Kuvendi themelues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në xhaminë Bajrak
Abstract
Kuvendi historik i Prizrenit, në të cilin u themelua Lidhja Shqiptare, u mbajt në Bajrak xhami (në Xhaminë Flamur) të këtij qyteti. Edhe pse ishte një objekt i kultit islam, në të morën pjesë jo vetëm 38 pjesëmarrës muslimanë, por përkrah tyre u rreshtuan dhe pesë delegatë kristianë (ortodoksë e katolikë).
Aty u morën vendime historike për fatet e atdheut dhe për të ardhmen e tij. Këtë qëndrim të paimagjinueshëm për atë kohë e diktonte momenti historik, i cili shtronte para tyre detyrën e ngutshme të bashkimit pa dallim feje për shpëtimin e trojeve shqiptare nga rreziku i copëtimit. Ky bashkim i elementëve të ndryshëm fetarë vinte natyrshëm në vijim të traditës shekullore të bashkëjetesës ndërfetare midis bartësve të besimeve të ndryshme.
Për autorin Sylejman Kylçe, me prejardhje nga Luma, i cili na kumton vendimet e punimeve të këtij kuvendi, është plotësisht e qartë dhe e padiskutueshme që këta delegatë kishin ardhur aty jo për hir të interesave të ngushta, të veçanta, por, ashtu sikurse nënvizon ai, “për mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë” mbarë.
Kuvendarët, edhe pse përfaqësues vetëm të një pjese të Shqipërisë, kryesisht të asaj verilindore ndanë (siç provojnë vendimet që u morën aty qysh në ditët e para të mbajtjes së mbledhjes) të njëjtat mendime lidhur me rrugët e shpëtimit të atdheut nga rreziqet që i kërcënoheshin. Si masë të parë ata ndërmorën formimin e një organizate kombëtare të njësuar mbarëshqiptare, e cila ka hyrë në histori me emrin Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ata deklaronin më tej: “Qoftë i mallkuar kush ndjek interesat egoiste në këtë kohë kur atdheu na thërret në shërbim të tij. Ne, në Lidhjen tonë, vendosëm që para së gjithash të provojmë që, pa diskutuar për fenë, jemi shqiptarë”.
Siç shihet për ndarje krahinore as që bëhej fjalë. Pjesëmarrësit e Kuvendit qenë të vetëdijesuar plotësisht për identitetin e tyre të njësuar kombëtar. Shpalosja e bashkimit mbifetar të shqiptarëve, u vlerësua që herët, siç shkruan Sylejman Kulçe, në mënyrë të natyrshme, “një vepër zgjimi e madhe”. Fillimisht, shqiptarët e vilajetit te Kosovës dhe fill pas tyre edhe ata të mbarë viseve të Shqipërisë verilindore, veriore, dhe lindore, nuk shkuan në Kuvendin e Prizrenit vetëm dhe thjesht si përfaqësues të krahinave apo të sanxhaqeve të veçanta. Më 15 qershor 1878, Kuvendi i Prizrenit shpalli, më së pari, vendosmërinë e popullit shqiptar për të mos lejuar copëtimin e trojeve amtare. Po atë ditë delegatët pa asnjë mëdyshje miratuan dhe programin maksimal të Lidhjes që sapo formuan. Në to pasqyrohej qartë qëndrimi i delegatëve që kishin mbërritur në Prizren, kryesisht nga Kosova e më pas dhe të atyre nga viset e afërta, ndaj rrezikut të copëtimit të trojeve shqiptare. Qëndrimi i tyre realist dhe tejpamës përshkohej nga një mendim i qartë për domosdoshmërinë e ngutshme të riorganizimit politik të mbarë viseve shqiptare mbi bazën e një autonomie sa më të gjerë në kuadër të Perandorisë Osmane.
Pas formimit te Lidhjes Shqiptare si një organizatë mbarëkombëtare me përkujtesën e 15 qershorit drejtuar Kongresit të Berlinit dhe Portës së Lartë dhe, sidomos, me miratimin e programit politik të Lidhjes u shpreh qartë vullneti dhe vendosmëria e kombit shqiptar për krijimin e një fronti të përbashkët të mbarë shqiptarëve përballë armiqve të huaj që kërkonin ta gjymtonin tërësinë territoriale të atdheut dhe t’ia mohonin Shqipërisë të drejtat kombëtare. Ky front që në ditët e para të krijimit të tij u shndërrua ndryshe nga çfarë pretendohet, në një organizatë politike kombëtare, me fizionomi të mirëfilltë shqiptare të shpallur pa mëdyshje botërisht.
