Adresimi i kompetencës digjitale në fushën kurrikulare jeta dhe puna

Autorët

  • Lirije Bytyqi-Beqiri

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v14i2.4826

Abstrakti

Ky studim paraqet një përshkrim të shkurtër të përmbajtjeve kurrikulare në fushën Jeta dhe puna, praktikave të mësimdhënësve në planifikimin vjetor dhe mujor, si dhe perceptimet e nxënësve dhe mësimdhënësve lidhur me kompetencat digjitale të nxënësve të arsimit fillor. Qëllimi i studimit është të identifikojmë kompetencat digjitale të adresuara në kurrikulat lëndore dhe planifikimet vjetore e mujore të mësimdhënësve të arsimit fillor. Në fokus të këtij studimi është analiza përmbajtjesore e kurrikulave lëndore në fushën Jeta dhe puna, e cila përfshin elemente të rëndësishme për realizimin e përmbajtjeve nga fusha Jeta dhe puna në arsimin fillor, si: Konceptet e planifikuara, rezultatet e të nxënit për fushë, lëndët mësimore përmes së cilave realizohen përmbajtjet nga fusha Jeta dhe Puna, temat mësimore, rezultatet e të nxënit për tema mësimore, njësitë mësimore, metodologjinë e planifikuar dhe perceptimet e nxënësve dhe mësimdhënësve për përdorimin e kompjuterit nga ana e nxënësve. Në studim përfshihen mësimdhënës të arsimit fillor dhe nxënës së shkallës së dytë të kurrikulës. Për mbledhjen e të dhënave përdorëm lista kontrolli, për analizën e dokumenteve dhe planifikimeve të mësimdhënësve, ndërsa për mbledhjen e të dhënave nga nxënësit dhe mësimdhënësit përdorëm pyetësor. Si mostër përzgjodhëm mësimdhënës dhe nxënës të dhjetë shkollave nga zonat urbane dhe rurale. Gjetjet e studimit tregojnë se rezultatet që lidhen me shkathtësitë teknologjike, respektivisht me përdorimin e kompjuterit në arsimin fillor, kryesisht janë adresuar përmes lëndës Shkathtësi për jetë. Si kërkesa përfshijnë edhe zbatimin praktik, por në planifikimet e mësimdhënësve për orë mësimore pjesa dërmuese e aktiviteteve janë aktivitete teorike, pa zbatim praktik. Për zbatimin e aktiviteteve praktike mësimdhënësit ankohen se nuk ka kushte në shkolla, ka mungesë të mjeteve teknologjike, mungesë interneti etj.

Fjalët kyçe:

përmbajtje kurrikulare, planifikim, mësimdhënës, arsim fillor, fushë, kompetencë digjitale.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Author Biography

Lirije Bytyqi-Beqiri

Instituti Pedagogjik i Kosovës

References

  1. Beqiri, L. B. (2022). Planifikimi dhe përdorimi i burimeve, i mjeteve dhe materialeve mësimore nga mësimdhënësit e arsimit fillor. Në IPK, Kërkime Pedagogjike (f. 356). Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës.

  2. IPK. (2016). Kurrikula e bazuar në kompetenca, përvojat gjatë zbatimit, sfidat dhe mundësitë, si dhe nevojat për mbështetje të vazhdueshme të mësimdhënësve. Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës.

  3. IPK. (2016). Udhëzues për udhëheqjen dhe zbatimin e Kurrikulës. Në Udhëzues për udhëheqjen dhe zbatimin e Kurrikulës. Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës.

  4. MAShT. (2016). Korniza Kurrikulare e arsimit parauniversitar të Republikës së Kosovës. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  5. MAShT, (2016). Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor në Kosovë.

  6. MAShT. (2018). Kurrikulat lëndore/Programet mësimore, klasa e dytë. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  7. MAShT. (2018). Plani dhe programi mësimor, klasa 1. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  8. MAShT. (2019). Kurrikulat lëndore/Programet mësimore, klasa e tretë. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  9. MAShT. (2020). Kurrikula lëndore/Programet mësimore, klasa e katërt. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  10. MAShT. (2021). Kurrikulat lëndore/Programet mësimore, klasa e pestë. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  11. MAShTI. (2022). Strategjia e Arsimit 2022-2026, Plani i veprimit. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit.

  12. Osmani, S. (1983). Fjalor i Pedagogjisë. Tiranë: 8 Nëntori.

  13. Redecker, C. (2017, mars 10). European Framework for the Digital Competence of Educators: DigCompEdu, Punie, Y. (Ed). Retrieved from Publications Office of the European Union: https://ec.europa.eu/jrc

  14. Riina Vuorikari, Stefano Kuzler, Yves Punie. (2022). The Digital Competence Framework for Citizens. Luxembourg: European Commission.

  15. Markus Pedaste, Kulli Kallas, Aleksander Baucal. (2023, 7 7). Digital competence test for learning in schools: Development of items and scales. Gjetur në https://leverageedu.com/blog/teaching-learning-material/: https://doi.org/10.1016/j.compedu.2023.104830

  16. MAShTI. (2022). Strategjia e Arsimit 2022-2026, Plani i veprimit. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit

Downloads

Botuar

2024-06-14

Si të citoni

Beqiri, L. (2024). Adresimi i kompetencës digjitale në fushën kurrikulare jeta dhe puna. Kërkime Pedagogjike, 14(2), 64–111. https://doi.org/10.62928/kp.v14i2.4826