Pasqyrimi i faktit historik në këngët epike të shekullit XIX
Abstract
Artikulli synon të paraqesë një nga funksionet më të njohura të këngëve epike historike, lidhjen e tyre të pazgjidhshme me faktin historik.
Gjatë shtjellimit të kësaj ideje, konkretizohet mendimi se krijimi i këngës historike është njëkohësisht pasqyrim i ngjarjeve historike dhe një fakt estetik, një mënyrë e veçantë e përjetimit emocional të ngjarjeve.
Studimi është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë, përmes vargjeve të përzgjedhura, tregohet se këngët shërbejnë si një kronikë artistike e ngjarjeve më të rëndësishme të këtij shekulli. Pjesa e dytë përcakton disa veçori poetike të spikatura që i karakterizojnë këto këngë, të lindura kryesisht në situata të trazuara, të frymëzuara nga heroizma dhe sakrifica të skajshme.
Hulumtimi i referohet të gjitha veprave të botuara deri më tani, nga Zef Jubani deri te kolana Epika Historike nr. 1, 2, 3, si dhe kërkimeve aktuale në terren mbi atë që vazhdon të mbijetojë në përdorimin aktiv.
Marrëdhënia kohë–krijim artistik karakterizohet përmes vargjeve të përzgjedhura nga poezia epike, e cila është e bollshme në këtë trevë, dhe trajtohet sipas disa nënndarjeve që nxjerrin në pah origjinalitetin e përjetimit folklorik. Theksohet karakteri përzgjedhës ndaj së vërtetës historike dhe relativiteti i pasqyrimit në këngë të natyrës rrëfimtare apo reflektuese.
Një pjesë e rëndësishme e studimit lidhet me analizën e pasqyrimit emocional të tipeve dhe figurave të heronjve, të cilët në shumicën e rasteve janë historikisht të njohur. Theksohet një nga idetë më themelore të këngëve, që është vlerësimi i madh i jetës dhe sakrifikimi i saj në ngjarjet tragjike të atij shekulli.
Studimi i këngëve historike të trevës së Shkodrës mund të plotësohet duke përfshirë mijëra këngë nga treva të tjera të vendit, për të vënë në dukje një nga funksionet më të rëndësishme të këtyre krijimeve: kënga folklorike është një faktor identiteti, afirmimi dhe ruajtjeje në kujtesën e popullit të fakteve më të rëndësishme.
Keywords:
Këngë epike historike, Folklor, Ngjarje historike, Heroizëm dhe sakrificë, Identitet kulturorDownloads
References
-
Edith Durham, "Brenga e Ballkanit", Tiranë, 1998.
-
Hamdi Bushati, "Shkodra dhe motet", v. I, Shkodër, 1998.
-
Hamdi Bushati, "Shkodra dhe motet", v. II, Shkodër, 1999.
-
"Histora e Popullit Shqiptar", v. II, Tiranë, 2002. 5. Injac Zamputi, "Fishta, koha, njeriu, vepra", Tiranë, 1993.
-
Jup Kastrati, "Zef Jubani. Vepra të zgjedhuna", parathënie, Tiranë, 1966.
-
Kasem Taipi, "Zana popullore", Shkodër, 1933. 8. Kolë Gurashi, "Shkodra e baballarëve", Shkodër, 2002.
-
"Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar", Tiranë, 1961.
-
Qemal Haxhihasani, "Thimi Mitko. Bleta Shqiptare", Parathënie, Tiranë, 1981.
-
Robert Elsie, "Historia e letërsisë shqiptare", Pejë, 1997.
-
T. Daija, T. Zadeja, "250 këngë qytetare shkodrane", Shkodër, 2000.
-
Vinçens Prennushi, "Kangë popullore gegnishte", Sarajevë, 1911.
-
"Visaret e kombit", v. I, Tiranë, 1937.
-
Injac Zamputi, "Fishta, koha, njeriu, vepra", Tiranë, 1993.
-
"Brenga e Ballkanit", Tiranë, 1998.
-
Zef Jubani "Vepra të zgjedhura", Tiranë, 1966.
-
Kasem Taipi, Zana Popullore.
-
Kasem Taipi, "Këngë popullore shkodrane", Shkodër, 1998.
-
Hamdi Bushati, Shkodra dhe motet, Shkodër, 1998, v. 1.
-
Jup Kastrati, "Zef Jubani, vepra të zgjedhuna", Tiranë, 1966.
-
Po aty.
-
Po aty.
-
Po aty.
-
Po aty.
-
Po aty.
-
Po aty.
-
Po aty.
-
Kasem Taipi.
-
Hamdi Bushati.
-
Hamdi Bushati.
-
Kasem Taipi.
-
Hamdi Bushati.
-
Kasem Taipi.
-
Qemal Haxhihasani, Parathënie, "Bleta shqiptare", Tiranë, 1981.
-
Historia e popullit shqiptar 2, Tiranë, 2002.
-
Qemal Haxhihasani.
-
Anton Berisha, "Gjurmime albanologjike", 1/1991, Prishtinë.
-
Kasem Taipi.
-
Epika Historike 2.
-
Kasem Taipi.
-
Epika Historike 2.
-
Kasem Taipi.
-
Kasem Taipi.
-
Kasem Taipi.
-
Kasem Taipi, po aty.
-
Hamdi Bushati.
-
Kasem Taipi.
-
Po aty.
-
Po aty.
-
Epika historike 2.