Roli i medias në “pushtimin” që i bëhet natyrës

Autorët

  • Denisa Xhoga

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.699

Abstrakti

Natyra është arti i Krijuesit dhe ne jemi pjesë e kësaj natyre. Por, ne po dalim gjithnjë e më tepër kundër natyrës dhe, për rrjedhojë, edhe kundër Krijuesit. Ne po denatyrohemi nga dëshira në rritje për pasuri dhe konsum. Paralelisht me denatyrimin e ndërgjegjes sonë po “i biem në qafë” edhe natyrës. Krijuesi e ka lejuar njeriun të përdorë të mirat e natyrës për të jetuar, por ne po i “heqim” pjesë natyrës për t’u pasuruar vetë. Zhvillimi i industrisë rëndon shpesh mbi natyrën duke e dëmtuar atë dhe duke krijuar një ekonomi jo të qëndrueshme. Po roli i medias, cili është në këtë luftë?! Media duhet të ishte në krah të qytetarit që rrjedhimisht dëmtohet nëse dëmtohet natyra, duhet të ishte avokati i kësaj shumice, duke detyruar politikëbërësit që të merrnin masa në mbrojtje të natyrës. Së paku, nëse nuk mund të bëjë avokatinë, media duhet të bëhet përcjellëse e së mirës.

Natyra dhe mjedisi gjenden të brishtë dhe të pambrojtur para dëshirës së njerëzve për të zhvilluar biznese dhe industri. Mjedisi nuk prodhon para, por është vetë një pasuri e madhe që shfrytëzohet me mënyra të ndryshme nga më shkatërrimtaret. Natyra është e pambrojtur siç duhet.

Demokracia në Shqipëri vazhdon të jetë mjaft e brishtë. Në këtë kontekst, publiku e gjen veten shpesh të përjashtuar nga vendimmarrja. Për çdo vendimmarrje me efekt në mjedis është vendosur si kusht kryerja e konsultimeve me publikun, ku përfshihen bizneset, komunitetet e vogla dhe deri tek ekspertët. Por a dëgjohet dhe përfshihet vërtet mendimi i tyre në vendimmarrje, apo këto konsultime bëhen sa për të qenë në dakordësi me ligjin?!

Media, më shumë se sa si mjet informimi për publikun, ka shërbyer si manipulatore e opinionit publik.  Shoqëria civile është e dobët para bizneseve që shfrytëzojnë asetet e natyrës, duke ndikuar edhe në vendimmarrjet politike.

 

Fjalët kyçe:

media, natyrë, Krijues, demokraci, vendimmarrj

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Artan Fuga, Komunikimi në shoqërinë masive, Papirus, Tiranë, 2015.

  2. Pierre Bourdieu, Mbi televizionin, Pika pa sipërfaqe, Tiranë 2015.

  3. Artan Fuga, Rënia e qytetit, Papirus, Tiranë 2010.

  4. Pierre Bourdieu, Mbi televizionin, Pika në sipërfaqe, Tiranë, 2015.

  5. Artan Fuga, Komunikimi në shoqërinë asive, Papirus, Tiranë, 2015.

  6. Artan Fuga, “Komunikimi në shoqërinë masive”, Papirus, Tiranë, 2015.

  7. Artan Fuga, “Komunikimi në shoqërinë masive”, Papirus, 2015.

  8. https://shqiptarja.com/lajm/dita-e-shenjte-e-bektashinjve-ben-bashke-ministrin-klosi-dhe- meten-presidenti-firmos-peticioni-mali-i-tomorrit-park-kombetar

  9. https://sot.com.al/politike/ndalohet-me-ligj-importi-p%C3%ABr-plehrat-n%C3%AB- shqip%C3%ABri-mazhoranca-shkat%C3%ABrron-monopolin-e-mbetjeve

  10. http://www.panorama.com.al/ligji-i-ri-mbetjet-urbane-do-te-riciklohen-ne-shqiperi-firmosin- ps-lsi/

  11. https://shqiptarja.com/lajm/importi-i-mbetjeve-pd-risjell-ne-kuvend-kerkesen-per-referendum

  12. Charles Taylor, Etika e autenticitetit. Dita 2000, Tiranë 2008.

Botuar

2021-11-06

Si të citoni

Xhoga , Denisa. 2021. “Roli I Medias Në ‘pushtimin’ Që I bëhet natyrës”. Univers 22 (22):243-51. https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.699.

Numri

Seksioni

Opinione