
Eposi i Kreshnikëve përbën një përmendore të mrekullueshme të kulturës së gjuhës, një trashëgimi të paçmueshme në të cilën mund të verifikohen dëshmi shumë interesante të proceseve historike e dialektologjike të shqipes.
Në këtë kuadër të studimit të gjuhës së Eposit bien në sy dy anë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën: nga njëra anë, tematika e pleksur me elemente mitologjike e brendiore të lashta, me mbeturina e tregues legjendarë e mendësi të shekujve të shkuar; nga ana tjetër, një gjuhë që kuptohet pa ndonjë vështirësi të veçantë nga brezat e rinj të kohës sonë, jo vetëm në Gegëni, po edhe më gjerë.
Kjo dëshmon se gjuha e Eposit ka pasur përpunim të një shkalle të lartë, prandaj edhe është konsideruar me të drejtë si “përmendore e artë e gjuhës sonë poetike”.
Gjuhë të bukur, figura të hijshme e leksik të zgjedhur ka mbarë krijimtaria poetike e popullit tonë, por Eposi i Kreshnikëve “da në shenj”, sepse ka përpunim e gdhendje të posaçme. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse shumë studiues, shqiptarë e të huaj, kanë pohuar e mbështetur fuqimisht mendimin se Eposi shqiptar “është një vepër me të vërtetë madhështore e krijuesve popullorë, që të mahnit e të lë pa gojë me bukurinë e vet”.

Nga studimet tona kemi arritur në përfundimin se në gjuhën e epikës, qoftë risitë (inovacionet), qoftë ruajtjet (konservacionet) janë të lidhura më tepër me brendinë, me stilin dhe me mëtimet artistike, gjë që shkakton lëvizje më të shumta në fushën e leksikut dhe të morfosintaksës.

Keywords:

Eposi i Kreshnikëve, gjuhë, trashëgimi, kulturë, elemente mitologjike

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Çabej E., Për gjenezën e literaturës shqiptare, 1939.

  2. Çabej E., Poezia epike e kufinit në Shqipërinë e Veriut, 1943.

  3. Çabej E., Poezia gojore epike e shqiptarëve dhe e sllavëve të Jugut, 1954.

  4. Çabej E., Shqiptarët mes Lindjes e Perëndimit, Tiranë, 1996.

  5. Çetta A., Nderi si veçori etnopsikologjike e popullit tonë si veçori në këngët e kreshnikëve, në ÇFSh, 3, 1983.

  6. Desnickaja A., Naddialektnie formy ustnoj reçi i ih rol v istorii jazyka, Leningrad, 1970.

  7. Dervishi Z., Dukuria e virgjinave në kontekstin e funksioneve sociokulturore, në librin “Flirte me plagët”, Shtëpia Botuese “Jerusalem”, Tiranë, 2003.

  8. Domi M., Rreth tryezës së rrumbullakët “Eposi dhe kultura shqiptare”, në ÇFSh, 3, 1983.

  9. Elsie R., Albanian folktales and legends, 1994.

  10. Gjergji A., Etnosi ynë në epikën heroike legjendare, në “Kultura popullore”, IV (18)/1983.

  11. Instituti i Folklorit, “Folklor Shqiptar”, II Epika legjendare, Tiranë, 1966.

  12. Jensen S. Mina, The Homerik Question and the oral-formulaic Theory, Museum Tusculanum Press, Copenhagen 1980.

  13. Haxhihasani Q., Epika popullore si shprehje e veçorive të etnosit tonë në mesjetë, “Kultura popullore”, 1982, nr.2.

  14. Lambertz M., Der Cyklus von Mujo und Halili (1954/55), ribotuar në Volksepik der Abaner , Leipzig East Germany, 1958.

  15. Lord A., The Singles of tales. Cambridg Mass.Harward University Press, 1960.

  16. Panajoti E., Eposi shqiptar i Kreshnikëve, “Perla”, 4 (12), Tiranë, 1998.

  17. Sako Z. - Haxhihasani Q., Epika legjendare, II, Tiranë, 1966, f. 7.

  18. Sinani Sh., Ndikime dhe shtresa në epikën legjendare, në “Perla”,1997/ 2-3.

  19. Sinani Sh., Mitologjia në Eposin e Kreshnikëve, 1998.

  20. Shala D., Tematika e këngëve të kreshnike shqiptare, në “Gjurmime albanologjike”, Seria Folklor dhe etnologji, IX, Prishtinë, 1979.

  21. Shkurtaj Gj., Rreth disa veçorive të gjuhës së këngëve popullore,”St. fil.”,1, 1976.

  22. Shkurtaj Gj., Epika heroike shqiptare si përmendore madhështore e kulturës së gjuhës, mbajtur për herë të parë si ligjëratë në Institutin Oriental të Universitetit të Napolit, 1992, botuar në “Kundrime gjuhësore”,Tiranë, 2006.

  23. Tirta M., Shtresime mitologjike në epikën legjendare, në “Epika heroike shqiptare” (20-22 tetor 1983).

  24. Uçi A., Epika heroike dhe vendi i saj në folklorin shqiptar, në “Kultura popullore”, IV (18)/ 1983.

  25. Zheji Gj., Vargu i këngëve të kreshnikëve, 1987.

Published

2024-05-07

How to Cite

Shkurtaj, Prof. dr. Gjovalin. 2024. “Eposi I kreshnikëve Si përmendore madhështore E kulturës ligjërimore Të Shqipes”. Univers 13 (13):177-91. https://albanica.al/univers/article/view/3911.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë