Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë në vitin 1974

Sipas një raport-programi sekret të Mr. Ukshin Hoti

Autorët

  • Nuridin Ahmeti

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1207

Abstrakti

Në bashkëpunimin arsimor-kultural dhe shkencor, Kosova zë një vend të rëndësishëm, nëse jo edhe vendin më të rëndësishëm, në shkëmbimin e përgjithshëm jugosllavo- shqiptar. Nga kjo, një vend me prioritet zë bashkëpunimi midis Universitetit në Prishtinë dhe Universitetit Shtetëror në Tiranë, që ka filluar për shkak të angazhimit të përhershëm të LKJ-së dhe të anëtarëve të LKJ-së e të LK-së të Kosovës, për bashkëpunimin e mirë fqinjësor me fqinjët tanë. Bashkëpunimi i përmendur është iniciuar për shkak të nevojës sonë për kuadro për mësimin në gjuhën shqipe dhe, me këtë, edhe për afirmimin e të gjitha kombeve e kombësive dhe, në rastin konkret, të kombësisë shqiptare që jeton në Kosovë. Bashkëpunimi është treguar i dobishëm dhe, në mënyrë të caktuar, ka kontribuar për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve jugosllavo- shqiptare, gjë që është në frymën principeve dhe parimeve të politikës sonë dhe të linjës së LKJ-së dhe të LKK-së. Bashkëpunimi ka filluar të përfitojë një orientim më të qartë me nënshkrimin e protokollit I të bashkëpunimit ndëruniversitar, në vjeshtën e vitit 1970. Prej atëherë, këto nënshkruhen  në mënyrë të suksesshme për çdo vit shkollor.

Përveç bashkëpunimit të Universitetit në Prishtinë me UT, me këtë universitet bashkëpunon edhe Universiteti në Shkup, i cili ka gjithashtu protokollin e bashkëpunimit me RP-në e Shqipërisë dhe zhvillohen edhe  forma të tjera për bashkëpunim arsimor shkencor dhe kultural. Njëra nga format më të afërme të bashkëpunimit shkencor është shkëmbimi  i dokumentacionit shkencor dhe arsimor midis bibliotekës popullore universitare në Prishtinë, Arkivit të Kosovës, Entit për mjete dhe tekste shkollore, “Rilindjes” – Edicioni për botimin e librave shkollore dhe institucioneve të tjera me partnerët përkatës në RP-në e Shqipërisë. Gjer tani, nuk ka probleme esenciale në marrëdhëniet e këtyre institucioneve, përveç një orientimit tonë të brendshëm, që duhet t’i precizojë dhe definojë punët me të cilat këto institucione mund të merren, sa i përket bashkëpunimit të tyre me botën e jashtme. Viteve të para, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, kanë filluar të zhvillohen edhe disa forma të bashkëpunimit në turizëm, vizitat e qytetarëve nga krahina jonë dhe me gjerë nëpërmes organizatave turistike.

Fjalët kyçe:

marrëdhënie, Kosova, Shqipëria, viti 1974

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Arkivi i Kosovës, (më tej: AK), Fondi (më tej: F), Sekretariati Krahinor për Marrëdhënie me Botën e Jashtme (më tej: SKMBJ), Viti (më tej:V), 1979-1988, Kutia (më tej: K), 3, Nr. i lëndës 36.

  2. AK, F. SKMBJ, V. 1985-1991, K. 2, Nr. i lëndës 56-101. Odnosi Ismdju SFR Jugoslavije i NR Albanije-Položaj SAP Kosova i njeni zadaci-Glavne teze.

  3. AK, F. SKMBJ, V. 1979-1988, K. 3, Nr. i lëndës 36. “Marrëdhëniet midis RSF të Jugosllavisë dhe të RP të Shqipërisë-Pozita e KSA të Kosovës dhe detyrat e saj”.

  4. AK, F. SKMBJ, V. 1985-1991, K. 2, Nr. i lëndës 56-101.

  5. AK, F. SKMBJ, V. 1979-1988, K. 3, Nr. i lëndës 36.

  6. AK, F. SKMBJ, V. 1985-1991, K. 2, Nr. i lëndës 56-101.

Botuar

2020-04-15

Si të citoni

Ahmeti, Nuridin. 2020. “Marrëdhëniet Midis Kosovës Dhe Shqipërisë Në Vitin 1974: Sipas Një Raport-Programi Sekret Të Mr. Ukshin Hoti”. Univers 21 (21):245-74. https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1207.

Numri

Seksioni

Dokumente