Myderriz Haki Taip Sermaxhaj, besnik i kauzës kombëtare
Abstract
Fetari, intelektuali dhe patrioti i shquar i Anamoravës, Haki ef. Sermaxhaj, u lind në vitin 1914, në fshatin Hogosht të Dardanës (ish- Kamenicë). Ai rrjedh nga një familje përparimtare, arsimdashëse dhe fetare islame.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore shtëpia e tij ishte çerdhe e intelektualëve dhe e patriotëve shqiptarë për takime historike e kombëtare. Ishte gjithnjë në krye të organizimeve të natyrave të ndryshme, mbi të gjitha në krye të forcave vullnetare dhe dërgimin e tyre në mbrojtje të kufirit të Kosovës Lindore, madje edhe pjesëmarrës aktiv në aksione konkrete në vijë të frontit, në luftë kundër depërtimit të forcave partizano-çetnike në këto zona, të cilat jo vetëm i njihte, por edhe i drejtoi me sukses.
Roli i tij, si ushtarak i formuar e si komandant, u ndie me tërë fuqinë gjatë kryerjeve të veprimeve, si ato të nivelit taktik, operativ, strategjik, mobilizues, gjatë vitit 1944, në mbrojtje të kufirit lindor të Kosovës.
Myderriz Haki Efendiu futi lëndën e gjuhës shqipe në medresenë “Atik” të Gjilanit. Pas kësaj, myderriz Haki Efendiu gjithmonë ishte në ndjekje nga çdo regjim pushtues. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, regjimi komunist e burgosi atë në gusht të vitit 1946, prej nga nuk do të lirohej kurrë.
Ai ishte njëri ndër kolosët fetarë të regjionit të Anamoravës, kishte një edukatë të lartë fetare, i devotshëm, njeri i arsimuar, intelektual, human, trim, atdhetar e patriot i shquar, i cili një jetë të tërë ia kushtoi dhe e flijoi për lirimin e atdheut.
Qëndroi në burg deri në fund të jetës së tij në vitin 1948, në burgun e Mitrovicës së Sremit, kur edhe ndërroi jetë, duke mos mundur t’u bëjë ballë keqtrajtimeve, rrahjeve dhe në fund edhe mbytjes nga regjimi sllavo-komunist.
Myderriz Haki efendi Sermaxhaj, asnjëherë nuk u pajtua me pushtuesit dhe me qëndresën e tij heroike vazhdoi luftën kundër regjimit (pushtuesve) serbosllav në kohën e Mbretërisë Serbe të mbretit Aleksandër, dhe po kështu ndaj regjimit komunist të Titos, duke qëndruar gjithmonë kryelartë, ballëhapur, sypatrembur e besnik i kauzës kombëtare për lirimin e vendit deri në fund të jetës së tij.
Në vitin 2017, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani i akordoi Haki ef. Sermaxhajt “DEKORATËN E ARTË TË SHQIPONJËS” , me motivacionin: “Për kontributin e shquar në çështjen kombëtare shqiptare duke iu përkushtuar shkollimit dhe edukimit në gjuhën shqipe, si edhe për qëndrimin e papërulur në burgjet jugosllave, deri në flijim”.
Keywords:
fetar, intelektual, patriot, Haki Taip Sermaxhaj, kauzë kombëtareDownloads
References
-
Pjesë nga libri i Islam Osmanit, i cili së shpejti pritet të botohet: Imamët e Gjilanit 1912-2015.
-
Mr. Aliriza Selmani, Hafëz Avni Aliu: Myderriz Haki Efendiu (1914-1948), Prishtinë, 2005.
-
Xhemush Biku Xhamitë dhe imamët e Dardanës me rrethinë - 1532-2004.
References
Pjesë nga libri i Islam Osmanit, i cili së shpejti pritet të botohet: Imamët e Gjilanit 1912-2015.
Mr. Aliriza Selmani, Hafëz Avni Aliu: Myderriz Haki Efendiu (1914-1948), Prishtinë, 2005.
Xhemush Biku Xhamitë dhe imamët e Dardanës me rrethinë - 1532-2004.



