Qëmtime për jetën dhe veprën e veprimtarëve pedagogjiko-arsimore të fesë islame në Ulqin
Abstract
Jeta dhe vepra e Hafëz Ali Riza Ulqinakut (1855 – 1913)
Në Ulqin, si krijues vlerash kulturore dhe shkollore përmendet hafëz Ali Riza Ulqinaku, i cili ka shkruar “Mevludin”.
Në gjuhën shqipe e kanë shkruar “Mevludin”, edhe shkrimtarë shqiptarë, si Hasan Zyko, Ismail Floqi, Haxhi Çiçkaj, Avdullah Konispoli dhe hafëz Ali Riza Ulqinaku.
“Mevludi” i këtij të fundit është botuar me titull “Tergume – i Mevlud Ala Lisan Arnavud” (Përkthimi i mevludit në Stamboll) dhe paraqet përkthimin e Mevludit të Sulejman Çelebiut.
Pasi kreu Medresenë në Shkodër, hafëz Ali Ulqinaku punoi si mësues në këtë qytet. Pastaj, nga Shkodra shkoi në Lezhë, punoi si myfti dhe myderris.
Ai vdiq në Shkodër më 23 prill 1913.
Hafëz Ali Ulqinaku ishte atdhetar i shquar, poet i talentuar, përkthyes i shkëlqyeshëm, leksikograf i dalluar dhe alim i nderuar në rrethin ku jetoi e veproi. Në veprat e tij përdori pseudonimin: Ali Riza. Ai ka lënë disa vepra, të botuara dhe dorëshkrime.
Ka botuar një përmbledhje me tri vepra të veçanta:
1) Përkthimin shqip të veprës turke “Huda Rabbim”;
2) Mevludin me titull: “Terxheme – i mevlud ala lisani arnaud”;
3) Një fe – rrëfenjës me titull: “Mexhmuat – ul – avah”.
Hafëz Husein S. Mujali (1897-1957)
Hafëz Husein S. Mujali, u lind dhe vdiq në Ulqin.
Mejtepi dhe Medresja e Ulqinit me Husein S. Mujalin përgatiti kuadër për aktivitet të gjithanshëm kulturor e kombëtar.
Nxënësit e hafëz Husein S. Mujalit ishin hafëz Hasan J. Mavriqi, hafëz Hamit Buzuku etj.
Mujali e studioi mirë Kuranin dhe fjalët e profetit Muhamed. Njëkohësisht ai ishte edhe kryetari i Këshillit Vakufor në Ulqin, ku u interesua për ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurisë vakufore.
Pasi kreu shkencat teologjike, në vitin 1879, hafëz Husein S.Mujali caktohet imam dhe mualim në Ulqin, e pastaj, në vitin 1909, caktohet gjykatësi i sheriatit (kadiu), kurse në vitin 1919 emërohet myfti i Ulqinit, ku qëndroi deri në vitin 1923, kur edhe pensionohet si myftiu i Ulqinit.
Hafëz Hasan J. Mavriqi (1884-1969)
Veprimtarinë fetare hafëz Hasan J. Mavriqi e filloi në vendlindje, në Ulqin, si imam, hatib dhe vaiz (ligjërues) në Xhaminë e Nemezgjahut.
Duke dëshiruar që të ndihmojë rininë e Ulqinit dhe t’i japë ndihmesë fesë islame, hafëz Hasan Mavriqi themeloi shkollën që ishte e njëjtë me gjimnazin e ulët. Më vonë, hafëz Mavriqi themeloi edhe medresenë, si shkollë e mesme fetare në të cilën, në vitin 1912, u caktua për myderriz (profesor).
Në vitin 1924, sipas vendimit të Ministrisë së Fesë në Beograd, hafëz Mavriqin e caktuan myfti të qarkut të Tivarit dhe të Ulqinit me qendër në Tivarin e Vjetër, ku qëndroi deri në vitin 1930, dhe në këtë vit ai pensionohet. Njëkohësisht ishte edhe kryetari i Këshillit Vakufor në Tivar, ku u interesua për ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurisë vakufore. Po ashtu, në të njëjtën kohë kreu edhe detyrën e imamit dhe hatibit në Xhaminë Omerhoxhiqa në Tivar të Vjetër.
Hafëz Jusuf Cungu (1874-1952)
Hafëz Jusuf Cungu iu kushtua kryesisht literaturës filozofike e letrare dhe mësimit të gjuhëve.
Krahas shqipes, serbishtes dhe turqishtes, mësoi gjuhën arabe, kuranore dhe persishten, gjuhën e poezisë islame.
Në mejtepin dhe Medresenë e Ulqinit, Jusuf Cungu do të mbajë ushtrimet me nxënës, me talebe. Në të njëjtën kohë u përgatit për hafëz.
Hafëz Abdul Buzuku e filloi veprimtarinë fetare si imam, hatib, hafëz dhe vais (ligjërues) në disa xhami të Ulqinit, duke dëshiruar që të ndihmojë rininë e Ulqinit.
