Vetitë Juridiko-Historike të së Drejtës Ndërkombëtare Islame
Abstract
E Drejta Ndërkombëtare Islame, është pjesë përbërëse e korpusit të ligjeve dhe burimeve juridiko-fetare, si dhe e normave, zakoneve dhe sjelljeve sociale me karakter ndërkombëtar, të cilat kanë si qëllim rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve islame që respektojnë legjislacionin Islam (pra, të drejtën Islame) ndërmjet shteteve të tjera që respektojnë të drejtën pozitive (Legjislacionin e familjes ligjore sivi-law dhe të sistemit commanlaw, të përbashkët).
Në dritën e të drejtës ndërkombëtare moderne, e cila daton vetëm pas vitit 1648, vetë e Drejta Ndërkombëtare Islame nuk ndërton një korpus juridik të ndarë dhe të papajtueshëm nga e drejta Islame (Sherihati). Por ajo është e bazuar në parimet e reciprocitetit dhe të një konsensusi të gjerë ndërmjet shteteve që konfirmohet si një përmbledhje e normave juridike, e cila përmban rregulla që stabilizojnë marrëdhëniet ndërmjet muslimanëve dhe shtetasve të huaj jomuslimanë, në brendësi dhe jashtë territorit të shtetit Islam, ku detyra për t’i zbatuar dhe vëzhguar këto norma u është rezervuar në mënyrë thelbësore dhe ekskluzive autoriteteve shtetërore Islame.
Sipas shkencës të së Drejtës Ndërkombëtare Islame, qëllimi kryesor i shteteve islame është që, duke zbatuar normat e të Drejtës Ndërkombëtare Islame, të realizojë transformimin e territoreve eventualisht në të huaja apo në gjendje lufte (dar al-hard) në territore ku vepron legjislacioni Islam (dar al- Islam).
Ky zhvillim i Shteteve Islamike është i lidhur ngushtë me parimin e përhapjes së këtyre normave juridiko-fetare me karakter ndërkombëtar në të gjithë territorin e Shtetit Islamik.
Si rezultat i këtij zgjerimi, popullsia myslimane hyri në kontakt me popullsitë e tjera jo-myslimane, si përmes tregtisë ashtu edhe përmes marrëdhënieve të tjera njerëzore, ndaj për të zgjidhur këto marrëdhënie socio-ekonomike, ishte përfshirë ligji islam që rregullonte këto dukuri me elementë të huaj.
Keywords:
e drejta, ligji islamik, norma, konsensus, zhvillimDownloads
References
-
Diritto Islamico, Il Diritto Internazionale Islamico, capitulli 7.
-
Shtëpia Botuese Juridike SIMONE, Napoli, 2005.
-
Prof. Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike. Territori. Nocioni i territorit shtetëror dhe rëndësia e saj. Shtëpia Botuese Albin, Tiranë. Botimi i 8-të.
-
Prof. Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike. E Drejta Ndërkombëtare dhe Lufta, Kreu XVI, Shtëpia Botuese Albin, Tiranë, 2004. Botim i 8-të.
-
Sistemi Giuridici Comparati. Prof. Francesco Castro, Il Modello Islamico. Il Dirtto Penale e il Processo, Shtëpia Botuese G. GIAPPICHELLI EDITORE-TORINO, 2007. Seconda Edizione.
-
Universitaria. Francesco Castro. Diritto Musulmano. Capacita’ delle persone, Shtëpia Botuese Juridike UTET. Torino (TO) 2006.
-
Il Modello Islamico. Francesco Castro. Il Diritto Penale e il Processo. Kapitulli VI, Shtëpia Botuese Juridike G. Giappichelli Editore-Torino, 2007.
-
Art. 16 E Drejta e mbrojtjes së pronës private. e DUDNJI.