Pellazgët gjithnjë e më afër
Abstract
Ky shkrim sjell të dhëna të reja lidhur me tezën e origjinës së shqiptarëve nga pellazgët. Këto të dhëna, megjithëse të pakta, synojnë të hedhin qoftë edhe pak dritë mbi atë boshllëk të mjegullt që njëkohësisht bashkon dhe ndan shqiptarët-ilirë nga paraardhësit e tyre, tashmë të njohur me emrin pellazgë. Për autorët grekë dhe romakë, territoret ku kanë jetuar pellazgët shtriheshin nga brigjet e Azisë së Vogël, duke përfshirë rajonin e Detit Egje, Kretën, Thesalinë, Epirin dhe Peloponezin, e deri në gadishullin Apenin.
Por cila është origjina e pellazgëve? Kjo është një pyetje e përgjithshme, për të cilën ende nuk është gjetur një përgjigje e qëndrueshme.
Megjithatë, mungesa e fakteve të sakta nuk na pengon të hetojmë çfarë është e nevojshme për të mbështetur tezën në fjalë. Dhe në fakt, këto kërkime shtrihen përtej periudhës kur kanë jetuar ilirët. Duke pranuar se kultura ilire del në dritë rreth fundit të epokës së bronzit (2100–1200 p.e.s.), lind pyetja: çfarë ka ndodhur përpara asaj periudhe dhe më pas? Me çfarë është mbushur ajo hapësirë kohore?
Tashmë dihet shkencërisht se grupet primitive që i përkisnin epokës paleolitike, apo edhe periudhave më të hershme, janë shkrirë gradualisht në bashkësi të një trungu të përbashkët. Me kalimin e kohës, nga ai trung dolën degë të ndryshme, dhe një prej tyre duhet të ketë qenë ajo popullsi e madhe e quajtur pellazgë. Nga gjiri i tyre dolën fise të ndryshme.
Sot, në këtë etnicitet të paqartë, kërkojmë dhe gjejmë shumë elemente që na lidhin me të: në fushën e besimit fetar (hyjnitë, kultet, ritet), në atë të toponimisë, onomastikës, leksikologjisë etj.
Të gjitha këto dhe të tjera na shtyjnë të besojmë se kemi të bëjmë me një shtresë paragreke dhe parailire që “bërtet” për të tërhequr vëmendjen mbi shumë të dhëna që ende mbeten për t’u hetuar.
Keywords:
pellazgët, ilirët, shqiptarët, epoka e bronzit, qytetërimiDownloads
References
-
Neritan Ceka, "Ilirët", Tiranë, 2000.
-
G.Dottin. "Popuj të vjetër të Evropës". P.1916.
-
Robert Grevs në veprën "Mitet greke", 1972, v.I.
-
Muzafer Korkuti. Parailirët, Ilirët Arbërit. T.2003.
-
"Odisea", kënga VI.
-
"Encik.greke", volumi XV, Athinë, 1931.
-
"Studime gjuhësore", vëll. V.
-
A. Bailly, "Fjalori Greqisht (e vjetër) - Frëngjisht", Paris, 1950.
References
Neritan Ceka, "Ilirët", Tiranë, 2000.
G.Dottin. "Popuj të vjetër të Evropës". P.1916.
Robert Grevs në veprën "Mitet greke", 1972, v.I.
Muzafer Korkuti. Parailirët, Ilirët Arbërit. T.2003.
"Odisea", kënga VI.
"Encik.greke", volumi XV, Athinë, 1931.
"Studime gjuhësore", vëll. V.
A. Bailly, "Fjalori Greqisht (e vjetër) - Frëngjisht", Paris, 1950.



