Shqipërimi i Kuranit në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore

Autorët

  • Ramadan Shkodra

Abstract

Megjithëqë prania e Kuranit te shqiptarët është e hershme sa edhe prania e Islamit s'do mend se edhe interesimi, përkushtimi e kontributi i shqiptarëve ndaj Kuranit dhe për Kuranin është evidentë, prandaj dhe nga radhët e shqiptarëve kanë dalë shumë njohës, komentues, hafëzë e lexues të spikatur, kjo në njërën anë, kurse në anën tjetër ata kanë jetuar e vepruar po sipas porosive kuranore. Porse, - krahasuar me popujt e tjerë evropianë, - Kurani te shqiptarët është përkthyer relativisht vonë. Ndër shqiptarët përpjekjet dhe iniciativat e para për përkthimin e Kuranit në gjuhën shqipe i gjejmë që në kohën e Rilindjes Kombëtare. Mirëpo, punën e parë serioze në këtë drejtim e ndërmori Ilo Mitko Qafëzezi, i cili në Ploeshti të Rumanisë, më 1921, i kishte botuar të përkthyera në shqip 6 suret e para të Kuranit. Qarku i ulemave të Kosovës, të përqendruar në Prishtinë, - e cila në vitet 70 përveçse ishte qendër e rëndësishme administrative, qe shndërruar edhe në një qendër të rëndësishme kulturore, arsimore, e universitare, - i dhanë këtij qyteti edhe karakterin e një qendre të rëndësishme për kulturën islame. Kështu, më 1985, Kryesia e BI të Kosovës pati fatin e mirë dhe privilegjin e madh që arriti ta përmbushte një mision sa të rëndësishëm aq edhe sfidues. Ajo botoi Kuranin e përkthyer nga Feti Mehdiu, me çka e bëri shqipen gjuhë që e njeh Kuranin dhe ua ofroi besimtarëve e opinionit shqipfolës Kuranin në gjuhën e tyre.

Keywords:

Kuran, përkthim, gjuhë shqipe, Rilindja, Lufta e Dytë Botërore

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Filip Hiti, Istoria arapa, Sarajevo 1973;

  2. Dr. Hasan Kaleshi, Kur’ani kryevepër e letërsisë arabe, “Edukata Islame”, nr 31-32/1981, Prishtinë 1981;

  3. Kurani (këndimi) përkthyer shqip prej I.M.Q. Edicieje e parë, shtypur Ploeshti-Rumani 1921;

  4. Kur’ani, përktheu Feti Mehdiu, Prishtinë 1985;

  5. Kur’ani përkthim me komentim, përktheu dhe komentoi H. Sherif Ahmeti, botoi: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës për RSS-në, Prishtinë 1988;

  6. Kur’ani i Madhërur, përktheu: Prof. Hasan I. Nahi, Prishtinë 1988;

  7. Sadik Bega, Hafiz Ali Korça, pasqyrë atdhetarizme për brezin e ri; “Kultura Islame”, nr. 3-4 Tiranë 1941;

  8. Ali Musa Basha, Përkthimet e hershme të Kur’anit dhe kritikat për to, “Drita Islame”, nr. 23-24, Tiranë 1996;

  9. Ramadan Shkodra, Nga Historiku i përkthimeve të Kur’anit në gjuhën shqipe, “Edukata Islame”, nr. 61-62, Prishtinë 1997.

Published

2023-12-30

How to Cite

Shkodra, Ramadan. 2023. “Shqipërimi I Kuranit Në Kosovë Pas Luftës Së Dytë Botërore”. Univers 17 (17):182-88. https://albanica.al/univers/article/view/3181.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë