Mejtepet dhe medreseja e Ulqinit
Abstract
Në shekujt XVI, XVII e XVIII, Perandoria Osmane në Ulqin i kushtonte një rëndësi të madhe arsimit në të gjitha shkallët - arsimit të ulët, arsimit të mesëm e të lartë, që arrihej në institucione arsimore, që quheshin mejtepe dhe medrese.
Institucionet arsimore kishin karakter arsimor dhe edukativ.
Shkollat e arsimit fillor quheshin mejtepe (shkolla).
Në disa shkolla fillore, krahas osmanishtes, mësoheshin edhe arabishtja dhe persishtja. Më tutje, aty mësoheshin leximi i Kuranit, historia, retorika, misticizmi etj.
Medresetë kanë qenë shkolla të arsimit të mesëm e të lartë. Medresetë e ulëta kanë qenë shkolla të mesme, kurse medresetë e larta kanë qenë në shkallën e shkollave të larta e të fakulteteve të sotme.
Në shekujt XVI-XX, në Ulqin qenë ngritur shkolla - medrese, që ndodheshin kryesisht pranë xhamive.
Nxënësit ose talebet, siç quheshin në medrese, në imarete hanin, kurse në xhami ndiqnin ligjëratat.
Më vonë, në medrese filluan të ngriheshin mësonjëtore.
Pas ardhjes së turqve në Ballkan, pikërisht në Ulqin (1571), kishën në Kalanë e Ulqinit, në vitin 1693, haxhi Halil Skura e shndërroi në xhami dhe pranë saj kishte ndërtuar mejtepin dhe medresenë në vend të ndërtesave përreth, të cilat u kishin shërbyer priftërinjve.
Në këtë medrese mësoheshin këto lëndë: tre-katër libra të gramatikës e të gjuhës arabe, edukimi fetar, tevhidi, ibadeti dhe ahlaku (etika).
Prej imamëve, mualimëve, mytesarifëve, myfesirve, rabinave etj., të cilët e kryen mejtepin iptidaije (shkollë fillore shtetërore turke) në Ulqin, janë: Molla Musa Bushati, Arsllan Çoban Begu, Husejn Mujali, Haxhi H. Guci, Lito Dervishi, Ibrahim Zejnel Aga, Musa Llunji, Ahmet Brashnjani, Said Mujali, Sulejman Peshku, Hamza Ali Begu, Rasim Mujali, Selim Mujali, Teufik Bilali, Jusuf Cungu etj.
Nga shkrimtarët është për t’u përmendur Hafiz Ali Jakup Riza Ulqinaku, i cili në fund të shekullit XIX shkroi veprën MEVLYD, e cila i kushtohej jetës së Pejgamberit Muhamed a.s.. Kjo vepër është e shkruar në gjuhën shqipe. Ajo është një vepër mjaft e lexueshme në botën islame edhe në kohën tonë.
Në shoqërinë osmane, bibliotekat kanë pasur një rëndësi shumë të madhe.
Biblioteka shtëpiake dhe private i kanë pasur në Ulqin këta hoxhallarë, hafizë dhe myderrizë: Ali Jakup Riza Ulqinaku, Salih efendi Hylja, Said, Rasim dhe Husejn Mujali, Hasan Mavriqi, Jusuf Cungu etj
Në Ulqin, godinat publike ndërtoheshin kryesisht me iniciativa të personave privatë.
Me fjalë të tjera, xhamitë, musalat, teqet, medresetë, mejtepet e të tjera kanë qenë godina thjesht fetare dhe ato shërbenin vetëm si faltore dhe vende për edukimin e formimin e brezave të rinj në frymën e islamit, kurse kalldrëmet, urat, bezistenet, imaretet, banjat (hamamet), sahatkullat, ujësjellësit, krojet, çezmat e të tjera, kanë qenë ndërtime laike.
Krahas zgjerimit të Perandorisë Osmane, në shekujt XVI-XIX gjithandej u përhap edhe gjuha osmane, e cila hyri jo vetëm në administratë, po edhe në letërsi e në shkencën e kohës.
Osmanisht, krahas shkrimtarëve e shkencëtarëve turq, shkruanin edhe një numër i madh intelektualësh joturq, të cilët kishin marrë arsimin e tyre në mejtepe e në medrese osmane. Kështu që osmanishtja, krahas arabishtes e persishtes, u bë gjuhë e kulturës islame dhe e kulturës së përgjithshme të kohës.
Keywords:
arsim, mejtepe, medrese, biblioteka, gjuha osmaneDownloads
References
-
Maksut Xh. Haxhibrahimi, Zhvillimi i arsimit dhe kulturës islame shqiptare në Ulqin prej mesit të shekullit XIX deri në fillim të shekullit XX, Elif, nr. 7, Titograd 1991.
-
Nasuf Dizdari, Mbi veprën dhe përkthimet e Hafiz Ali Ulqinakut, Drita Islame, nr. 6, Tiranë, 1992.
-
Hafiz Ali Ulqinaku, Mevludi Sherif, botimi II, Kryesia e Bashkësisë Islame në RS të Malit të Zi, Titograd, 1975.
-
Dr. Ruzhdi Ushaku, Ulqini në gjurmët e shekujve, Art Club, Ulqin, 1991.
-
Faik Luli dhe Islam Dizdari, Mevludet në gjuhën shqipe, Camaj- Pipa, Shkodër, 2002.
References
Maksut Xh. Haxhibrahimi, Zhvillimi i arsimit dhe kulturës islame shqiptare në Ulqin prej mesit të shekullit XIX deri në fillim të shekullit XX, Elif, nr. 7, Titograd 1991.
Nasuf Dizdari, Mbi veprën dhe përkthimet e Hafiz Ali Ulqinakut, Drita Islame, nr. 6, Tiranë, 1992.
Hafiz Ali Ulqinaku, Mevludi Sherif, botimi II, Kryesia e Bashkësisë Islame në RS të Malit të Zi, Titograd, 1975.
Dr. Ruzhdi Ushaku, Ulqini në gjurmët e shekujve, Art Club, Ulqin, 1991.
Faik Luli dhe Islam Dizdari, Mevludet në gjuhën shqipe, Camaj- Pipa, Shkodër, 2002.



