Idetë e humanizmit në krijimtarinë e Bejtexhinjve

Autorët

  • Balil GJINI

Abstract

Jemi mësuar që poezinë e shekujve të mëparshëm ta quajmë bejte dhe autorët e saj bejtexhinj. Kjo fjalë është shndërruar në një sintagmë me kuptim ngjyrues negativ. Vetvetiu të vjen ndër mend se përderisa thirreshin bejtexhinj, ata që për dy - tre shekuj ushtroheshin në mjeshtërinë e poezisë, duhet të kishte dhe një rrymë tjetër alternative, e cila kuturiste drejt poezisë së vërtetë, poezi që lypsej të ishte shumë lart në sqimën artistike. Por një rrymë të tillë nuk ka patur. Ata që për dy apo tre shekuj me radhë kanë përfaqësuar poezinë kombëtare kanë qenë ata që ne i kemi përgojuar me emrin bejtexhinj, si: Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, etj.
Poetët e posthumanizmit kanë qenë të shumtë. Shpesh poezitë e tyre kanë humbur.
Elementët që zbërthejnë kodet estetike të këtyre poetëve janë dy: bilbil dhe trëndafil. Është e vërtetë se këto janë elemente të mbartura nga poezia orientale, por kjo nuk përbën asgjë negative. Po ashtu edhe struktura poetike e ilahive, kasideve apo gazeleve, si dhe atmosfera me të cilën ajo mvishet. Të mos harrojmë një gjë: gjuha shqipe në kohën e tyre ishte si gjithësia në Kohën e Kaosit: amorfe, e çrregullt, e pakultivuar.
Dy poetë kanë qenë rivalë në hierarkinë poetike: i pari, Hasan Zyko Kamberi, dhe i dyti, Nezim Frakulla. Sipas dëshmive, Hasan Z. Kamberi kia qënë i paarsimuar dhe dellin e poetit e ka patur të lindur. Përkundrazi, Nezim Frakulla ka ditur tri - katër gjuhë të huaja, ka jetuar dhe vdekur si poet, duke provuar internimin dhe më pas burgun, ku dhe vdiq.
Poezitë e Hasanit kanë qenë poezi me tematika shoqërore, veçanërisht ato që mbahen si kulmet e tij: “Paraja” dhe “Trahanaja”. Kjo është arsyeja pse ato janë mistifikuar nga kritika e realizmit socialist. Në thelb, ato janë vargëzime agjitative.
Duket se kemi dy qëndrime të ndryshme ndaj misionit të poezisë: i pari e sheh poetin si kritikues të realiteteve shoqërore, pra dhe si një misionar për ndryshimin e këtyre realiteteve. Hasan Zyko është më pranë këtij vlerësimi. Qëndrimi i dytë e shikon poezinë si vlerë dhe bukuri më vete. Nezim Frakulla është partizan i këtij qëndrimi. Jo më kot, ai shprehet: “Shiri është një hidajeti hak” (poezia është frymëzim hyjnor).
Së mbrami, lypset të themi se poezia që erdji pas humanizmit shqiptar, ka qenë një poezi brenda rrjedhës natyrore kulturore dhe nuk ka pse të fryhet me epitete fyese. Studimet për të kanë qenë më së shumti studime të përcaktuara nga ideologjia, ndaj duhen studime e vlerësime të tjera.

Keywords:

Bejtexhinjtë, Poezia orientale, Bilbil dhe trëndafil, Misioni i poezisë, Humanizmi shqiptar

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Sami Frashëri, "Mbledhje e këngëve të reja e të ra", Stamboll, 1882.

  2. "Antologjia e letërsisë shqiptare", Botim 1955.

  3. "Zani i naltë", Botim i vitit 1938-1939.

  4. "Kultura islame", nr. 5, 6, 7, 1942.

  5. "Nezim Frakulla në Berat", Shetos ( pr. dr. Shefik Osmani). 6. "Alhamiada shqiptare", vëllimi I, Mahmud Hysa në artikullin "Vera poetike e Nezim Frakullës".

  6. Mahir Domi, "Historia e letërsisë shqipe", 1959.

Published

2026-03-05

How to Cite

Balil GJINI. 2026. “Idetë E Humanizmit Në Krijimtarinë E Bejtexhinjve ”. Univers 8 (8):233-37. https://albanica.al/univers/article/view/7543.

Numër

Section

Opinione