Toponimia e zonës së Bytyçit
Abstract
Ky artikull është pjesa e parë e studimit të toponimeve të zonës së Bytycit (quhet zonë, pasi përfshin dy fshatra: Bytyçin dhe brigjet e Berishës, të cilat sot përbëjnë administrativisht komunën e Bytyçit dhe janë pjesë e rajonit të Malësisë së Gjakovës, që njihet si rrethi i Tropojës).
Në këtë zonë përfshihet mali i Sylbicës dhe mali i Bytyçit.
Fillimisht, flitet për pozitën gjeografike të kësaj zone në përgjithësi, pastaj për fshatrat Bytyç dhe brigjet e Berishës në veçanti, si dhe për malin Sylbica.
Përveç etnogjenezës së fiseve Bytyçi dhe Berisha që popullojnë këto dy fshatra, në këtë artikull flitet edhe për etimologjinë e disa toponimeve.
Me toponimet e zonës së Bytyçit, autori përpiqet të hartojë një fjalor mikrotoponimik, në të cilin disa emra është e vështirë të shpjegohen etimologjikisht.
Në këtë fjalor gjenden edhe fjalë të vjetra shqipe, që sot përdoren rrallë dhe nuk kuptohen me herë të parë, mirëpo nëpërmjet fjalorit të gjuhës standarte shqipe, studimit të disa dialekteve, si dhe nëpërmjet analizës fjalëformuese, është bërë e mundur të shpjegohen shumë prej tyre, si prejardhja e emrave: Bytyç, Leniq Shkelzen etj., po ashtu kuptimin e disa mikrotoponimeve e gjejmë edhe në bisedat dhe konsultimet me të moshuarit, siç janë emërtimet: Fusha e Trimave, Gjurma e Isuf Ukës, Lkëni i Popocit etj.
Por, megjithatë, etimologjia e disa mikrotoponimeve nuk është gjetur akoma.
Keywords:
toponime, etimologji, prejardhje, Bytyçi, Berisha e BrigjeveDownloads
References
-
Bajraktari Jusuf. “Gjakova me rrethinë”, Prishtinë, 1998.
-
Beci, Bahri. “E folmja e Shkrelit”, Dialektologjia shqiptare. I, 1971
-
Çabej, Eqrem. “Hyrje në Historinë e Gjuhës Shqipe”, Tiranë, 1960.
-
Gosturani, Xheladin. “E folmja e Hasit”, Dialektologjia shqiptare III, Tiranë, 1975.
-
Krasniqi, Mark. “Gjurmë e gjurmime”, Prishtinë, 1979.
-
Lafe, Emil. “Fjalori i emrave gjeografikë të Republikës së Shqipërisë” Tiranë, 2002.
-
Malaj, Ibrahim. “Tropoja në breza”, Tiranë, 2003.
-
Shkurtaj, Gjovalin. “Onomastika dhe etnolinguistika”, Tiranë, 2001.
-
Zojzi, Rrok. “Fisi si njësi politike”, Hylli i Dritës, nr. 5, 1944.