Një vepër e re unike “Fjalori i sociologjisë”

Autorët

  • Revista Univers

Abstract

Në sferën e shkencave shoqërore sociologjia, e cila paraqet studimin sistematik të shoqërisë njerëzore, zë një vend me peshë shumë të madhe (jo vetëm për 833 faqet), siç është edhe botimi “Fjalori i sociologjisë” i autorit Ali Pajaziti.
Të bësh sociologji do të thotë të kesh frymë dinamike, të merresh me ndryshimet sociale, me zhvillimet e shoqërisë, të përpiqesh të kuptosh, të interpretosh dhe të përshkruash objektivisht rrafshin social. E për të bërë një gjë të tillë duhet një aparat teorik i përbërë nga nomenklatura bazë e kësaj shkence, që përbën themelin mbi të cilin do të ndërtohet ngrehina sociologjike.
Ajo është formë e vetëdijes, mënyrë e të menduarit, mënyrë e shikimit të shoqërores.
Është disiplinë që njeriut i jep një prespektivë të mendimit, kuptimësimit dhe ndërtimit të shoqërisë, të një bote që vazhdimisht ndryshon, madje edhe në çastin që e studiojmë.
Vepra që kemi në duar ka si objektiv t’i ndihmojë botës akademike dhe kulturës shqiptare në veçanti dhe grupit të atyre individëve, me këtë fjalor, duke ofruar një “hartë sociologjike” për të lehtësuar udhëtimin në universin e kësaj disipline shumë aktuale dhe tepër pragmatike.
Sipas Macionis-it dhe Plummer-it “mendimi sociologjik e ushqen ndryshimin shoqëror”. E ne sa më tepër mësojmë për funksionimin e “sistemit”, aq më tepër na shtohet dëshira për ta ndryshuar atë për nga e mira.
Autori është shtyrë të përpilojë këtë fjalor nga mungesa e një teksti të këtillë referues në gjuhën shqipe, problemet që ai ka hasur prej kohës kur ai ka qenë student, problemet që i hasin studiuesit dhe studentët në sferën e përvetësimit të termave elementarë të sociologjisë, si dhe nevoja për një interpretim tjetërfarë të terminologjisë sociolgjike, e cila tek ne, shqiptarët, në shumë aspekte ende është peng i formave klasike të së kaluarës.
Duke u nisur nga fakti se fjalorët shkencorë janë një busull për shkencëtarin, mendojmë se kjo vepër do të ndihmojë në plotësimin e një zbrazëtie në fushën e sociologjisë.
Në përpilimin e tij autori është konsultuar me mbi 500 vepra shkencore dhe shumë faqe të rrjetit magjik, cyberhapësirës-internetit.
Sipas autorit ai me modesti shkruan se ky fjalor, është një përpjekje modeste për të hapur shtigje, për të pasuruar botimet shqiptare edhe me një vepër më tepër, për të nxitur të tjerët për të bërë më të mirën në këtë fushë.
Hulumtimi shkencor, hartimi i zërave të fjalorit, sigurisht sipas rendit alfabetik, paraqitja si një vepër e plotë unike në llojin e vet, përbëjnë një sukses të merituar të studjuesit Ali Pajaziti, i cili mban parasysh thënien: “Dituria është thesar që shtohet duke e ndarë me të tjerët”.

Keywords:

shkencat shoqërore, sociologjia, fjalor, terminologji sociologjike

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2024-05-07

How to Cite

Univers, Revista. 2024. “Një vepër E Re Unike ‘Fjalori I sociologjisë’”. Univers 12 (12):269-71. https://albanica.al/univers/article/view/4319.

Numër

Section

Botime në fokus