Figura e Ali efendi Jakupit, shembulli i muslimanit të shquar të shek. XX
Abstract
Për të njohur figurën shumëdimensionale e poliedrike të Ali efendiut, mjafton të shohim mendimet që ai jep për dy dijetarët e njohur, Mustafa Sabri dhe Hasan el-Bena.
Vetë njohja e shoqërimi, si dhe bashkëpunimi me personalitete të tilla të Botës Islame, më së miri flasin për thellësinë e mendimit të Ali efendiut.
Ai thoshte: “Mustafa Sabri efendiu ishte një shkencëtar që pati kuptuar botën e sotme, që pati dalë kundër afetarizmit të sotëm, i aftë në gjykim dhe shprehje për t’iu përgjigjur problemeve të kohës! Ai ishte Gazaliu i kohës në emër të Allahut. Ishte një luftëtar!...”
Ndërsa për Hasan el-Bena pati thënë: “Hasan el-Benna ishte njeri i veprimit, tejet praktik. Ngrihej herët, punonte gjer në mesnatë ngrënë a pa ngrënë. Pinte një a dy kafe. Ja, një njeri i tillë. Kur i fliste tjetrit, ia tërhiqte zemrën si magnet. Ishte njeri që ia kishte kushtuar veten Allahut. Sikur Allahu ta kishte krijuar si udhëzues të rinisë së këtij shekulli! Ai e ringjalli rininë universitare. Ai formoi në Kajro një xhemat, bashkësi madhështore!”.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Egjipti në përgjithësi, dhe posaçërisht Kajro e Aleksandria, qenë bërë strehë për shumë shqiptarë të ndjekur nga pushteti komunist i Tiranës zyrtare dhe pushteti sllav i instaluar në trojet etnike në ish-Federatën Jugosllave. Kjo për faktin se në Egjipt qeveriste
Dinastia shqiptare e themeluar nga Valiu i famshëm shqiptar Mehmet Ali pasha, respektivisht Mbreti Faruk.
Derisa në pushtet ishte Mbreti Faruk, shumë patriotë e antikomunistë shqiptarë gjetën strehim në Kajro, mirëpo me ardhjen e Xhemal Abdul-Naserit në pushtet, gjendja e shqiptarëve në Egjipt vështirësohet, prandaj shumica e tyre detyrohen ta lëshojnë Egjiptin, ngase ndiqeshin nga pushteti i Abdul-Naserit si përkrahës të Mbretit Faruk. Kjo bëri që edhe Ali Jakupi ta linte Egjiptin.
Pas 20 vjetësh qëndrimi në Egjipt, respektivisht në Kajro, nga Biblioteka Qendrore e Universitetit “Al-Az’har”, Ali efendiu në korrik 1957 mori detyrën e përkthyesit në Ambasadën e Egjiptit në Ankara.
Si përkthyes në Ambasadë Ali efendiu punoi deri në nëntor 1959.
Ali efendi Jakupi, pasi heq dorë nga detyra e përkthyesit në Ambasadën egjiptiane në Ankara, më 1960 vendoset në Stamboll, kur mori shtetësinë turke dhe, një vit më vonë, u martua. Ai ka pasur një xhami të vogël afër shtëpisë dhe aty u mbante ligjërata prej librit “Ihja ulumi din”.
Ky libër është bazë për themelet e fesë islame, i shkruar në gjuhën arabe e i përkthyer në gjuhën osmane dhe Ali efendiu ua mësonte dhe komentonte studentëve.
Megjithëqë larg atdheut, Ali efendiu ndiqte me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në trojet shqiptare.
Komunizmin e konsideronte si fatkeqësinë më të madhe të popullit shqiptar, “pa rënë komunizmi, nuk ka hajr për popullin tonë”.
Në maj 1983, Ali efendi Jakupi qe paralizuar dhe i paralizuar jetoi deri më 22 maj 1988, kur ndërroi jetë në Stamboll, larg vendlindjes së tij.
Ali efendiu ndërroi jetë pa shijuar kënaqësinë e rënies së komunizmit në trojet shqiptare.
Meqenëse ishte martuar në moshë të shtyrë, nuk ka lënë pasardhës.
Është varrosur në varrezat Sakizagoci në Edirnekapi.
Keywords:
biografi, Ali efendi Jakupi, shkencëtar, dijetar, poliglotDownloads
References
-
Ekmeluddin Ishanoglu: Cenkçikler, Ali Yakup (1913-1988); Islam Ansiklopedisi, Istanbul 1983
-
Ali Yakup Hoca’nin Hayati (Devanin Asli Ihlas ve Ornek bir hayat); ALTINOLUK, 1987
-
Kasim Hadžić: Stogodišnjica šeriatske sudačke škole (mejtepi nuvvaba u Sarajevu); Glasnik, br. 5, Sarajevo 1987
-
Islam Ansiklopedisi, Istanbul 1983
References
Ekmeluddin Ishanoglu: Cenkçikler, Ali Yakup (1913-1988); Islam Ansiklopedisi, Istanbul 1983
Ali Yakup Hoca’nin Hayati (Devanin Asli Ihlas ve Ornek bir hayat); ALTINOLUK, 1987
Kasim Hadžić: Stogodišnjica šeriatske sudačke škole (mejtepi nuvvaba u Sarajevu); Glasnik, br. 5, Sarajevo 1987
Islam Ansiklopedisi, Istanbul 1983



