Fusha e Korabit, mrekullitë dhe misteret e saj

Autorët

  • Prof. Dr. Arian Kadiu

Abstract

Mali i Korabit më i larti në Shqipëri dhe në Ballkan, ka edhe fushën e tij. Për këtë fushë ka edhe këngë, por njëra prej tyre është më e vjetra se gjithë të tjerat. Kënga vajton një dramë njerëzore që ndodh në këtë Fushë, një tronditje shpirtërore, që e përjetojnë thellësisht banorët e këtyre alpeve krenare. Nuk kemi atë lloj kënge që përshkruan vetëm e vetëm vuajtjet e mërgimtarit, por edhe dramën që ajo lë pas, ata shpirtra njerëzorë që drithërohen për të, për jetën e tij, për shëndetin e tij. Nënës që mbetet me sytë nga porta e jashtme, motrave e vëllezërve u pëlcet zemra, prandaj ato i luten sërish djalit, që të vij, se pa të jeta e tyre shkon keq e më keq. Nuk është nevoja që të flasë se ç’ndien nusja e re, pasi ajo ka folur në strofat e para. Tashti pra, radhën e kanë njerëzit e tij të tjerë më të afërt. Ky kryemal qëndron mbi të tjerët dhe është si babagjyshi i maleve të tjera të Ballkanit. Kurrizi i Korabit ndahet me tre kreshta kryesore, gropat e të cilit përbëjnë edhe pika takimi ndërmjet tyre. Ato kanë disa emra sinjifikativë sikurse janë: Kreshta e Panairit, e Staneve të Preshit dhe e Bjeshkës së Shehut. Udhëtarët e vizitorët thonë se Fusha e Panairit ka një peizazh madhështor, ku mbi të, në perëndim, qëndron maja e Korabit. Ajo ka formën e një stadiumi, në krye të të cilit është një burim me ujin më të ftohtë që buron në Shqipëri. Është e habitshme se në muajin qershor, vizitori në këtë fushë do të gjejë borë dhe shumë lule të çelura që kanë një shumëllojshmëri të pazakontë gjethesh e ngjyrash.
Kënga, me përmbajtjen e saj, paraqet një simbiozë, atë të njeriut dhe të malit. Mbase emërtimi njeri duhet të shkruhej me germa të mëdha, pasi në të nuk bëhet fjalë për një njeri, por për dhjetëra e qindra njerëz të koduar në kujtesën e brezave, mbase që në kohërat e hershme, kur, mbase nuk ishte as kjo rrugë, kjo tragë malore që të çonte atje, diku. Ajo përfshinë mallin, ndarjen, gjëmën, gëzimin, hidhërimin, pikëllimin e gjenezës së tyre, aq njerëzore e fantastike, atë shpresë se një ditë ata e dinin se do të arrinin të shihnin dritë në fundin e këtij tuneli marramendës. Qëndrojnë të vendosura pranë e pranë si një simbiozë apo asimbiozë, në ndërthurje simetrike a të çrregullt, ku asnjëra nuk rri pa tjetrën.
A s’janë këto të gjitha një pjesë e mrekullisë dhe e misterit të saj?
Kënga nuk është e re, madje me bindje mund të thuhet se është shumë e hershme, sepse edhe vetë shtegtimi ka qenë i tillë. Këtu bashkoheshin e gjenin njëri-tjetrin, shpirti artist i dibranit me krenarinë kombëtare, sikurse është edhe mali më i lartë në Shqipëri Korabi.

Keywords:

këngë, dramë, fusha e Korabit, mrekullitë e saj, misteret e saj

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. “Guidebook: “DIBRA”, përgatiti për botim ARZh (Agjencia Rajonale e Zhvillimit Dibër, financoi”DANIDA” (fondacion holandez), Peshkopi, Shtator, 2003.

  2. - Arian Kadiu: “Dibra e Madhe dhe një vështrim në Dibrën e Vogël”, Tiranë, 2011, fq. 35, 72.

  3. - Arkivi i Dibrës: Nga dosja e folklorit të kësaj zone (mbledhur nga grupi i historianëve dhe folkloristëve dibranë).

Published

2024-01-16

How to Cite

Kadiu, Prof. Dr. Arian. 2024. “Fusha E Korabit, Mrekullitë Dhe Misteret E Saj”. Univers 16 (16):48-57. https://albanica.al/univers/article/view/3513.

Numër

Section

Studime