Organet e shkollës dhe funksionimi i tyre

Autorët

  • M. Sc. Safete Statovci -Shala

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v3i1.4504

Abstract

S’ka dyshim se një rol të madh dhe shumë të rëndësishmin në funksionimin normal të shkollave e kanë edhe organet e brendshme të shkollave, organet qeverisëse dhe ato profesionale, siç janë drejtori, zëvendësdrejtori, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i prindërve, Këshilli i nxënësve, Këshilli i arsimtarëve, si dhe Këshilli i klasave dhe aktivet profesionale. Prandaj, duke qenë të vetëdijshëm për rolin e padiskutueshëm të tyre, institucionet përkatëse të arsimit të Republikës së Kosovës e kanë rregulluar edhe me ligj funksionimin dhe fushëveprimtarinë e tyre nëpër shkolla. Funksionimi i tyre rregullohet me Ligjin për arsimin parauniversitar të Kosovës, nr. 04/L-032. Nëse i referohemi Ligjit për arsimin parauniversitar të Republikës së Kosovës, ekzistimi i këtyre organeve udhëheqëse dhe themelimi i tyre ka për qëllim lehtësimin e funksionimit sa më efikas të punëve në shkolla, në mënyrë që qeverisja e institucioneve shkollore të realizohet sa më profesionalisht dhe në përputhje me kërkesat bashkëkohore të arsimit kombëtar. Edhe pse drejtori i çdo institucioni është bartës dhe udhëheqës i të gjitha aktiviteteve në shkollë, duhet t’i koordinojë aktivitetet e shkollës së bashku me organet e tjera, në mënyrë që të dëgjohen dhe të plotësohen edhe kërkesat e niveleve të tjera, siç janë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit, si subjekte aktive dhe të domosdoshme në aktivitetin e shkollës.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Deva A-Zuna, “Partneriteti shkollë-familje-komunitet”, Prishtinë 2009

  2. Divna Shipoviq , Gule Gulev, George Mikollov, etj., “Doracak për këshillat e shkollave fillore dhe të mesme”, raport nga interneti, Shkup, 2008,

  3. Fullan Majkëll, “Forca e ndryshimit”, Tiranë 2002

  4. Grup autorësh: “Kërkime pedagogjike”, Instituti Pedagogjik i Kosovës, nr. 2, Prishtinë 2012.

  5. Gashi Sh. Pupovci D., “Këndvështrimi i prindërve për pjesëmarrje në jetën e shkollës në Kosovë”, KEC, Prishtinë 2010

  6. Gega Fatbardha: “Për ju mësues dhe prindër”, Tiranë 2002

  7. Grup autorësh: “Qeverisja në arsim”, Prishtinë 2003

  8. GIZ: “Udhëheqja dhe menaxhimi i personelit”, Prishtinë 2012

  9. GIZ: “Plani zhvillimor i shkollës”, Prishtinë 2012

  10. GIZ: “Shkolla e mirë”, Prishtinë, 2012

  11. GIZ: “Komunikimi dhe bashkëpunimi”, Prishtinë, 2012

  12. GIZ: “Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007- 2017”, Prishtinë 2012

  13. Koliqi Hajrullah, “Sistemi i arsimit në Kosovë”, Prishtinë 2004

  14. Kuvendi i Kosovës, 2008. Ligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës.

  15. “Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës”, Prishtinë, 2011

  16. Pupovci, D. Tafarshiku N., “Pjesëmarrja e prindërve në jetën e shkollës në Kosovë”, Prishtinë, 2008

  17. http://www.gazetazyrtare.com/egov/index.php?option=com_content&task=view&id=155&Itemid=56.

  18. http://www.mashtgov.net/advCms/documents/Strategjia_per_zhvillimin_e_arsimit_parauniversitar_ne_Kosove

Downloads

Published

2024-05-20

How to Cite

Shala, S. (2024). Organet e shkollës dhe funksionimi i tyre. Kërkime Pedagogjike, 3(1), 183–202. https://doi.org/10.62928/kp.v3i1.4504