Politika Italiane e pushtimit të Shqipërisë (1939-1943)
Abstract
Marrëdhëniet italo-shqiptare ne vitet ’30 të shekullit të kaluar (shek.xx) njohën një shkallë të lartë të zhvillimit të tyre. Ishin rrethanat historike të kohës dhe interesat e ndersjellta të të dy vendeve, në të dy anët e Adriatikut, që përcaktuan një nivel të tillë të lidhjeve të ngushta, jo vetëm midis dy shteteve, por edhe midis dy popujve.
Politika italiane, në marrëdhëniet me Shqipërinë, duke investuar kapitalet e saj, veç të tjerave, synonte ta shndërronte atë një bazë të saj ne Ballkan dhe më tej. Por, ajo harroi se investimet italiane në Shqipëri, kishin forcuar ekonomine e saj, e cila shërbeu për forcimin e stabilitetit dhe te unitetit të shtetit shqiptar.
Forcimi i stabilitetit ekonomik të brendshëm i shtetit shqiptar, është vlerësuar nga studiues seriozë si një aset që shfrytzoi A. Zogu për mbrojtjen e pavarësise politike të Shqiperisë, që në analizë të fundit i kushtoi vendit, pushtimin nga Italia.
Politika italiane e sulmit kunder personit te A. Zogut ishte në unison me propagandën e kundërshtarëve politike te Ahmet Zogut brenda e jashte Shqipërisë. Kuptohej qarte se qëllimi i kësaj propagande ishte të mënjanohej reagimi ndërkombëtar ndaj agresionit kundër Shqipërisë, si dhe të përligjte pushtimin e saj nga Italia.
Në luftën italo-greke, politika italiane dështoi me humbje të mëdha, duke u shkaktuar shqiptarëve plagë të mëdha, si rezultat i zhvillimit të frontit të luftimeve në treva shqiptare.
Në muajt e fundit të pushtimit, diplomacia italiane bëri përpjekje të dështuara, për të aktivizuar në qeverisjen e Shqiperisë figura nacionaliste me begraund politik, me qëllim që të siguronin pas lufte, marrëdhënie normale midis dy vendeve.
Me fjalë të tjera, Italia kishte filluar te mendonte për të ruajtur interest e saj në Shqipëri edhe pas përfundimit të luftës, të deformuara gjatë pushtimit. Kjo përpjekje e politikës italiane ndaj Shqipërisë, ishte në një fare mënyre, në një sens të kundërt nga ajo e qeverisë fashiste, për të vendosur marrëdhënie normale me interes të ndërsjelltë.
Keywords:
marrëdhëniet italo-shqiptare, rrethanat historike, pavarësia politike, qeveria fashisteDownloads
References
-
AQSh. F. 161, V. 1940, d. 477, fl 1-18, Vendime të Komisionit të Spastrimit të Nëpunësve, prill 1940.
-
B. Fischer. Albania and the Italian invasion of Grecce, October 1940: në Grecce and the War in the Balkans, 1940-1941, Selanik, 1992.
-
B. J. Fischer. Shqipëria gjatë luftës 1939-1945, Tiranë, Çabej, 2000.
-
DDI, Nona Serie (1939-1943) V. 2, dok. Nr. 178 Luogotennte Pariani per Bastianini, 1 prill 1943.
-
G.Ciano. Diario 1939-1943, Milano, 1963.
-
“Gazeta Shqiptare”, Bari, 4 prill 1939
-
Gazeta “Times”, 8 prill 1939.
-
US, SMEI, lista 10, Raccogl. 64. Ten Col. ai SM,A. Costa Memoria per la complilazione di un progetto operativo per la occupazione di una parte del territorio albanese senza preventive dichirazzione di Guerra, 1 dicembre 1938.
-
US, SMEI, Roma, 1986, p. 39 Diario Storico del Comando Supremo, (Vol. I) a cura di Antonello Biagini e Fernando Fratolillo
-
US, MAEI, Tel. 1878 i ambasadës italiane në Londër, 13.4.1939. Deklarata e Çamberlenit në Dhomën e Komunëve mbi çështjen shqiptare.
-
US. MAEI AP (1931-1945), Albania, B. 90, fasc. 1, Tel. 6296 i Min. Jashtme Italiane për ambasadat në Paris, Berlin, Moskë, Varshavë, ku jepej njoftimi i amb. italiane në Londër, “Questione d’Albania”, 13 prill 1939.
-
US, SMEI, D.S.B. 2278, fasc. 9 Anno 1943. Comando Supremo, Situazione in Albania. Promemoria per il Duce. Relazione dell’Albania relativa al mese di gennaio.