Hafëz Halil Hoxha (1877-1958)
Veprimtarinë fetare e filloi në vendlindje si imam, hatib, hafëz dhe vaiz (ligjërues) në disa xhami dhe mejtepe të Ulqinit.
Hafëz Halil Hoxha ishte njohës i mirë i literaturës fetare e filozofike arabe e turke.
Keywords:
veprimtaria fetare, Hafëz Ali Riza Ulqinakut, Hafëz Jusuf Cungu (1874-1952), Hafëz Halil Hoxha (1877-1958)Downloads
References
-
Nehat Krasniqi, Mevludet në letërsinë shqiptare me alfabet arab, Dituria Islame, viti VI/Nr. 30 -31, tetor- nëntor, Prishtinë, 1991.
-
Iljaz Rexha, Roli i Mevludit në ruajtjen e gjuhës shqipe, Dituria Islame, viti VI/Nr. 30 – 31, tetor – nëntor, Prishtinë, 1991.
-
Muhamet Pirraku, Qëmtime për jetën dhe veprën e hafëz Ali Ulqinakut (1853 – 1913), Dituria Islame, viti VI/Nr. 30 – 31, tetor -nëntor, Prishtinë, 1991.
-
Muhamet Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1979.
-
Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1983.
-
Sabri Hamiti, Vetëdija letrare, Prishtinë, 1989.
-
Osman Myderrizi, Letërsia shqipe me alfabetin arab, Buletin për Shkencat Shoqërore, 2, Tiranë, 1955.
-
Osman Myderrizi, Hasan Zyko Kamberi, Buletin për Shkencat Shoqërore, 1, Tiranë, 1955.
-
Osman Myderrizi,, Fjalori shqip – turqisht i H. Ali Ulqinakut, BUSHT, Ser. Shk. Shoq.,, nr. 3, Tiranë, 1961.
-
Osman Myderrizi, Fjalori shqip – turqisht i H. Ali Ulqinakut, Studime Filologjike, nr. 3 dhe 4, Tiranë, 1965.
-
Lumo Skendo, Disa dorëshkrime shqip me germa tyrqishte, Dituria, nr.8, Tiranë, 1928.
-
Lumo Skendo, Për shkrime të harruarë dhe të pa – diturë, Dituria, nr. 1, vol. i dytë, Tiranë, 1926.
-
Jashar Rexhepagiq,, Razvoj prosvete i školstva Albanske Narodnosti na teritoriji današnje Jugoslavije do 1918. godine, Priština, 1968.
-
Nexhip P. Alpan, Ndikimet e gjuhës dhe letërsisë turke në gjuhën dhe letërsinë shqipe, Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 1970.
-
Shemsi Mehmeti, Kush asht autor i vërtetë i “Mevludit”, Jeta e Re, nr. 4, Prishtinë, 1951.
-
Said Ulqinaku, Parathanje, Mevludi Sherif, Lindja e Hazreti Muhamedit Alejhiselam, Tiranë, 1936.
-
Hajro Ulqinaku, Ali Riza – Ulqinaku, Jehona, nr. 1 – 2, Shkup, 1993.
-
Revista “Zani naltë”, nr. 11, portreti: Ali Riza – Ulqinaku, Tiranë, 1937.
-
Mevludi Sherif, KBI në RS të Malit të Zi, Titograd, 1975.
-
Maksut Haxhibrahimi, Qëmtime për jetën dhe veprën e veprimtarëve pedagogjiko – arsimorë të fesë islame në Ulqin, Simpoziumi shkencor kushtuar 150-vjetorit të lindjes së hafëz Ali Riza Ulqinaku, Ulqin, 2005.
-
Maksut Xh. Haxhibrahimi, Zhvillimi i arsimit dhe kulturës islame shqiptare në Ulqin prej mesit të shekullit XIX deri në fillim të shekullit XX, Elif, shtator – tetor, Titograd, 1991.
-
Maksut Xh. Haxhibrahimi, Kultivimi i ndjenjës fetare dhe përhapja e kulturës orientale islame në Ulqin gjatë pushtimit otoman në periudhën e shekujve XVI – XVII, Elif, nëntor – dhjetor, Titograd, 1991,
-
Maksut Xh. Haxhibrahimi, Medreseja e Ulqinit, Liberali, nr. 12, maj 1998, Podgoricë, 1998.
-
Maksut Xh. Haxhibrahimi, Jeta dhe vepra e hafëz Ali Ulqinakut, Plima, nr. 7,8,9, viti II, Podgoricë, 1996.
-
Maksut Xh. Haxhibrahimi, Objektet fetare dhe historike islame në Ulqin, Dituria Islame, viti XVI, nr. 136, tetor 2001, Prishtinë, 2001.
-
Maksut Xh. Haxhibrahimi, Mektebet dhe Medreseja e Ulqinit, Dituria Islame, viti XIV, nr. 123 – 124, shtator – tetor 2000, Prishtinë, 2000.