Në fillim të qershorit të vitit 2007 në përkujtim të 129-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi më 12 qershor 2007 tryezën shkencore me temë “Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në raport me realitetin shqiptar sot”. Me këtë rast, në hyrje të Xhamisë Bajrak të qytetit historik u përurua pllaka përkujtimore në nderim të pjesëmarrësve të Kuvendit Themeltar të Lidhjes Shqiptare të mbajtur në këtë faltore.
Keywords:
Kuvendi i Prizrenit, Lidhja Shqiptare, Bashkimi fetar, Xhamia Bajrak, Programi politikDownloads
References
-
S. Külçe, Osmanli tarihinde Arnavutluk, Izmir, 1944.
-
Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përg. nga S. Pollo dhe S. Pulaha, Tiranë 1978.
-
G. Shpuza, Në vazhdën e gjurmimeve për epokën e Rilindjes Kombëtare (Përmbledhje shënimesh historike dhe historiografike), Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë, 1997.
-
G. Shpuza, “Kuvendime për historinë kombëtare”, Sh. B. DITUIA, 2000.
-
Historia e popullit shqiptar, vëll. II, Tiranë, 2002.
-
Konferenca Kombëtare e studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, 1878 - 1881, ( 12 - 28 qershor 1978 ), ( Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë ), vëll. I - II, Tiranë, 1979.
-
Konferenca Shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës), Referate dhe kumtesa të mbajtura në Seksionin e Historisë, Prishtinë, 6-9 qershor 1978, Prishtinë, 1981.
-
Historia e Shqipërisë, ( Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë ) vëll. II, Tiranë, 1984.
-
K. Frashëri, Lidhja e Prizrenit (1878-1881), Tiranë, 1956; Po ai, Istorija Albani, Tirana, 1964.
-
A.Buda, Shkrime historike, 2, Tiranë, 1986.
-
S. Rizaj, Synimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në: “Gjurmime albanologjike”, VIII, 1878, Prishtinë, 1979, f. 151-184.
-
Sh. Rahimi, Vilajeti i Kosovës më 1878 - 1912, Prishtinë, 1969.
-
Sh. Rahimi, Lufta e shqiptarëve për autonomi ( 1897 - 1912 ), Prishtinë, 1978.
-
Histoire de l’Albanie des origins a nos jours, sous la direction de S. Pollo et A. Puto avec la collaboration dë K. Frasheri et S. Anamali, Editions Horvath, Paris, 1974 e të tjerë.
-
K. Frashëri, Lidhja Shqiptare Prizrenit (1878-1881), Tiranë, 1989, Vëll. I.
-
K. Frashëri, Lidhja Shqiptare Prizrenit, (1878-1881), Tiranë, 1997.
-
S. Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885), Prizren, 1998, f. 107-136.).
-
G. Shpuza, Po ai, Përkujtesa e shkodranëve e 13 qershorit 1878. Program i pare i plotë i Lëvizjes Kombëtare Mbarëshqiptare, në Seminar i katërt ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”, vëllimi I, (20- 22 nëntor 2002), Shkodër 2002, 137-148; Po ai, Pavarësia – synim programor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, kumtesë e mbajtur në konferencën shkencore të organizuar nga Shoqata e historianëve shqiptarë në Maqedoni, më 23 nëntor 2002.
-
G. Schiro, Gli albanesi e la questione balcanica, Napoli, 1904, f. 71.
-
Xh. Belegu, Lidhja e Prizrenit, Tiranë, 1939.
-
Historia e popullit shqiptar, vëllimi II, Tiranë, 2002.
-
Dr. Skender Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet angleze, Botim i Arkivit të Kosovës, Prishtinë, 1978;
-
S. Brestovci, Marrëdhëniet shqiptaro - serbo-malazeze (1830 - 1878), Botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë, 1983.
-
Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Prizren, 2001.
-
G. Shpuza, Në prag të Pavarësisë, New York, 1999.
-
G. Shpuza, Pages d’histoire albanaiase, Les Editions ISIS, Stanbul, 2006.