Etika profesionale e profesor doktor Hasan Tasinit, një aspekt i mendimit pedagogjik të tij
Abstract
Profesor Hasan Tahsini e njohu thellë dhe e ushtroi gjatë gjithë jetës punën e mësuesit dhe të pedagogut. Ai e njohu thellë mendimin pedagogjik dhe psikologjik, madje ndër më të parët. Botoi “Psikologjia”, të parin tekst mësimor universitar në këtë fushë, si dhe veprën pedagogjike “Edukimi i të vegjëlve”.
Ai botoi vepra në fushë të shkencave natyrore e teknike.
Fusha e mendimit pedagogjik e profesor Hasan Tahsinit është shumë e gjerë.
Hasan Tahsini pjesën kryesore të arsimimit të tij e kreu jashtë vendit, duke vazhduar paralelisht edhe punën diplomatike dhe atë të mësuesit.
Njëkohësisht, gjatë 16 viteve të qëndrimit në Francë, ndoqi universitetin dhe doktoroi dy herë në shkencat natyrore.
Kishte shkuar në Paris pas mbarimit të një shkolle të lartë normale në Stamboll, ku kishte shkëlqyer në mësime. Këtej rrjedh dhe etimologjia e emrit Tahsin, i dalluar, i ndriçuar, siç shkruan doktor Laurant Bica në veprën e tij. Pikërisht për këtë, sapo u diplomua, e mbajtën po aty mësues, profesor, kritere të njohura për zgjedhjen e kuadrit ne shkollat e larta në Lindje dhe në Perëndim për të mbuluar nevojat me kuadër, me kualitetet më të larta universitare.
Prej andej e dërguan në Paris. Ishte rreth 40 vjeç. Imam në ambasadë dhe me detyrë si profesor në shkollën “Mejtepet-i Otomani” të Parisit.
Hasan Tahsini dha një shembull të shkëlqyer në zgjerimin dhe thellimin e njohurive të tij. Studioi nëpër institute të larta, mbaroi Fakultetin e Shkencave Humanitare për filozofi dhe psikologji, ndiqte zhvillimin e shkencave natyrore si: matematika, fizika, kimia, astronomia dhe gjeologjia. Në vitet e qëndrimit në Paris studioi sistemin arsimor francez, ndoqi jetën kulturore artistike dhe shkencore të kryeqytetit frëng.
Studioi në Universitetin e Sorbonës dhe u bë Doktor në shkencat fizike dhe natyrore. Ai u kthye me shërbim në Turqi në shkurt 1869 dhe iu përvesh punës për çeljen e universitetit në kryeqytetin e Perandorisë Osmane.
Hasan Tahsini u emërua rektor i universitetit, punoi si Rektor dhe profesor në Universitet. Krahu konservator, fanatik e shkarkon në vitin 1870.
Pas gjithë këtyre viteve, në vitin 1875, ai erdhi në Shqipëri.
Në Ninat, Delvinë, Berat, Tiranë, Shkodër, si mësues shëtitës u mësoi nxënësve të moshave të ndryshme gjuhën shqipe të shkruar me alfabetin e saj; mbajti leksione në favor të kombëtares
Pas gjithë këtyre viteve, në vitin 1875 ai erdhi në Shqipëri.
Në Ninat, Delvinë, Berat, Tiranë, Shkodër, u mësoi nxënësve të moshave të ndryshme gjuhën shqipe të shkruar me alfabetin e saj, si dhe mbajti leksione në favor të çështjes kombëtare.
Keywords:
Hasan Tasini, profesor, pedagog, Francë, shkencëDownloads
References
-
Kliford G. Kristians, profesor i shkencave të komunikimit, Universiteti Ilianos-Urbana. Parathenie e librit: ”Etika..... Çështje dhe Raste”, Tiranë, 2009.
-
Dr. Laurant Bica, vepër e cituar vëllimi I.
-
Dr. Laurant Bica “Profesor Hasan Tahsini”, vëllimi II.
-
Dr. Laurant Bica, vëllimi III.
-
Musa Kraja, “Mësuesit për Kombin Shqiptar”, Tiranë, Toena, 1993; kreu Hasan Tahsini.
References
Kliford G. Kristians, profesor i shkencave të komunikimit, Universiteti Ilianos-Urbana. Parathenie e librit: ”Etika..... Çështje dhe Raste”, Tiranë, 2009.
Dr. Laurant Bica, vepër e cituar vëllimi I.
Dr. Laurant Bica “Profesor Hasan Tahsini”, vëllimi II.
Dr. Laurant Bica, vëllimi III.
Musa Kraja, “Mësuesit për Kombin Shqiptar”, Tiranë, Toena, 1993; kreu Hasan Tahsini.