Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v12i1.4854Abstrakti
Hulumtimi “Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë’’ ka për qëllim të identifikojë nivelin e mbështetjes për përfshirje të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë. Hulumtimi ka qasje të përzier: sasiore dhe cilësore, është përshkrues dhe krahasues. Popullacioni i hulumtimit janë shkollat profesionale publike në Kosovë, ndërsa mostra e hulumtimit janë 16 shkolla (23.5 % të popullatës) në komuna të ndryshme, nga të gjitha rajonet e Kosovës, të cilat kanë përfshirë nxënës me nevoja të veçanta arsimore. Respondentë të hulumtimit janë: zyrtarë të drejtorive komunale të arsimit, drejtorët e shkollave dhe shërbyesit profesionalë, mësimdhënësit dhe nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Nga ta, janë mbledhur të dhëna përmes intervistave të gjysmëstrukturuara, me pyetësorë të përgatitur dhe të përshtatur për secilin grup të respondentëve, me qëllim të identifikimit sa më të saktë të gjendjes rreth mbështetjes që iu ofrohet nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në këtë nivel të arsimit. Instrumentet e hulumtimit janë realizuar në terren gjatë periudhës mars 2020 dhe mars- maj 2021. Të dhënat janë analizuar përmes metodave statistikore dhe cilësore. Rezultatet e hulumtimit janë interpretuar dhe analizuar, duke nxjerrë përfundime dhe rekomandime konkrete për aktorët relevantë në këtë proces. Gjetjet e hulumtimit tregojnë se numri i nxënësve me NVA të përfshirë në shkollat profesionale publike në Kosovë nuk është në trendin e rritjes, duke krahasuar atë me 3-4 vjet më parë, përkundrazi, ka rënie të numrit të nxënësve të përfshirë – krahasuar me numrin e nxënësve të cilët përfundojnë arsimin e mesëm të ulët. Po ashtu, nuk bëhet ndonjë vlerësim paraprak për mundësitë dhe aftësitë e nxënësve për orientim profesional në profilet më të përshtatshme dhe, me përjashtim të 2-3 komunave, mbështetja plotësisht mungon, ose është në nivelin më të ulët. Madje, në 3 komuna, në shkollat profesionale nuk ka asnjë nxënës të përfshirë, edhe pse kishin përvoja të përfshirjes në vitet paraprake, ndërsa, në anën tjetër, kishte nxënës me nevoja të veçanta arsimore, të cilët e kanë përfunduar klasën e 9-të dhe nuk e vazhdojnë shkollimin.Fjalët kyçe:
Arsim dhe Aftësim Profesional, nxënës me nevojatë veçanta,mbështetje,përfshirje, shkolla profesionale.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Metrics
Metrics Loading ...
Downloads
Botuar
2024-06-15
Si të citoni
Reçica, S. (2024). Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë. Kërkime Pedagogjike, 12(1), 59–94. https://doi.org/10.62928/kp.v12i1.4854
Numri
Seksioni
Artikuj