Poeti i parë i Islamit dhe zëdhënësi i profetit Muhamed në Medine

Autorët

  • Roald Hysa

Abstract

Hasan ibn Thabiti ishte një nga poetët e mëdhenj arabë të kohës së vet, gjithashtu edhe një nga sahabët apo shokët e Profetit Muhamed, paqja e Allahut qoftë mbi të.
Në këtë shkrim të shkurtër do të mundohemi të japim një pasqyrim të përmbledhur mbi jetën dhe veprën e tij.
E gjithë vepra e tij qarkullon në formën e një divani, i cili është i përhapur gjerësisht edhe në bibliotekat e botës, edhe në perëndim. Vargjet e tij janë studiuar dhe përkthyer edhe në gjuhët perëndimore, po ashtu edhe në anglisht e rusisht.
Një veçori e rëndësishme e poemës së Hasanit është se mbështetet në ajetet e Kuranit dhe në historinë e hershme të Islamit.
Në vargjet e tij takohen një numër i madh frazash kuranore. Duke pasur parasysh se dijetarët muslimanë të vonshëm e kanë kundërshtuar përdorimin e frazave të Kuranit në poezi, futja e frazave të tilla tregon në mënyrë të pagabueshme, se në kohën kur i ka shkruar Hasani këto poema, Kurani nuk ishte mbledhur akoma në formën përfundimtare.
Le t’i referohemi haditheve apo thënieve të Profetit Muhamed, paqja e Allahut qoftë mbi të, për Hasanin të nxjerra nga dy koleksionet e haditheve të Buhariut dhe Muslimit të pranuara gjerësisht nga e gjithë bota muslimane.
Hasani ka qenë i njohur gjerësisht nga hoxhallarët e brezave të ndryshëm, siç na e tregon edhe H. Ibrahim Dalliu në vargjet e veta, ku ka përfshirë pak vargje të Hasanit për ilustrimin e paraqitjes së profetit Muhamed në veprën e vet.
Vlerat e Hasan ibn Thabitit si poet janë të padiskutueshme, porse ai nuk është i njohur gjerësisht me veprën e tij për publikun artdashës shqiptar.

Keywords:

Hasan ibn Thabit, Profeti Muhamed, poet, hadith, poemë

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. http://www.britannica.com/EBchecked/topic/256671/Hassan-ibn-Thabit

  2. Hafiz Ibrahim Dalliu “E lemja e të madhit Pejgamber dhe jeta e Tij A.S.”, Tiranë, Shtypshkronja “Shkodra”, 1934.

  3. Mr. Qemajl Morina, “Mevludi në Letërsinë Arabe” në sesionin shkencor “Mevludi te Shqiptarët”.

  4. Hajrullah Hoxha: “Qëndrimi i ulemave islamë për Mevludin” në sesionin shkencor “Mevludi te Shqiptarët".

Published

2024-01-29

How to Cite

Hysa, Roald. 2024. “Poeti I Parë I Islamit Dhe zëdhënësi I Profetit Muhamed Në Medine”. Univers 15 (15):194-202. https://albanica.al/univers/article/view/3677.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë