Turqizmat si terminologji ushtarake në poemën epike Shqiptare

Autorët

  • Prof. dr. Irfan MORINA

Abstract

Si në gjuhët e tjera të Ballkanit, ashtu edhe në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë fjalë nga turqishtja. Edhe pse etimologjia e tyre është e ndryshme, ne i quajmë “fjalë turke” ose “turqizma”, siç i quajnë turkologët perëndimorë, sepse ato kanë ardhur nëpërmjet turqve dhe gjuhës turke. Shumë prej këtyre fjalëve erdhën së bashku me gjërat që sollën turqit, përfshirë edhe institucionet. Siç dihet, turqit sollën një formacion të ri shoqëror dhe një sistem të ri shtetëror, si edhe Islamin dhe kulturën e tij. Të gjitha këto trashëgimi kulturore u përcollën në gjuhët ballkanike nëpërmjet turqishtes.
Kushtet historike dhe gjuhësore që lidhen me hyrjen e këtyre fjalëve në shqip njihen pak. Shqiptarët ranë në kontakt me osmanët fillimisht nëpërmjet luftërave dhe më pas gjatë jetës së tyre nën shtetin osman. Shqipja dhe turqishtja janë shumë të ndryshme nga ana e prejardhjes: e para i përket familjes indoevropiane, ndërsa e dyta familjes uralo-altajike. Edhe strukturat e tyre janë shumë të ndryshme. Megjithatë, një numër i madh fjalësh turke kanë hyrë në shqipe. Mund të vërehet një prani e gjerë e tyre në gjuhën e përditshme, në veprat letrare, në letërsinë popullore dhe madje edhe në shtypin e sotëm. Megjithatë, poezia epike shqiptare i përdor ato më së shumti. Gjatë hulumtimit tim kam vënë re fjalë shumë interesante me prejardhje nga turqishtja. Edhe përdorimi i tyre përgjatë historisë është shumë interesant. Prandaj ky punim do të merret me etimologjinë e këtyre fjalëve.

Keywords:

Turqizma, Ndikimi osman, Kontakt gjuhësor, Trashëgimi kulturore, Etimologji

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Bllaca, Rizah. "Këngë popullore" I, II, 1977, Prishtinë.

  2. Çeta, Anton. "Këngë Kreshnike" I, 1974, II 1991, III 1993, Prishtinë.

  3. Filja, Hysen. "Këngë Popullore të Shqipërisë së mesme", Tiranë.

  4. Haxhihasani, Qemal "Epika Historike" I, 1983, Tiranë.

  5. Haxhihasani, Qemal; Dule, Miranda. "Epika Historike" II, 1981, III, 1990, Tiranë.

  6. "Mbledhës të hershëm të folklorit Shqiptar" I, 1960, III, 1961, III, 1961.

  7. Morina, Irfan "Arnavut Atasözlerinde Türkçe Kelimeler". Turqizmat në fjalë popullore shqiptare.

  8. Tr. biçak: mjet për prerje, thikë e bukës, thikë e kasapit, thikë për rroje, thikë për prerje letre etj.

  9. Zallota: tridhjetë pare, një metal prej argjendi.

  10. Tr. kargi: është një armë e vjetër e cila është përdorur me majë prej hekuri. + Tr. jatagan: është një emër arme që hyn në llojin e thikës, është i madh dhe i gjatë. E ka marrë këtë emër sepse është mbajtur në bel.

  11. "Në turqisht: tr. kasatura - it. caccitare.

  12. Tr. kama: si armë me majë të hollë, me dy goja dhe një teh të mprehtë.

  13. Tr. kiliç: shpatë. Para se të zbulohen armët e nxehta, ishte mjeti më i rëndësishëm i luftës.

  14. Tr. süngü: është e vendosur në pushkë, si thikë e hollë dhe shpuese, si bajonetë.

  15. Tr. sis: është një mjet që bëhet nga hekuri ose druri. Është i mprehtë dhe mund të përdoret si armë.

  16. Tr. cirit. Para se të zbulohen armët e nxehta, është njëra prej armëve që është përdorur prej ushtarëve në luftë. Te turqit "me lujt cirit" është një prej lojërave që ka zënë vend të rëndësishëm në adete.

  17. "Tr. alti patllar. Një pistoletë që përdoret me gjashtë fishekë ose që kërcet gjashtë herë.

  18. Tr. barut

  19. Tr. tüfek< per. tufeng. Pushkë, është një armë që përdoret në luftë ose në gjueti.

  20. Tr. haber

Published

2026-03-05

How to Cite

Prof. dr. Irfan MORINA. 2026. “Turqizmat Si Terminologji Ushtarake Në poemën Epike Shqiptare”. Univers 8 (8):173-80. https://albanica.al/univers/article/view/7241.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë